LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mbylli sytë për vite me radhë/ Policia kujtohet për kamerat në Gjirokastër dhe Dibër

28 Janar 2023, 14:57, Kronika CNA

Mbylli sytë për vite me radhë/ Policia kujtohet për kamerat

Ndonëse mbylli sytë për disa vite me radhë, prej disa ditësh policia ka nisur të bëjë kontrolle për kamerat.

Një gjë të tillë e ka bërë edhe sot, ku në vijim të planit operacional të koduar “Fijet”, ka zbarkuar në qarqet Gjirokastër dhe Dibër.

Në këto dy qarqe, blutë morën nën hetim 2 shtetas, të cilët i akuzon për ndërhyrje të padrejta në jetën private.

Gjithashtu, policia çmontoi në Memaliaj, 3 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin, si dhe ka vënë në hetim shtetasin P. K.

Ndërkohë, në qytetin e Burrelit, Policia çmontoi 1 kamer të vendosur në kundërshtim me ligjin, si dhe ka vënë në hetim shtetasin G. D./ B.A. - CNA.al

Lajmet e fundit nga