Personat e armatosur sulmojnë autobusin/ Vriten tetë persona në veri të Pakistanit
Persona të armatosur sulmuan një autobus pranë qytetit...

Shërbimi ukrainas i sigurisë njoftoi të shtunën se i ka ndaluar ish-Presidentit Petro Poroshenko largimin nga vendi, pasi Rusia kishte në plan të shfrytëzonte takimin e planifikuar të tij me kryeministrin e Hungarisë, për të dëmtuar interesat e Ukrainës.
Partia politike e zotit Poroshenko, “Solidariteti Evropian”, tha se ish-presidenti kishte planifikuar takime vetëm në Poloni dhe në Shtetet e Bashkuara dhe paralajmëroi shërbimin e sigurisë SBU të mos përfshihej në politikë.
Zotit Poroshenko iu refuzua në kufi të premten dalja nga vendi.
Shërbimi i sigurisë SBU tha se zoti Poroshenko do të takohej me Kryeministrin hungarez Viktor Orban, i cili mban lidhje të ngushta me udhëheqësin rus Vladimir Putin dhe kundërshton çeljen e bisedimeve për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian.
Sipas shërbimit ukrainas të sigurisë, Rusia po përgatit një seri provokimesh për të diskredituar Ukrainën tek aleatët, ndërsa lufta vazhdon prej 21 muajsh. Nuk u paraqit ndonjë provë për këto aludime.
Për takimin konkret, shërbimi SBU tha se Kryeministri hungarez Orban “mban sistematikisht qëndrime kundër Ukrainës” dhe se është “mik i Putinit” dhe ka kërkuar heqjen e sanksioneve ndaj Moskës për sulmin ushtarak në Ukrainë.
Sipas legjislacionit për gjendjen e jashtëzakonshme, zyrtarët ukrainas duhet të marrin miratim paraprakisht për të udhëtuar jashtë vendit. Nënkryetari i parlamentit, Oleksandr Korniyenko, tha se leja për zotin Poroshenko ishte anuluar pasi kishte marrë një letër për të cilën nuk komentoi.
Zyra e Presidentit ukrainas Zelenskyy nuk bëri komente dhe zyra e Kryeministrit hungarez Orban nuk iu përgjigj menjëherë kërkesave për koment.
Zoti Poroshenko ka shërbyer si president i Ukrainës gjatë periudhës 2014-2019. Ai e akuzoi të premten qeverinë e Presidentit Zelenskyy për anulimin e lejes dhe për lojë politike përpara zgjedhjeve. Ata bënë një betejë të hidhur elektorale në zgjedhjet presidenciale të vitit 2019, kur zoti Zelenskyy fitoi bindshëm ndaj presidentit në detyrë Poroshenko.
Presidenti Zelenskyy tha muajin e kaluar se nuk është koha e duhur për të mbajtur zgjedhje presidenciale. Në kushte normale, ato do të mbaheshin në mars 2024, por zgjedhjet ndalohen për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme.
Persona të armatosur sulmuan një autobus pranë qytetit...
Historia e trishtë e Liridona Murselit ka prekur të gjithë...
Forcat ruse të sigurisë kanë bastisur klubet dhe baret...
Behgjet Pacolli ka reaguar sërish lidhur me ngjarjen e...
Zyrtarët kanë njoftuar planet për të riparuar një nga dy k...
Papa Françesku i ka bërë thirrje të shtunën botës që të mo...
Josep Borrell, shefi i politikës së jashtme të BE-së, ...
Mbi dy mijë kisha janë mbyllur në Britani në dekadën e...
Babai i të resë që u ekzekutua më 29 Nëntor, në deklar...
Tërmeti prej 7.6 ballë të Rihterit goditi këtë të shtu...
33-vjeçarja Liridona Ademaj– Murseli mesa duket nuk e kish...
Forcat izraelite intensifikuan sot bombardimet ndaj Rripit...
Moti i keq ka pushtuar Gjermaninë Jugore. Si pasojë e ...
Ngjarja tronditëse në Prishtinë, ku Naim Murseli urdhëroi ...
Ish-këshilltari i Behgjet Pacollit, Naim Murseli ndodh...
Ngjan si një skenar filmash ngjarja e ndodhur më 29 në...
Pas ngjarjes tragjike të ndodhur më 29 nëntor, vëllai Liri...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka urdhëruar us...
Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë lidhur me arr...
Kushtrim Kokalla u arrestua,nga Policia e Kosovës, si ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...