LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Blinken: Uashingtoni do vazhdojë të mbrojë Izraelin, pas sulmit të Iranit

15 Prill 2024, 17:37, Kosova & Bota CNA
Blinken: Uashingtoni do vazhdojë të mbrojë Izraelin, pas sulmit
Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken

SHBA nuk po kërkon "përshkallëzim” të situatës, por do të vazhdojë të mbrojë Izraelin pas sulmit të Iranit, tha sot Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken.

“Ne nuk po kërkojmë përshkallëzim, por do të vazhdojmë të mbrojmë Izraelin dhe të mbrojmë forcat tona në rajon”, tha kreu i diplomacisë amerikane në fillim të takimit të tij me zëvendëskryeministrin irakian, Mohammad Ali Tamim.

Nga ana e tij, Ali Tamim, tha se Bagdadi u bëri thirrje të gjitha palëve të përfshira të tregojnë përmbajtje.

"Qeveria irakiane paralajmëron se përshkallëzimi në rajon do të evoluojë në një luftë më të gjerë që do të kërcënojë sigurinë ndërkombëtare," tha ai.

Lajmet e fundit nga