A mund ta mbrojë NATO-ja Europën Lindore?
14 herë përmendet Rusia në konceptin e ri strategjik të NA...

Forcat ruse po godasin qytetin e Lisiçansk dhe rrethinat e tij në një përpjekje gjithëpërfshirëse për të kapur bastionin e fundit të rezistencës në provincën Luhansk të Ukrainës lindore, tha guvernatori i kësaj province, Serhiy Haidai, të shtunën.
Luftëtarët ukrainas kanë kaluar javë të tëra duke u përpjekur për të mbrojtur qytetin dhe për ta mbajtur atë që të mos bjerë në duart e Rusisë, siç bëri fqinji Severodonjeck një javë më parë.
Ministria ruse e Mbrojtjes tha se forcat e saj morën kontrollin e një rafinerie nafte në buzë të Lisiçansk ditët e fundit, por guvernatori Haidai raportoi të premten se luftimet për objektin vazhdonin.
"Gjatë ditës së fundit, pushtuesit hapën zjarr nga të gjitha llojet e armëve në dispozicion," tha Haidai të shtunën në aplikacionin e mesazheve "Telegram".
Luhansk dhe Donjeck janë dy provincat që përbëjnë rajonin e Donbasit, ku Rusia ka përqendruar ofensivën e saj që nga tërheqja nga veriu i Ukrainës dhe kryeqyteti, Kiev, në pranverë.
Separatistët prorusë kanë mbajtur pjesë të të dyja provincave që nga viti 2014, dhe Moska njeh të gjithë Luhanskun dhe Donjeckun si republika sovrane.
Qeveria e Sirisë tha të mërkurën se do të njohë gjithashtu “pavarësinë dhe sovranitetin” e dy zonave dhe do të punojë për të vendosur marrëdhënie diplomatike me separatistët.
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha se tri raketa kundër anijes goditën një ndërtesë apartamentesh në qytetin e vogël të Serhivka.
“Theksoj: ky është një terror i qëllimshëm i drejtpërdrejtë rus dhe jo ndonjë gabim apo një sulm aksidental me raketa”, tha Zelenski.
Kremlini ka pohuar në mënyrë të përsëritur se ushtria ruse po synon vendet e magazinimit të karburantit dhe objektet ushtarake, jo zonat e banuara.
Autoritetet ukrainase e interpretuan sulmin me raketa si shpagim për tërheqjen e trupave ruse nga një ishull afër Detit të Zi me rëndësi simbolike dhe strategjike në luftën që filloi me pushtimin e Ukrainës nga Rusia më 24 shkurt.
Moska e portretizoi largimin e tyre nga ishulli i gjarpërinjve si një "gjest vullneti të mirë" për të ndihmuar në zhbllokimin e eksporteve të grurit./rel
14 herë përmendet Rusia në konceptin e ri strategjik të NA...
Tension i lartë është shënuar në Libi këtë mbrëmje. Si...
Policia maqedonase ka arrestuar dy persona të dyshuar ...
Inflacioni në vendet që përdorin euron arriti një tjet...
Një nënë vegane është shpallur fajtore për vdekjen e d...
Të premten e 1 korrikut janë bërë 95 vjet që nga vdekj...
Norvegjia ka premtuar një shtesë prej 1 miliard eurosh...
Në një intervistë të shkurtër dhënë për “CNN Internati...
Kjo është ende një pamje e pazakontë në Gjermani. Një ...
“Presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan vazhdon të provo...
NATO mund të jetë në gjendje të mbrojë anëtarët e saj ...
Të paktën 21 persona u vranë sot nga sulmet e forca...
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, k...
Mediat greke kanë publikuar pamjet nga përleshja që ço...
Autoritetet në Maqedoninë e Veriut thanë sot se propoz...
Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange, ka apeluar në ...
Numri i infektimeve me COVID në Mbretërinë e Bashkuar ...
Dënimi me burg të përjetshëm i dhënë dje për një adole...
Çfarë fshihet pas mbështetjes së Koresë së Veriut ndaj...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të premten se...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...