“Këshilli Kombëtar, kozmetikë e Berishës”/ Spaho: PD do e ketë të pamundur të jetë rivale e PS
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...

Mijëra refugjatë nga Nagorno-Karabaku vazhdojnë të kalojnë në Armeni. Nga e hëna shumica e popullsisë së enklavës u evakuua nga rajoni separatist që u mor nën kontroll nga Azerbaixhani. Të sapoardhurit thonë se kolonat e refugjatëve armenë shtrihen deri në 100 kilometra pas tyre. Njoftimet zyrtare nga agjencia e OKB-së për refugjatët thonë se të paktën tre të katërtat e popullsisë armene të Nagorno Karabakut tanimë janë regjistruar si refugjatë në Armeni dhe padyshim presin që ky numër të rritet. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Heather Murdock, njofton nga qyteti Goris në Armeni, në rrugën që të çon në Nagorno-Karabak.
Në qendër të qytetit armen Goris, refugjatët që vijnë nga enklava e Nagorno Karabakut marrin ndihmë humanitare, në formë ushqimesh apo batanijesh.
Nga e hëna, shumica e popullsisë armene të Nagorno-Karabakut është larguar për në Armeni dhe qeveria lokale, e njohur për këta banorë si Republika e Artsakhut, njoftoi se republika e tyre e vetëshpallur po shpërbëhet zyrtarisht.
Kavita Belani, përfaqësuese e Agjencisë së OKB-së për Refugjatët në Armeni, tha në një konferencë për shtyp se shifra e refugjatëve mund të arrijë në 120 mijë, aq sa vlerësohet të jetë e tërë popullata armene në Nagorno Karabak.
“Është shumë e vështirë të thuhet sakt sa njerëz do të vijnë. Padyshim, tani kemi mbi 80,000 refugjatë të regjistruar, por ne jemi gati të përballojmë deri në 120,000. Situata po ndryshon me shpejtësi”, thotë Kavita Belani, përfaqësuesja e UNHCR-së në Armeni.
Familjet thonë se vala e re e dhunës në rajonin e tyre është shumë më shkatërruese se betejat e para tre viteve. Qindra njerëz janë vrarë në betejat e këtij muaji dhe familjet që qëndruan në vitin 2020 tani po ikin për të shpëtuar.
“Shihnim bombardimet dhe tymin, aq afër e kishim. Në të kaluarën, në vitin 2020 po gjuanin nga kufiri. Kësaj here zhurma e të shtënave ishte shumë afër dhe ne u frikësuam”, thotë Mariam Petrosyan, refugjate armene nga Nagorno Karabaku.
Në mesin e shtatorit, pas shumë dekadash me përleshje sporadike, Azerbaixhani mori me shpejtësi në kontroll tërë enklavën e Nagorno Karabakut, një rajon separatist, që shtrihet në brendësi të kufijve të njohur ndërkombëtarisht të Azerbaixhanit.
Për nëntë muaj para sulmit ushtarak të Bakusë, rruga nga enklava për në Armeni ishte mbyllur. Banorët që largoheshin tregonin se brenda disa muajsh, dyqanet ishin zbrazur dhe njerëzit vuanin nga uria.
“Qëndronim në radhë për tre apo katër ditë dhe nganjëherë nuk mund të blinim as 200 gram bukë. Buka që e merrnim nuk hahej, por e hanim që të mos vdesim nga uria. Më pa,s as atë nuk e gjenim më”, thotë më tej zonja Petrosyan.
Ajo thotë se prindërit e saj qëndruan për të varrosur kushëririn e saj, që ishte vrarë në betejë, por që tani edhe ata ishin rrugës për në Armeni.
Përgjatë brezit kufitar, punonjësit humanitarë ofrojnë ushqim, ujë dhe disa shërbime tjera, ndërkohë që familjet futen në Armeni.
Por shumë prej tyre thonë se strehimoret për refugjatët janë të mbushura dhe grupet humanitare nuk duken të përgatitura të strehojnë dhjetëra mijëra njerëz të tjerë që po vazhdojnë të arrijnë në Armeni.
Në qendrën e refugjatëve, disa familje thonë se strehimoret e përkohshme janë të mbushura tanimë dhe nuk e dinë se ku do të flenë sonte./ VOA
Ligjvënësit republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve zhvillua...
Një sulm me bombë ka ndodhur këtë të premte në një xhami n...
Senatorja demokrate nga Kalifornia, Dianne Feinstein, ...
Milan Radojçiç, pranoi se ka qenë në sulmin e ndodhur në f...
Ministri Xhelal Sveçla ka bërë publike pamjet nga rezi...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka ma...
Milan Radojçiç e ka pranuar se ka qenë në fshatin Banj...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një intervi...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka komentuar de...
Shkencëtarët së shpejti mund të jenë në gjendje të "ri...
Të premten, Policia e Kosovës ka nisur një aksion në t...
Nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojçiç, është në S...
Gjatë orëve të fundit policia holandeze ka arres...
Investitorët e huaj të pasur nuk do të kenë më të drej...
Sot, Policia e Kosovës është duke zhvilluar kontrolle ...
Ushtari amerikan që fut në mënyrë të paligjshme në ter...
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosov...
Deputeti serb i partisë “Zajedno”, Djordje Miketiç, ka...
Një shtetas i Kosovës është gjetur pa shenja jete në terri...
Në projektligjin për sigurinë bazë të fëmijëve, i cili u m...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...