
Tunizia ia ka ndaluar hyrjen një delegacioni të Parlamentit Evropian, pasi ligjvënësit e Bashkimit Evropian e kanë kritikuar një marrëveshje të nënshkruar nga ky vend me Brukselin për ta ndalur valën e migrimit, kanë thënë zyrtarët të enjten.
Ligjvënësit nga Komiteti parlamentar për Punë të Jashtme kanë planifikuar që të nisen në këtë shtet të Afrikës Veriore në një mision faktmbledhës.
Mirëpo, në një letër që e ka parë agjencia e lajmeve AFP, Ministria e Jashtme e Tunizisë ka thënë se ligjvënësve nuk do t’u lejohet hyrja, për shkak të “dilemave të shumta” për vizitën.
“Ne e dënojmë vendimin e autoriteteve tuniziane për t’ia refuzuar hyrjen delegacionit”, ka thënë ky delegacion me pesë anëtarë, përmes një deklarate.
“Kjo sjellje është e pashembullt në Tunizi, prej Revolucionit demokratik të vitit 2011”.
Për këtë incident raportohet pas nënshkrimit të një memorandumi mirëkuptimi mes BE-së dhe Tunizisë në korrik, me qëllim të kufizimit të migrimit të paligjshëm përmes Mesdheut.
Sipas marrëveshjes – të shtyrë përpara nga Italia – Brukseli është zotuar se do t’i ndajë qindra miliona euro si ndihmë financiare për Qeverinë në Tunizi.
Në një debat të zhvilluar këtë javë, ligjvënësit e BE-së e kanë kritikuar marrëveshjen me një qeveri autoritare, e cila është akuzuar për abuzim me migrantë në Afrikën subsahariane.
Komisioni Evropian, trupi ekzekutiv i BE-së, e ka mbrojtur marrëveshjen, duke thënë se e ka rikthyer bashkëpunimin me një partner kyç.
Tunizia është vend prej nga nisen mijëra migrantë me synim që të arrijnë në vendet e bllokut evropian./ REL
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndodhet në Bruksel dh...
Rreth 20,000 njerëz dyshohet se kanë vdekur nga përmby...
Dy qeveritë rivale në Libi janë duke i koordinuar përpjekj...
Kurti dhe Vuçiç takohen në Bruksel Për herë të parë...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbi...
Shtetet e Bashkuara kërkojnë nga Kosova dhe Serbia që të m...
Qeveria britanike ka refuzuar thirrjet për të shpallur zyr...
Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar mëngjesin e k...
Një shpërthim është regjistruar në një fabrikë baruti në C...
Kina është bërë shteti i parë në botë që zyrtarisht ka emë...
Dy anije të ushtrisë ruse janë dëmtuar në një sulm të shka...
Në Rozhajë të Malit të Zi është rindërtuar shkolla e vetme...
Presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, ka kërcën...
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, njofto...
Autoritetet franceze kanë njoftuar se është ndaluar shitja...
Mesditën e së mërkurës përfundoi samiti i Kim Jong Un me V...
Shteti jugor indian i Kerala ka lëshuar alarmin, pasi konf...
Në fjalimin e saj për gjendjen e Bashkimit Evropian, Von d...
Shtetet e Bashkuara argumentuan të martën se "Google" nuk ...
Hetimet po thellohen dhe po nxjerrin në dritë të tjera det...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...