LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sulmohet punonjësi i policisë në Dibër/ Dalin detaje

11 Gusht 2022, 15:08, Kronika CNA
Sulmohet punonjësi i policisë në Dibër/ Dalin detaje
Foto ilustruese

Dy shtetas në lagjen Kamen, Peshkopi, D.S. dhe S.S., janë përfshirë në konflikt dhe kanë goditur me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime shtetasit M.K., punonjës policie me detyrë specialist zone, i cili ka qenë duke hyrë në portën e banesës së  tij. 

Sipas njoftimit të policisë, i ndodhur në rrezik për jetën, punonjësi i Policisë dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri, me qëllim ndalimin e mëtejshëm të sulmit ndaj tij.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes dhe kapjen e shoqërimin në Komisariat të autorëve të përfshirë në konflikt./ CNA.al

Lajmet e fundit nga