Ndryshon moti në korrik/ Stuhia e madhe i afrohet Ballkanit
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...

Aty ku mbarështohen kafshët, në Gjermani, do duhet të ketë kushte më të mira në të ardhmen. Por kush e financon këtë rritje të kostos për kushte më të mira? Ekspertët duan më shumë pjesëmarrje të konsumatorit në kostot për mirëqenien e kafshëve. Komisioni për të Ardhmen e Bujqësisë, (ZKL)i thirrur nga qeveria gjermane propozoi së fundmi rritjen e tatimit mbi vlerën e shtuar për produktet e mishit me disa faza. Një rritje e TVSH-së për produkte të mishit nga 7% si tani është e thjeshtë në realizim, argumentoi ky komision i vendosur nga qeveria gjermane në një dokument që e ka analizuar televizioni "ARD".

Nga ana tjetër komisioni rekomandon për të mos e rënduar kuletën e konsumatorëve një "reformë më të gjerë të TVSH-së" nga e cila "mund të reduktohet tatimet për produke të tjera. Për shembull uljen e TVSH-së për drithërat dhe frutat e perimet. "Në plan afatmesëm do duhen më shumë mjete për ristrukturimin e mbarështimit të kafshëve që përdoren për ushqim, për të përfshirë një numër në rritje të fermave pjesëmarrëse", thuhet në dokument. Aty kërkohet që të kompensohen familjet me të ardhura më të ulëta, "sepse ato me shpenzimet relativisht të larta për artikujt ushqimorë janë të prekura në mënyrë joproporcionale", sipas komisionit.
Ministri gjerman i Bujqësisë, Cem Özdemir, e ka përshëndetur këtë propozim. ZKL rekomandon rritjen me disa faza të TVSH-së për mishin e produktet e tij e nga ana tjetër të ulet në zero ajo për perimet dhe frutat. Politikani i Të Gjelbërve është shprehur, se kjo "do të kishte një efekt orientimi drejt shëndetit më të mirë dhe mbështet kështu fermerët". Por Shoqata e Fermerëve Gjermanë, DBV e ka hedhur poshtë propozimin. "Rritjen e TVSH-së mbi atë aktualen apo edhe një cent për mirëqenien e kafshëve ne e refuzojmë", deklaroi presidenti i saj, Joachim Rukwind. "Fondet për ristrukturimin e mbarështimit të kafshëve duhet të vijnë nga federata." Por duket se ka shumë pak gjasa që qeveria gjermane të reagojë ndaj një kërkese të tillë, për shkak të situatës së vështirësuar buxhetore në Gjermani.

Ndërkohë vazhdon trendi i reduktimit të konsumit të mishit në Gjermani. Sipas një statistike, vitin e kaluar çdo gjerman ka konsumuar mesatarisht 51,6 kg mish, një rënie dukshëm më e ndjeshme kjo dhe sasia më e ulët që nga fillimi i matjeve në këtë fushë. Ministri gjerman i Bujqësisë e shikon këtë si shenjë pozitive dhe një konsolidim i trendit prej vitesh. "Shumë veta sot hanë më pak mish, por në mënyrë më ekologjike". Gjermanët kujdesen më shumë për shëndetin e tyre, efektin që ka konsumi i mishit për mjedisin dhe mirëqenien e kafshëve, sipas Özdemir. Më së shumti është ulur konsumi i mishit të gjedhit me 5%, në 8,9 kg për person, ndërsa konsumi i mishit të pulës e gjelit ka shënuar rritje.
Bundestagu ndërkohë debatoi për herë të parë të premten (11.04.) strategjinë e ushqimit të qeverisë gjermane të publikuar që në janar. Sipas strategjisë së re të qeverisë gjermane, të rinjtë dhë fëmijët në Gjermani duhet të ushqehen më shëndetshëm. Sidomos në kopshte e shkolla ushqimi në të ardhmen do të përmbajë më pak mish dhe produkte sheqeri e më shumë perime e fruta. Më tej do të vazhdojë ndalimi i reklamave për produkte jo të shëndetshme me shumë sheqer, dhjamë apo kripë dhe do kërkohet futja e mëtejshme e vlerës nutricioniste të ushqimit në nivel të BE. Ministri i Bujqësisë, Cem Özdemir, e mbrojti këtë strategji, por opozita e CDU, por edhe partneri i vogël liberal në qeveri u shprehën me kritika për paternalizëm ndaj qytetarëve./ DW
Administrata Kombëtare amerikane e Aeronautikës dhe Hapësi...
Ish-këshilltari për siguri kombëtare të Shteteve të Bashku...
Ushtria izraelite ka paralajmëruar palestinezët që të mos ...
Këtë të martë, në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të E...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u bëri të hënën t...
Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani ka deklaruar...
SHBA nuk po kërkon "përshkallëzim” të situatës, por do...
Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli thonë se sulmi ajror irani...
Kryeministri Rishi Sunak po bën një deklaratë në Dhomë...
FBI nisi një hetim pas shembjes së urës në fund të mar...
Danimarka ka vendosur një nivel të ri pagash për barin...
Grupi shiit i Libanit, "Hezbollah", deklaroi se kishte ven...
Autokolona e ish-Presidentit amerikan, Donald Trump, k...
Disa persona u goditën me thikë gjatë meshës në një ki...
Pasagjerët e linjës ajrore po përballen me anulime ose ndë...
Në bisedimet e kabinetit qeveritar izraelit pas sulmit të ...
Një shtetas francez, Damien Guerot, është identifikuar...
Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, t...
Piratët somalezë liruan një anije të rrëmbyer, MV Abdu...
Azerbajxhani dhe Armenia do të përballen në Gjykatën Ndërk...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...