Protestuesit para selive/ Balla: Kush qëndron pas tyre e ka gabim, mund të çojnë në vëlla-përplasje
Kreu i grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla ka kriti...
Kreu i grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla ka kriti...

Në 115-vjetorin e lindjes së korifeut të letrave shqipe, Mitrush Kuteli, u organizua në Pogradec mbrëmja poetike "Vargje mbi Liqer", një bashkëpunim mes Qendrës Kombëtare të Librit e Leximit dhe Bashkisë Pogradec.
Pogradecarë e të ftuar kanë ndarë në këtë mbrëmje mbresa, kujtime dhe diskutime mjaft interesante rreth Mitrushit dhe veprave të tij dhe që një qytet si Pogradeci ia ka falur gjithë Shqiptarisë.

Në fjalën e tij për pjesëmarrësit, aktori i mirënjohur, Mevlan Shanaj, ka krahasuar figurën e Kutelit si një njeri i tërhequr, me atë të Lasgushit, duke theksuar se të dy janë madhështorë në cilësitë e tyre.
“Me thënë të drejtën, ndihem inferior të marr iniciativen e të diskutoj për Mitrushin e Lasgushin. Si çdo njeri tjetër mund të them që janë figura sa legjendare jo reale, aspak reale, por çuditërisht janë edhe fizikisht në statuja. Nuk kam patur rast të njihem me Mitrush Kutelin, kam bindjen se kanë qenë shumë diskretë, ai vetë ishte diskret i rrethuar me një dyshim biografik, i tërhequr, i masakruar, i fshehur. Krejt ndryshe ndodhte me Lasgushin me të cilin kam patur mundësi të takohem, ta takoj e të flas për liqenin dhe kam patur e fatin të bëj një dokumentar për të. Të dy këta artistë janë madhështorë, me fat edhe ky qytet që i quan të vetët. Siç dihet është pak vështirë të bësh profet në vendin tënd por këta të dy kanë arritur të jenë profetët e mëdhenj të mendimit shqiptar, krenari kombëtare. Pogradeci do të vazhdojë të krenohet me ta.”

Anastas Kostandini, piktori i njohur pogradecar, tregon me shumë emocion kujtimet që mban nga Kuteli, duke e konsideruar si një njeri të veçantë për krijimtarinë e tij, dhe fat që sipas tëafërmve të tij, janë pjesë e një fisi.
“Mitrush Kuteli vinte më rrallë në Pogradec, krahasuar me Lasgushin. Madje edhe kur vinte, kishte disa 'pengesa' nëse mund t’i quaj kështu, pasi kishte shumë kushërinj me pozitë shtetërore, dhe nuk donte të takohej me njerëzit. Ishte një siklet i madh lëvizja e tij në Pogradec, e kjo ishte arsyeja që ai nuk vinte shpesh këtu. Ne e kemi patur si trashëgimi familjare, që të vegjël jemi rritur me tregimet e Kutelit, jo thjesht se bënte shkrime por ishte një pogradecar që në ato që shkruante, kishte shumë të vërteta. Në fillim të viteve 70, unë ia lexoja stërgjyshes time që në ato vite ishte thuajse 100 vjeç, dhe më bënte përshtypje që ajo kujtonte ccdo personazh të tregimeve të Mitrushit. Saga e shkrimeve të tij është me të vërtetë magjike. Unë me Kutelin kam një marrëdhënie speciale, dhe kurrë nuk i jam ndarë inspirimit nga letërsia e tij.”

Mbrëmja poetike krahas diskutimeve u shoqërua edhe me interpretime të poezive të Mitrushit dhe Lasgushit, të cilat përcollën edhe emocione të forta. Veëëm pak ditë më parë Mitrush Kutelit iu akordua edhe titulli "Nderi i Akademisë së Shkencave" nga drejtuesi i saj Skënder Gjinushi./ CNA.al
Në promovim të turizmit dhe resurseve të qytetit, Shko...
Në Shkodër do të organizohet eventi madhështor 'Shkodr...
Shëpia e mirënjohur “Onufri” porsa ka hedhur në treg r...
Kërkimet arkeologjike janë zgjeruar në shumë zona në S...
Aktori i njohur i humorit shqiptar, Xhevahir Zeneli, ë...
Regjisorja italiane, Laura Fatini, ka bërë bashkë akto...
Dirigjenti i njohur, Sirri Rroji, është ndarë nga jeta...
"Mars, ke që në Mars që kërcen Vals", titullohet libri i r...
Inva Mula do të mbajë në datat 29, 30 dhe 31 në korrik...
Sopranoja shqiptare, Ermonela Jaho, duket se nuk po ka...
Pogradeci, qyteti liqenor i juglindjes, po kthehet çdo...
Ngasja, jo më shumë prej temës së zgjedhur sesa prej e...
Kujtohet themeluesi i arkeologjisë dhe muzeologjisë s...
Viti 2021 tregon që kultura nisi të merrte jetë sërish...
Në një intervistë, kompozitori i mirënjohur Limos Dizd...
Nga 23 qershori deri 28 qershor, do të ekranizohen fil...
Regjisorja e njohur nga Kosova, Vjosa Berisha, ka humb...
Ditën e sotme është ndarë nga jeta regjisorja e njohur...
Luan Rama ka publikuar në një postim në faqen e tij në rrj...
Këngëtari me famë botërore, ikona e baladave të dashur...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të Euros me Lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...