SHBA: Kosova dhe Serbia të marrin seriozisht detyrimet nga marrëveshja e Ohrit
Shtetet e Bashkuara kërkojnë nga Kosova dhe Serbia që të m...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, takohen të enjten në Bruksel, mes tensionesh të larta që po vazhdojnë që nga muaji maj kur kryetarët shqiptarë të komunave veriore që dolën nga zgjedhjet e 23 prillit të bojkotuara nga serbët, u dërguan në zyrat e komunave me mbështetjen e policisë.
I dërguari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar, i tha Zërit të Amerikës se pret nga palët t’i marrin seriozisht detyrimet e dala nga marrëveshja gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, dhe të fillojnë përmbushjen e tyre.
Analistë shqiptarë e serbë me të cilët bisedoi Zëri i Amerikës i shohin të pakta mundësitë për një përparim në bisedime, meqë sipas tyre, asnjëri nga udhëheqësit e të dyja vendeve nuk ka dhënë shenja për ndryshim qëndrimesh.
Analisti Rrahman Paçarizi tha se palët duhet t’i përmbushin kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare që nga shtensionimi i situatës në veri të Kosovës e deri te zbatimi i marrëveshjeve.
“Këtë takim duhet ta shohin si mundësi dhe jo si presion dhe duke parë si mundësi mendoj se do çlirohen nga ngarkesat me të cilat e kanë ngarkuar veten dhe t’i implementojnë ato për të cilat janë zotuar, sepse vetëm në këtë mënyrë do të tregohen partner të besueshëm para bashkësisë ndërkombëtare”, tha zoti Paçarizi.
Milica Andriç Rakiç nga organizata “Nisma e re sociale” në Mitrovicën e Veriut tha se duhet një qasje e re e udhëheqësve të të dyja vendeve për të pasur përparim.
“Të dy udhëheqësit duhet të ndalojnë përdorimin e retorikës, të flasin për kompromis në fjalimin e tyre publik, të pohojnë se ka një marrëveshje, të ndalojnë thjesht të lëndojnë palën tjetër me ato kundër fjalime që mbizotërojnë. Sigurisht që duhet të ketë një dialog të vërtetë, sepse tani ajo që po shohim është se ata në thelb po kërkojnë vetëm një mënyrë për të ngadalësuar procesin dhe për ngadalësim akuzojnë njëri tjetrin”, tha zonja Andriç Rakiç.
Bashkimi Evropian kërkon uljen e tensioneve përmes një plani që parasheh pezullimin e operacioneve policore në veri, zhvendosjen e kryetarëve të komunave në zyra alternative dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme me pjesëmarrje të pakushtëzuara të serbëve të Kosovës. Qeveria e Kosovës është pajtuar për hapat e uljes së tensioneve, duke përgjysmuar praninë e njësive të policisë në ndërtesat komunale në veri dhe duke bërë veprime për t’u hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme. Ajo pret që Bashkimi Evropian të heq masat ndëshkuese ndaj Kosovës të cilat u vendosën në qershor për shkak të situatës në veri.
Zoti Paçarizi thotë se kryeministri i Kosovës duhet të ndryshojë qasjen e tij në dialog.
“Duhet të dëshmojë partneritet dhe të dëshmohet si partner i qëndrueshëm me perëndimin natyrisht duke mbrojtur interesat e Kosovës, mirëpo bashkëpunimi me perëndimin nuk është në kundërshtim me interesat e Kosovës, përkundrazi”, tha ai.
Analistët thonë se komuniteti ndërkombëtar duhet të vazhdojë me trysni ndaj palëve për të nxitur përparimin drejt normalizimit të marrëdhënieve.
“Por thjesht nuk shoh se çfarë tjetër mund ta bëjë atë të funksionojë, dhe patjetër duhet të ketë trysni, por ndoshta duhet të rritet, për të bërë trysni në disa fusha të tjera. Disa sanksione mund të thellohen, ndaj duhet gjetur aty një drejtpeshim të mirë në mes të ndëshkimit të udhëheqësve dhe qytetarëve dhe kjo është një sfidë serioze për faktorin ndërkombëtarë”, tha Milica Andriç Rakiç.
“Presioni sigurisht se bën punë mirëpo Kosova nuk duhet ta çojë punën deri te presioni, Kosova duhet të sillet si partner dhe jo si një palë ashtu siç sillet Serbia në raport me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara. Do të thotë Kosova e ka një partneritet që është ndërtuar me shumë mund edhe me SHBA-të edhe me vendet kryesore të Bashkimit Evropian, prandaj pozicioni i Kosovës në negociata gjithmonë ka qenë më i favorshëm, ka qenë pozicion i aleatit ndërkohë që tash jemi shndërruar në një palë të barabartë me Serbinë, një barazi që e kemi kërkuar por jo në këtë mënyrë sepse më nuk jemi aleat me perëndimin”, tha zoti Paçarizi.
Diplomatët ndërkombëtar u kanë kërkuar palëve të shmangin çfarëdo veprimesh që mund të përshkallëzojnë situatën në veri dhe të përqendrohen në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, që është kusht për përparimin drejt përmbushjes së aspiratave për integrimet evropiane./ VOA
Shtetet e Bashkuara kërkojnë nga Kosova dhe Serbia që të m...
Qeveria britanike ka refuzuar thirrjet për të shpallur zyr...
Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar mëngjesin e k...
Një shpërthim është regjistruar në një fabrikë baruti në C...
Kina është bërë shteti i parë në botë që zyrtarisht ka emë...
Dy anije të ushtrisë ruse janë dëmtuar në një sulm të shka...
Në Rozhajë të Malit të Zi është rindërtuar shkolla e vetme...
Presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, ka kërcën...
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, njofto...
Autoritetet franceze kanë njoftuar se është ndaluar shitja...
Mesditën e së mërkurës përfundoi samiti i Kim Jong Un me V...
Shteti jugor indian i Kerala ka lëshuar alarmin, pasi konf...
Në fjalimin e saj për gjendjen e Bashkimit Evropian, Von d...
Shtetet e Bashkuara argumentuan të martën se "Google" nuk ...
Hetimet po thellohen dhe po nxjerrin në dritë të tjera det...
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin dhe udhëheqësi i Ko...
Në prag të takimit ndërmjet Kryeministrit të Kosovës, ...
Kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve Kevin Mc...
Muajin e kaluar, Kanadaja vuri sanksione ndaj sektorit bër...
Disa shkolla në Suedi po kufizojnë përdorimin e kompjutera...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...