Ndryshon moti në korrik/ Stuhia e madhe i afrohet Ballkanit
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli thonë se sulmi ajror iranian, gjatë të cilit u përdorën 300 dronë dhe raketa pësoi një "disfatë spektakolare", falë përgjigjes së Izraelit dhe aleatëve. Por, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Anita Powell, pas sulmit vëmendja është përqendruar tek ajo që ndodh më pas dhe tek thirrjet për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm në rajon.
Shtëpia e Bardhë tha të dielën se sulmi i parë i drejtpërdrejtë i Iranit ndaj Izraelit ishte një dështim.
99% e raketave iraniane u kapën para se të mund të godisnin Izraelin.
Presidenti Joe Biden ndërpreu udhëtimin e fundjavës dhe u kthye në Shtëpinë e Bardhë të shtunën, ku kaloi orë të tëra duke biseduar me udhëheqës botërorë. Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë gjithashtu u thanë gazetarëve se Uashingtoni nuk mbështet një kundërsulm izraelit.
Administrata e Presidentit Biden e bënë të qartë këtë qëndrim të dielën.
“Presidenti e ka bërë të qartë, ne nuk kërkojmë luftë me Iranin”, tha John Kirby, zëdhënës i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë.
Pas sulmit, udhëheqësit izraelitë u përpoqën të përqëndroheshin në atë se çfarë do të thotë ky sulm për solidaritetin kundër Iranit, i cili mbështet grupet militante që kreu sulmin më 7 tetor në Izrael, duke përfshirë rajonin në dhunë.
"Ne kemi një mundësi tani për të krijuar një aleancë strategjike kundër Iranit, i cili kërcënon të përdorë mbushje bërthamore në raketa. SHBA-të, Izraeli dhe aleatët e tij qëndrojnë në krah të njëri tjetrit për t'u mbrojtur kundër këtij kërcënimi”, thotë Yoav Gallant, Ministër i Mbrojtjes i Izraelit.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres bëri thirrje për përmbajtje të dielën gjatë takimit të Këshillit të Sigurimit.
“Unë dënoj fuqishëm përshkallëzimin serioz nga sulmi ndaj Izraelit nga Republika Islamike e Iranit. Bëj thirrje për një ndërprerje të menjëhershme të këtyre armiqësive. Unë gjithashtu dënova sulmin mbi konsullatën iraniane në Damask më 1 prill duke kujtuar parimin e paprekshmërisë së ambienteve dhe personelit diplomatik dhe konsullor i cili duhet të respektohet në të gjitha rastet”, tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.
Teherani u zotua të hakmerret për sulmin e dyshuar izraelit në konsullatën iraniane në Damask në fillim të këtij muaji. Ambasadori i Iranit në Kombet e Bashkuara tha të dielën se sulmi ndaj konsullatës e justifikonte përgjigjen e Iranit. Ai theksoi se Irani nuk kërkon konflikt me Shtetet e Bashkuara, por e mbylli fjalimin e tij me një paralajmërim:
“Nëse SHBA-ja fillon operacione ushtarake kundër Iranit, qytetarëve apo interesave të tij, Irani do të përdorë të drejtën për t'u përgjigjur në mënyrë proporcionale”, tha Amir Saeid Iravani, ambasadori i Iranit në OKB.
Edhe pse izraelitët e prisnin këtë, nata e sulmeve ishte jashtëzakonisht shqetësuese, thanë disa prej tyre të nesërmen.
“Askush nuk e dinte se çfarë të priste. Ishte një përvojë krejtësisht e re, por, njerëzit u lehtësuan shumë sepse sulmi u bllokua”, thotë analisti Nimrod Goren i Institutit të Lindjes së Mesme.
Pikpëpyetja kryesore është se si do të reagojë Izraeli dhe kryeministri Benjamin Netanjahu.
“Unë mendoj se ndërsa Izraeli shyqrton se si do të reagojë tani e tutje, ai (Netanjahu) sheh gjithashtu disa mundësi për të përmbysur perceptimin negativ për imazhin e tij në Perëndim, duke pasur parasysh atë që ndodhi dhe përmbajtjen që po tregon për t'iu përgjigjur sulmit iranian”, thotë zoti Goren.
Ndërsa udhëheqësit botërorë mendojnë se çfarë do të ndodhë më pas, gjendja në Gazë përforcon nevojën për t'i dhënë fund konfliktit./ Voa
Kryeministri Rishi Sunak po bën një deklaratë në Dhomë...
FBI nisi një hetim pas shembjes së urës në fund të mar...
Danimarka ka vendosur një nivel të ri pagash për barin...
Grupi shiit i Libanit, "Hezbollah", deklaroi se kishte ven...
Autokolona e ish-Presidentit amerikan, Donald Trump, k...
Disa persona u goditën me thikë gjatë meshës në një ki...
Pasagjerët e linjës ajrore po përballen me anulime ose ndë...
Në bisedimet e kabinetit qeveritar izraelit pas sulmit të ...
Një shtetas francez, Damien Guerot, është identifikuar...
Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, t...
Piratët somalezë liruan një anije të rrëmbyer, MV Abdu...
Azerbajxhani dhe Armenia do të përballen në Gjykatën Ndërk...
Vala e dronëve dhe raketave që fluturuan drejt Izraelit gj...
Për herë të parë në Spanjë, robotika është përdorur në...
Konsumi i alkoolit në Bashkimin Evropian ka rënë me 0,...
Shefi i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, paralajmër...
Qeveria gjermane do të shtyjë përpara rindërtimin e Ukr...
Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Sekretari i Përgjithsh...
Presidenti amerikan, Joe Biden, e ka paralajmëruar kryemin...
Hulumtuesit në Kaliforni po zhvillojnë sensorë me ndjeshmë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...