LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dënimi nga liderët e G7/ Irani: Qëndrime të papërgjegjshme

14 Prill 2024, 12:34, Kosova & Bota CNA

Dënimi nga liderët e G7/ Irani: Qëndrime të

Irani ka thirrur ambasadorët e Britanisë së Madhe, Francës dhe Gjermanisë për t’i pyetur në lidhje me qëndrimet e tyre ndaj sulmit që ata kryen ndaj Izraelit.

Irani e quan të papërgjegjshëm qëndrimin e diplomatëve perëndimorë sa u përket sulmeve hakmarrëse.

Më herët Irani paralajmëroi Izraelin se nëse hakmerret përgjigjja do të jetë edhe më e madhe.

Irani paralajmëroi gjithashtu Washington-in se mbështetja e hakmarrjes izraelite do të çonte në shënjestrimin e bazave amerikane.

Më parë, misioni i Iranit në OKB citoi dispozitën e Kartës së OKB-së për vetëmbrojtje, sipas nenit 51, dhe tha se vendi e konsideroi çështjen të përfunduar pas breshërisë së tij kundër Izraelit, ndërsa paralajmëroi gjithashtu izraelitët që të mos bëjnë "një gabim tjetër"./ CNA

Lajmet e fundit nga