LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga/ Ndërron jetë 62 vjeçari

29 Janar 2023, 17:35, Kronika CNA
Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga/ Ndërron jetë 62
Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Gjirokastër-Çajup në vendin e quajtur “Erind”.

Sipas të dhënave paraprake nga uniformat blu, bëhet me dije se shtetasi F. M., 62 vjeç, banues në fshatin Erind, Gjirokastër, duke drejtuar automjetin tip "Fiat", dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.

Më pas është transportuar në spital por nuk ka mundur të mbijetojë.

"Rreth orës 16:45, në aksin rrugor Gjirokastër-Çajup, në vendin e quajtur "Erind", shtetasi F. M., 62 vjeç, banues në fshatin Erind, Gjirokastër, duke drejtuar automjetin tip "Fiat", dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.

Shtetasi F. M. është transportuar për në Spitalin Rajonal Gjirokastër por ka ndërruar jetë si pasojë e dëmtimeve të marra.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit", njofton policia./ CNA.al

Lajmet e fundit nga