52 ditë protestë kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...

Mbi dy mijë kisha janë mbyllur në Britani në dekadën e fundit. Ndërtesat në shumë raste janë shkatërruar, por siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Umberto Aguiar nga Londra, disa prej tyre po përdoren për arsye të tjera jofetare.
Kisha e Shën Bartolomeut të Madh është një nga më të vjetrat në Londër dhe po feston 900 vjetorin e themelimit të saj.
Por, numri i kishave të tilla po pakësohet në Britani. Dy mijë kisha tashmë janë mbyllur gjatë dekadës së fundit.
Pavarësisht rimëkëmbjes që përjetuan pas pandemisë së Covid-19, pjesëmarrja në shërbesat e kishave mbetet në rënie në Britani. Sipas studimeve të fundit, një e katërta e kishave anglikane nuk organizojnë më shërbesa të përjavshme. Vetëm 6 për qind e britanikëve e identifikojnë veten si të krishterë, që praktikojnë besimin e tyre.
“Ka shumë arsye për mbylljen e kishave. Një nga arsyet është rënia e besimit fetar, që ka përfshirë Evropën Perëndimore dhe tani, edhe Shtetet e Bashkuara”, thotë At Marcus Walker, rektor i Kishës së Shën Bartolomeut të Madh.
Shumë ndërtesa të kishave tani përdoren për arsye të tjera. Kjo kishë në distriktin financiar të Londrës është shndërruar në kopsht.
Në vjeshtë tani bien gjethet aty ku dikur ndodheshin dritaret me xhama shumëngjyrësh, me punime artistike dhe kulmi i një kishe. Kambanat e një kishe tani ndodhen në një qendër të prodhimit të verës në Kaliforni.
“Është tragjedi kur një kishë nuk përdoret për qëllimin e saj kryesor të adhurimit të Zotit. Me këtë humbet edhe hapësira dhe kujtesa e përbashkët e një komuniteti”, thotë At Marcus Walker, rektor i Kishës së Shën Bartolomeut të Madh.
Në lagjen Mayfair në qendër të Londrës, një treg ushqimor ka zënë vendin e një kishe amerikane, ku amerikanët janë lutur gjatë luftës së dytë botërore dhe në atë kohë ndodhej afër ambasadës amerikane.
“Shumë kisha po mbyllen. Ne duhet të gjejmë përdorim të ri për këto objekte fetare dhe këtë jemi munduar ta bëjmë këtu”, thotë Andrea Rasca, drejtor ekzekutiv i qendrës “Mercato Metropolitan”.
Zoti Rasca thotë se synimi i qendrës “Mercato Metropolitan” është të ndihmojë refugjatët, gratë sipërmarrëse dhe njerëz nga gjithë bota, që vijnë në Londër për të ndarë kulturën e tyre.
“Ne arritëm të bindim pronarin që ta shfrytëzojmë këtë hapësirë për kurset e përgatitjes së ushqimit, ato të muzikës për fëmijët dhe si një vend ku të moshuarit mund të kalojnë kohën”, thotë ai.
Ndonëse pjesëmarrja në shërbesat e disa kishave është në rënie në Britani, pjesëmarrja në shërbesat e kishave të tjera ka shënuar një rritje të lehtë. Kisha katolike Zonja Jonë e Fitoreve, e cila u shkatërrua gjatë luftës së dytë botërore dhe u rindërtua në vitin 1958, shpesh mbushet me besimtarë në meshat e të dielave./ VOA
Babai i të resë që u ekzekutua më 29 Nëntor, në deklar...
Tërmeti prej 7.6 ballë të Rihterit goditi këtë të shtu...
33-vjeçarja Liridona Ademaj– Murseli mesa duket nuk e kish...
Forcat izraelite intensifikuan sot bombardimet ndaj Rripit...
Moti i keq ka pushtuar Gjermaninë Jugore. Si pasojë e ...
Ngjarja tronditëse në Prishtinë, ku Naim Murseli urdhëroi ...
Ish-këshilltari i Behgjet Pacollit, Naim Murseli ndodh...
Ngjan si një skenar filmash ngjarja e ndodhur më 29 në...
Pas ngjarjes tragjike të ndodhur më 29 nëntor, vëllai Liri...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka urdhëruar us...
Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë lidhur me arr...
Kushtrim Kokalla u arrestua,nga Policia e Kosovës, si ...
Komiteti Kombëtar Republikan njoftoi rregullat për garën d...
Hungaria po kërcënon të bllokojë dhjetra miliarda dollarë ...
Ligjvënësit e Dhomës së Përfaqësuesve votuan për të përjas...
Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar ...
Granit Plava qëlloi me armë në sy të fëmijëve dhe bash...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha t...
Edhe një tren ka shpërthyer në linjën e madhe të hekur...
Irani mbeti sponsori kryesor shtetëror i terrorizmit globa...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...