web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vijon numërimi i votave të diasporës në Kosovë/ LVV-së i shtohen 3 mandate, rezultatet e deritanishme

14 Qershor 2026, 09:02, Kosova & Bota CNA

Vijon numërimi i votave të diasporës në Kosovë/

Vijon procesi i numërimit të votave të ardhura me postë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve në Kosovë. Nga 23.08% e votave të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje prin me 9 119 vota ose 69.82%.

Pas saj vjen LDK me 2 210 vota ose 16.92%, PDK me 876 vota ose 6.71% dhe AAK me 579 vota ose 4.36%.

Vijon numërimi i votave të diasporës në Kosovë/

Sipas rezultateve të deritanishme, LVV ka fituar 51 mandate, PDK 23, LDK 19, kurse AAK ka fituar shtatë mandate.

Ndërkohë bëhet me dije se kanë mbetur pa u numëruar  edhe votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta, process, i cili ende nuk ka nisur.

Nga ana tjetër ka përfunduar procesi i numërimit të votave në përfaqësitë diplomatike, si dhe ai në Qendrat Komunale të Numërimit. /CNA





Lajmet e fundit nga