52 ditë protestë kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, tha se konfrontimi me Iranin “nuk ka përfunduar ende”.
Ai i bëri komentet pasi Irani, natën mes 13 dhe 14 prillit, lëshoi qindra dronë dhe raketa në drejtim të Izraelit, në shenjë hakmarrjeje për një sulm vdekjeprurës në konsullatën e tij në Siri më 1 prill.
Ndonëse Irani e akuzoi Izraelin për kryerjen e këtij sulmi, ky i fundit as nuk e konfirmoi, as nuk e mohoi.
Izraeli tha se rreth 300 dronë dhe raketa u hodhën nga Irani, ndërsa disa të tjera edhe nga Iraku dhe Jemeni.
Forca e Mbrojtjes e Izraelit tha se 99% e tyre u rrëzuan përpara se të hynin në hapësirën ajrore izraelite.
“Ne i zmbrapsëm, së bashku do të fitojmë”, shkroi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, në platformën X, të dielën.
Pyetja tani është se si do të reagojë Izraeli.
Autoritetet e këtij vendi u zotuan se do të hakmerren kundër çdo sulmi të drejtpërdrejtë nga Irani dhe kabineti i luftës u mblodh gjatë natës për të diskutuar situatën.
Irani, ndërkohë, paralajmëroi reagim edhe më të ashpër, nëse Izraeli e sulmon.
Tensionet mes Izraelit dhe Iranit janë të larta prej dekadash, por kjo është hera e parë që ndodh një sulm direkt.
“Situata është në zhvillim”, tha Forca e Mbrojtjes e Izraelit, duke shtuar se “është e gatshme për të luftuar çdo kërcënim të mëtejshëm nga Irani”.
Zëdhënësi kryesor i ushtrisë së Izraelit, Daniel Hagari, tha se veprimet e Iranit “e shtyjnë rajonin drejt përshkallëzimit”.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se i ka thënë kryeministrit Netanyahu se Izraeli ka demonstruar “kapacitet të jashtëzakonshëm” për t’u mbrojtur kundër sulmeve të paprecedente të Teheranit.
Biden tha se do të thërrasë një takim të udhëheqësve të G7-ës, apo grupit të vendeve më të industrializuara, “për të koordinuar një përgjigje të bashkuar diplomatike” kundër sulmit iranian.
Italia, e cila aktualisht mban presidencën e G7-ës, bëri thirrje për një takim virtual për të diskutuar sulmin, raportoi agjencia e lajmeve, Reuters.
Sipas burimit të njëjtë, aleati më i fuqishëm i Iranit në rajon, grupi shiit libanez, Hezbollah - i cili ka shkëmbyer zjarr me Izraelin që nga fillimi i luftës në Gazë tetorin e kaluar - tha të dielën herët se ka lëshuar disa raketa në drejtim të një baze izraelite.
Raportohet se sulme me dronë kundër Izraelit kreu edhe grupi Huthi i Jemenit, i lidhur gjithashtu me Iranin.
Reuters shkruan se “këto përleshje kërcënojnë të shndërrohen në një konflikt të hapur të drejtpërdrejtë, që do të vinte përballë Iranin dhe aleatët e tij rajonalë, në njërën anë, dhe Izraelin dhe mbështetësen e tij kryesore, SHBA-në, në anën tjetër”.
Ushtria izraelite tha se nuk i këshillon banorët të përgatiten për t’u strehuar.
Izraeli, gjithashtu, rihapi hapësirën ajrore, pas shtatë orësh mbylljeje. Ngjashëm veproi edhe Jordania.
Agjencia iraniane e lajmeve, Fars, citoi një burim të ketë thënë se Teherani po e vëzhgon nga afër Jordaninë, e cila mund të bëhet objektiv i radhës, në rast të ndonjë lëvizjeje në mbështetje të Izraelit.
Bashkimi Evropian, Britania, Japonia, Republika Çeke, Danimarka, Franca, Meksika, Holanda, Norvegjia dhe vende të tjera e dënuan sulmin e Iranit kundër Izraelit dhe bënë thirrje për përmbajtje./ Rel
Ukraina ka dënuar sulmin e Iranit ndaj Izraelit, duke tërh...
Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Malit të Zi, ish-krye...
Rusia u bën thirrje të gjitha palëve që të tregojnë vetëpë...
Aeroportet në Teheran kanë pezulluar fluturimet deri të hë...
Kryeministri Edi Rama ka dënuar sulmin e Iranit ndaj Izrae...
Irani ka thirrur ambasadorët e Britanisë së Madhe, Francës...
Pothuajse të gjitha raketat balistike dhe dronët e lëshuar...
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka dënuar sulmin e ...
Një sulm ajror izraelit ka shkatërruar një ndërtesë në qyt...
Aeroporti i Bejrutit është rihapur mëngjesin e sotëm dhe f...
Një grup mbështetësish të vijës së ashpër të qeverisë iran...
Ushtria izraelite thotë se Franca ishte ndër vendet e përf...
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak, ka...
Ushtria izraelite thotë se më shumë se 55 raketa janë lësh...
Irani ka përsëritur një paralajmërim për Izraelin të d...
Pas sulmit me breshëri raketash dhe dronësh, Izraeli ka ri...
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të ...
Irani lëshoi më shumë se 300 raketa dhe dronë në Izrael....
Kina ka reaguar pasi Irani lëshoi raketa dhe dronë ndaj Iz...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar pas ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...