
Lëvizte nëpër Kurbin me armë/ Kapet një person me kallashnikov
Një person është vënë në pranga nga policia e Kurbinit...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka përfunduar hetimet për trafikimin e makinave nga Kosova në Shqipëri dhe ka dërguar për gjykim 7 persona.
Konkretisht janë dërguar për gjykim:
Selaudin Shahini, i akuzuar për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorrike”, e kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal”, “Grupi i strukturuar kriminal”, në formën e krijimit, organizimit dhe drejtimit të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 141/a, paragrafi 2 dhe 28/4, 333/a paragrafi 1, si dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.
Ndriçim Shahini, Ervis Cara dhe Endi Ahmetaj, akuzuar për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorrike”, e kryer mëshumë se një herë dhe në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal”, “Grupi istrukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes në grupin e strukturuar kriminal, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 141/a, paragrafi 2 dhe 28/4, 333/a paragrafi 2, si dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.
Vojsava Doda dhe Aurrel Shatri, akuzuar për veprat penale“Trafikimi i mjeteve motorrike”, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal”, “Grupi i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes në grupin e strukturuar kriminal, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 141/a, paragrafi 1 dhe28/4,333/a paragrafi 2, si dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.
Fatri Braha, akuzuar për veprën penale të “Shpërdorim i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Të pandehurit janë dërguar për gjykim për faktin se grupi i strukturuar kriminal i drejtuar nga i pandehuri Selaudin Shahini, në përbërje të të cilit ishin dhe të të pandehurit Ndriçim Shahini, Ervis Cara, Endi Ahmetaj, Vojsava Doda, dhe Aurel Shatri, si dhe persona të tjerë ende të paidentifikuar, gjatë muajit shkurt 2022 siguronte mjete të vjedhura në Republikën e Kosovës dhe më pas i kanë trafikuar në territorin e Republikës së Shqipërisë nga pika e kalimit kufitar Morinë, Kukës me targa të vendosura në to, që i përkisnin mjeteve të targuara dhe regjistruara në Republikën e Shqipërisë.
Në kohën e kryerjes së veprës penale i pandehuri Endi Ahmetaj ka qenë punonjës policie në detyrën trupë shërbimi i forcës së posaçme “Shqiponja”, në Sektorin e Rendit dhe Policimit në Komunitet në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, ndërsa e pandehura Vojsava Doda ka qenë inspektore policie pranë Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit Tiranë.
I pandehuri Fatri Braha, në kohën e kryerjes së veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” ka qenë punonjës policie me gradën inspektor në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës, si dhe më datë 24.02.2022, duke qenë me detyrë “Ndihmës specialist kontrollor“, në Stacionin e Policisë Kufitare Morinë, Kukës, me dashje nuk ka kryer proçedurat e verifikimit dhe rregjistrimit në Sistemin TIMS për të pandehurën Vojsava Doda, duke i krijuar asaj lehtësira për trafikimin e një mjeti të vjedhur në Republikën e Kosovës, mjet i cili ka hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë me targat e një mjeti tjetër të regjistruar në Shqipëri, si dhe drejtohej nga kjo e pandehur.
Veprimtaria kriminale e të pandehurve është arritur të zbulohet më datë 24.02.2022, si dhe të pandehurit janë arrestuar në flagrancë apo ndaluar më datë 25.02.2022.
Hetimet paraprake janë drejtuar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe janë zhvilluar në bashkëpunim me hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, si dhe oficerët e shërbimeve të policisë gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe Drejtorisë Vendore tëAgjensisë së Mbikqyerjes Policiore Tiranë./ CNA.al
Një person është vënë në pranga nga policia e Kurbinit...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen 17 në Korçë. ...
Shkon në 48 numri i kamerave të çmontuara në qytetin e Kor...
Shtetasi me inicialet T.B., 69 vjeç, është gjetur i pa...
Një 40-vjeçar është arrestuar, pasi lëvizte me armë zj...
Tri ditë pas vrasjes së dyfishtë, 80-vjeçari Xhevit Sinani...
Vijojnë kontrollet e shtuara në të gjitha akset rrugore, p...
Gazetari Artan Hoxha ka komentuar aksionet e policisë ...
Kamerat e vendosura nga ogranizatat apo grupet krimina...
Gazetari investigativ Artan Hoxha e ka quajtur gabim veprimi...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrug...
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Nar...
90 gram kokainë i është kapur nga Policia një 30-vjeçari n...
Të gjitha qytetetet e vendit duket se kanë qenë në duar të...
Detaje të reja janë zbuluar nga megaoperacioni mes aut...
Një skaf me katër persona ka mbetur në det të hapur në...
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në f...
Ndonëse mbylli sytë për disa vite me radhë, prej disa ditë...
Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të kontr...
Finalizohet operacioni policor i koduar "Forex Infinit...
“JOQ” dhe “Lolita” janë dy faqe të vetëquajtura “media...
Emisioni Fiks Fare solli rastin e një mjeku ligjor i cili ...
Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” është ndalur në zyrën ...
Eldina Kapiti , shqiptare e Kosovës, ka treguar për gazeta...
Komisioni i Posaçëm i Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Ko...
Luan Daci, ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ...
Në 5 vite janë hetuar nga shkalla e parë e Vettingut 620 g...
Një tjetër gjyqtar ka ngecur në “sitën” e vettingut. Gjatë...
Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka reaguar në lidhje...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë ka r...
Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshm...
Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr. 3, Pogradec, dyshohet...
Ministria greke për Emigracionin dhe Azilin thotë se regji...
Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të sjellin në ven...
Ditën e sotme moti parashikohet me vranësira mesatare ...
Moti për ditën e hënë parashikohet me vranësira të dendura...
Papa Françesku është shtruar mesditën e sotme në spita...
Presidenti amerikan Joe Biden i bëri thirrje kryeministrit...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar shtetet që e...
Një diplomat i lartë rus tha të mërkurën se Moska nuk do t...
Shkencëtarët nxorën nga flokët e Bethovenit sekuencën e ti...
Gazetari Albert Vataj ka treguar skulpturën më të fun...
Shpallja e Parkut Kombëtar të Vjosës po çel perspektiva të...
Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Orga...
Sot më 29 mars 2023, dollari amerikan blihet me 104.5 ...
Ndryshon sërish çmimi i karburanteve në vend. Këtë her...
Sot më 28 mars 2023, dollari amerikan blihet me 105.4 ...
Klodian Muço, eksperti i ekonomisë, i cili është marrë...