Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Ligjvënësi amerikan, Mike Turner shpreh nevojën për një angazhim më të madh të Shteteve të Bashkuara për zbutjen e tensioneve Kosovë-Serbi, për të shmangur destabilizimin e një rajoni tjetër në Evropë ndërsa vazhdon agresioni rus në Ukrainë. Ai i bëri këto komente në një intervistë për Zërin e Amerikës, pas një vizite në Ballkanin Perëndimor. Në intervistën për kolegen e shërbimit serb, Milena Durdiç, Kryetari i Komisionit të Përhershëm të Dhomës së Përfaqësuesve shprehu shqetësimin për tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit.
Ligjvënësi Mike Turner thotë se administrata e Presidentit Biden duhet t’u kushtojë më shumë rëndësi çështjeve të pazgjidhura në Ballkan.
“Duam të sigurohemi që ndërsa vazhdon agresioni dhe brutaliteti i Rusisë në Ukranë, të mos kemi një rajon tjetër në Evropë që destabilizohet apo hyn në një konflikt të pazgjidhshëm”.
Ligjvënësi Turner thotë se në takimin me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, ai e kishte bërë të qartë nevojën për themelimin e Asociacionit si angazhim i dalë nga dialogu evropian dhe që gëzon mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.
“Ky është një angazhim që është marrë dhe kryeministri duhet ta zbatojë”, thotë ligjvënësi Turner.
Ndërsa zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar për pasoja si për Prishtinën ashtu edhe për Beogradin, nëse ato nuk i zbatojnë angazhimet e marra, ligjvënësi republikan Mike Turner thotë se duhen përpjekje diplomatike aktive dhe mbështetje për gjetjen e zgjidhjes.
“Mendoj se ky është momenti që administrata e Presidentit Biden të shtojë përpjekjet e Departamentit të Shtetit, edhe pse ambasadat tona po punojnë gjerësisht për këtë çështje. Mendoj se mund të bëhet më shumë në rrugë diplomatike”.
Kryetar i Komisionit të Përhershëm për Zbulimin i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Turner, thotë se Perëndimi duhet ta bëjë të qartë për udhëheqësit e rajonit të Ballkanit se besueshmëria e tyre është në pikëpyetje nëse nuk i zbatojnë angazhimet për të cilat janë pajtuar.
“Mendoj se Shtetet e Bashkuara duhet ta bëjnë të qartë se kjo nuk është vetëm një çështje dypalëshe mes Kosovës dhe Serbisë, por zbatimi i angazhimeve të dakorduara është një çështje shumëpalëshe mes BE-së, Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës - Bashkimit Evropian, SHBA-së dhe Serbisë”, thotë ligjvënësi Turner.
Duke folur për Serbinë, ndërsa Beogradi ende refuzon zbatimin e sanskioneve evropiane kundër Rusisë, zoti Turner thotë se në takimin me Presidentin Alexandar Vuçiç e kishte bërë të qartë qëndrimin e Perëndimit.
“Mendoj se Presidenti Vuçiç po ecën në fije të perit në këtë fushë, ndërsa përpiqet të ekuilibrohet në pozicionin ku ndodhet aktualisht”, thotë zoti Turner.
Ligjvënësi amerikan vuri në dukje investimet e shumta evropiane në Serbi dhe aspiratat e Beogradit drejt Bashkimit Evropian, duke nënvizuar se zotit Vuçiç përfundimisht i duhet të bëjë një zgjedhje.
“Unë mendoj se Kongresi është i përqendruar tek Ballkani, sepse kuptohet se nëse nuk zgjidhen disa nga çështjet, atëherë mund të kemi dy konflikte në Evropë. Dhe nëse po, do të jenë konflikte që lindin nga humbja e alternativave diplomatike dhe puna për gjetjen e zgjidhjeve diplomatike, dhe jo se konflikti është i pashmangshëm”, thotë zoti Turner./ VOA
Presidenti i Federatës së Zvicrës në fjalën e tij në Kësh...
Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se ka pranuar ftesë...
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Anton...
Vladymyr Zelensky në fjalën e tij në seancën e Këshillit t...
Ministria e Jashtme e Polonisë thirri ambasadorin ukrainas...
Dhjetë persona kanë humbur jetën pasi dy tornado kanë godi...
"Daily Mail" ka publikuar momentin kur një person, në Sout...
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se...
Firma hekurudhore meksikane Ferromex tha të martën se do t...
Detaje të reja kanë dalë në pah nga ngjarja horror e b...
Policia ka zbuluar detaje të reja pas arrestimit të dy per...
Përmes një raporti, deputetët e Parlamentit Evropian kanë ...
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar caktimin e ma...
Gjyshi i 3-vjeçarit të dhunuar në një çerdhe private në Ko...
Një grua 33-vjeçare dhe një shitës ambulant kanë humbu...
Të paktën 27 persona janë vrarë dhe 200 të tjerë janë ...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka kërkuar Bash...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thënë se pret pr...
Komisioni Juridik i Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin e...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka nisur fj...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...