Pse Irani sulmoi Izraelin? Çfarë dimë nga tensionet në Lindjen e Mesme
Vala e dronëve dhe raketave që fluturuan drejt Izraelit gj...

Azerbajxhani dhe Armenia do të përballen në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), lidhur me akuza për “spastrim etnik”, përderisa tensionet ushtarake po rriten mes dy armiqve historikë.
Avokatët e të dyja shteteve për dy javë do të angazhohen në interpretime të ligjit ndërkombëtar në GJND.
Ndërkaq, të dyja shtetet kanë këmbyer akuza më herët gjatë këtij muaji për hapje të zjarrit në kufi, duke zbehur shpresat për një paqe të qëndrueshme pas dekadash të luftimeve sporadike.
Beteja ligjore në GJND daton që nga shtatori i vitit 2021, kur të dyja palët paditën njëra-tjetrën.
Armenia dhe Azerbajxhani akuzojnë njëri-tjetrin për “spastrim etnik" dhe shkelje të Konventës Ndërkombëtare për eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit racor.
GJND-ja, që vendos për mosmarrëveshjet mes shteteve, lëshoi urdhra urgjentë në dhjetor të vitit 2021, duke u bërë thirrje palëve që të parandalojnë promovimin dhe nxitjen e urrejtjes racore.
Përderisa urdhrat e GJND-së janë obligues, gjykata nuk ka mekanizëm që të zbatojë ato dhe tensionet mes palëve u rritën duke kulmuar me ofensivën e Azerbajxhanit në shtatorin e vitit të kaluar në rajonin e shkëputur të Nagorno-Karabakut.
Bakuja mori kontrollin e Karabakut pas ofensivës, duke bërë që popullsia etnike armene e rajonit – më shumë se 100.000 persona – të largohej për në Armeni.
Disa javë më pas, Armenia iu drejtua GJND-së duke i bërë thirrje që të urdhërojë Azerbajxhanin që të tërheqë trupat nga Karabaku dhe të lejojë refugjatët armenë të kthehen në shtëpitë e tyre.
Në nëntor, GJND-ja urdhëroi Azerbajxhanin që të lejojë këdo që dëshiron të kthehet në Karabak, të mund ta bëjë këtë “në një mënyrë të sigurt dhe të papenguar”.
Seancat dëgjimore për këtë mosmarrëveshje nisin më 15 prill dhe do të zgjasin deri më 26 prill. Në këto seanca do të trajtohen mospajtimet e ngritura nga të dyja palët në rastet origjinale të ngritura në shtator të vitit 2021.
Dy ish-republikat sovjetike kanë zhvilluar dy luftëra për kontrollin e Karabakut – e fundit më 2020 dhe e para në vitet ’90 – që kanë lënë të vrarë mijëra persona në të dyja palët dhe kanë detyruar qindra mijëra të tjerë që të zhvendosen.
Konflikti po ashtu ka prishur raportet mes Rusisë dhe Armenisë, pasi Jerevani ka thënë se Moska nuk ka bërë mjaftueshëm që ta ndihmojë atë kur Azerbajxhani zhvilloi ofensivën në shtator.
Në shkurt, Armenia zyrtarisht iu bashkua GJND-së, pavarësisht paralajmërimeve nga Moska që të mos e bëjë një gjë të tillë.
Jerevani tani është i obliguar që ta arrestojë presidentin rus, Vladimir Putin, nëse ai shkel në territorin armen, në bazë të një fletarrestimi të lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale në marsin e vitit të kaluar./ REL
Vala e dronëve dhe raketave që fluturuan drejt Izraelit gj...
Për herë të parë në Spanjë, robotika është përdorur në...
Konsumi i alkoolit në Bashkimin Evropian ka rënë me 0,...
Shefi i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, paralajmër...
Qeveria gjermane do të shtyjë përpara rindërtimin e Ukr...
Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Sekretari i Përgjithsh...
Presidenti amerikan, Joe Biden, e ka paralajmëruar kryemin...
Hulumtuesit në Kaliforni po zhvillojnë sensorë me ndjeshmë...
Disa votues amerikanë prisnin futjen në garën presidencial...
Sulmet e Iranit ndaj Izraelit kanë përfunduar. Kështu rapo...
Ushtria izraelite ka thënë të dielën se shumë shpejt do t’...
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, tha të d...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të dielën se...
Benny Gantz, ministër në kabinetin e luftës në Izrael,...
Pas sulmit të Iranit në Izrael, ka ardhur një reagim n...
Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut ka fo...
Papa Françesku ka reaguar për sulmet e Iranit ndaj Izr...
Një video bëhet virale në platformat kineze të mediave...
Që nga fillimi i sulmit në shkallë të gjerë i Rusisë n...
Irani i ka lajmëruar vendet fqinje për sulmet hakmarrëse k...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...