
Presidenti amerikan, Joe Biden, e ka paralajmëruar kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu se Shtetet e Bashkuara nuk do të marrin pjesë në ndonjë kundërofensivë kundër Iranit, pas sulmit masiv të Teheranit me dronë dhe raketa në territorin izraelit, kanë thënë zyrtarët.
Kërcënimi i një lufte të hapur në mes të rivalëve të përbetuar në Lindje të Mesme, dhe përfshirja e SHBA-së në të, e ka rritur presionin në shumë rajone të botës, prandaj janë shtuar thirrjet për vetëpërmbajtje dhe shmangie të përshkallëzimit të mëtejmë të situatës.
SHBA-ja do të vazhdojë t’i ndihmojë Izraelit të mbrojë veten, por nuk dëshiron luftë, ka thënë John Kirby, zëdhënës për Siguri Kombëtare të SHBA-së, në disa komente për transmetuesin ABC.
Mbreti i Jordanisë, Abdullah i ka thënë Bidenit, përmes telefonit, se çdo përshkallëzim prej Izraelit do ta zgjeronte konfliktin në rajon, ka raportuar media shtetërore e Jordanisë.
Zyrtarët izraelitë kanë thënë pesë anëtarët e kabinetit të luftës në Izrael kërkojnë hakmarrje, ndonëse paneli është i ndarë për kohën dhe shkallën e një përgjigjeje eventuale.
Irani e ka sulmuar Izraelin, si shenjë hakmarrjeje për një sulm në konsullatën iraniane në Siri, më 1 prill, si pasojë e së cilit janë vrarë figura ushtarake kyçe.
Izraeli as nuk e ka pohuar dhe as mohuar kryerjen e sulmit.
Megjithatë, sulmi me më shumë se 300 raketa dhe dronë, të nisur kryesisht prej Iranit, ka shkaktuar dëme modeste në Izrael, pasi pajisjet iraniane janë rrëzuar prej mbrojtjes ajrore izraelite, si dhe me ndihmën e SHBA-së, Britanisë, Francës dhe Jordanisë.
Dy zyrtarë të lartë izraelitë kanë dhënë sinjale të dielën se hakmarrja prej anës së Izraelit nuk do të ndodhë shpejt dhe se vendi nuk do të veprojë vetëm.
Rrëzimi i dronëve dhe raketave iraniane ka kushtuar 1.2 miliard dollarë, sipas mediumeve izraelite, disa prej të cilave kanë raportuar se një pjesë e shpenzimeve është mbuluar prej SHBA-së.
Shefi i stafit të ushtrisë iraniane, gjenerali Mohammad Bagheri, ka thënë se “përgjigjja jonë do të jetë edhe më e madhe, nëse Izraeli hakmerret kundër Iranit”, dhe i ka thënë Uashingtonit që bazat e tij mund të sulmohen, po ashtu, nëse i ndihmojnë Izraelit në hakmarrje.
Ministri i Jashtëm Iranian, Hossein Amirabdollahian, ka thënë se Teherani e ka njoftuar SHBA-në se sulmi do të jetë i kufizuar dhe për qëllime të vetëmbrojtjes, dhe se i ka lajmëruar vendet e rajonit për sulmin 72 orë më herët.
Një burim diplomatik turk ka thënë se Irani e ka njoftuar Turqinë paraprakisht.
SHBA-ja ka thënë se nuk është lajmëruar paraprakisht, por që ka komunikuar me zyrtarë iranianë para sulmit përmes ndërmjetësve zviceranë.
Liderët e shtatë vendeve më të industrializuara në botë (G7) e kanë dënuar sulmin e Iranit dhe kanë thënë se do të punojnë për stabilizim të situatës, duke paralajmëruar se Teherani rrezikon “një përshkallëzim rajonal të pakontrollueshëm”./ REL
Hulumtuesit në Kaliforni po zhvillojnë sensorë me ndjeshmë...
Disa votues amerikanë prisnin futjen në garën presidencial...
Sulmet e Iranit ndaj Izraelit kanë përfunduar. Kështu rapo...
Ushtria izraelite ka thënë të dielën se shumë shpejt do t’...
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, tha të d...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të dielën se...
Benny Gantz, ministër në kabinetin e luftës në Izrael,...
Pas sulmit të Iranit në Izrael, ka ardhur një reagim n...
Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut ka fo...
Papa Françesku ka reaguar për sulmet e Iranit ndaj Izr...
Një video bëhet virale në platformat kineze të mediave...
Që nga fillimi i sulmit në shkallë të gjerë i Rusisë n...
Irani i ka lajmëruar vendet fqinje për sulmet hakmarrëse k...
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, tha se konf...
Ukraina ka dënuar sulmin e Iranit ndaj Izraelit, duke tërh...
Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Malit të Zi, ish-krye...
Rusia u bën thirrje të gjitha palëve që të tregojnë vetëpë...
Aeroportet në Teheran kanë pezulluar fluturimet deri të hë...
Kryeministri Edi Rama ka dënuar sulmin e Iranit ndaj Izrae...
Irani ka thirrur ambasadorët e Britanisë së Madhe, Francës...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...