Komunikimi me Ramën dhe kërcënimi nga Bajrat/ Koçeku flet për largimin nga Grupi i PS-së
Deputetja Marjana Koçeku ka folur ditën e sotme lidhur me ...
Deputetja Marjana Koçeku ka folur ditën e sotme lidhur me ...

NATO mund të jetë në gjendje të mbrojë anëtarët e saj të Europës Lindore nga agresioni rus - por jo nga problemet e tyre të brendshme. Këto po bëhen gjithnjë e më të rrezikshme, paralajmëron Sabina Fati.
14 herë përmendet Rusia në konceptin e ri strategjik të NATO-s, 11 herë Kina. Fakti që këto dy vende dhe një aleancë e mundshme midis Moskës dhe Pekinit, janë në këtë pikë në qendër të vëmendjes, ilustron rreziqet e ardhshme që vendet e NATO-s shohin dhe për të cilat ato duhet të përgatiten në mënyrë imperative.
Krahu lindor i territorit të Aleancës përforcohet në disa mënyra: Polonisë dhe Rumanisë ju rrit vlera si shtylla thelbësore të NATO-s në Europën Lindore. Trupa nën komandën e drejtpërdrejtë të SHBA-së do të vendosen në rajon për të frenuar Rusinë. Përveç kësaj, NATO-ja mbetet e hapur për anëtarët e tjerë të rinj dhe tani i klasifikon Ballkanin Perëndimor dhe Detin e Zi si "strategjikisht të rëndësishëm".
Çështjet e paqëndrueshmërisë politike dhe besnikërisë
Koncepti i ri strategjik thekson se NATO nuk mund të përjashtojë më realisht mundësinë e një sulmi ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të anëtarëve të caktuar të Aleancës. Dokumenti përshkruan humnerën, në skajin e së cilës evropianët nuk janë të vetmit që e gjejnë veten: Siria dhe Rusia kanë përdorur tashmë armë kimike në historinë e tyre të fundit, Kina dhe Irani po zhvillojnë fshehurazi aftësi bërthamore dhe aktorë të rrezikshëm jo-shtetërorë vazhdojnë të armatosen.
Përtej kësaj tabloje të përgjithshme dëshpëruese të përshkruar në konceptin e ri strategjik, ka një sërë kërcënimesh që vijnë nga brenda shteteve të NATO-s. Aleanca duket se nuk po i merr seriozisht për momentin. Disa vende të NATO-s kanë probleme serioze të besnikërisë ndaj vlerave thelbësore euroatlantike. Paqëndrueshmëria politike në disa vende anëtare po dëmton kohezionin e Aleancës dhe Ballkani vazhdon të lëkundet nën peshën e armiqësive historike në rajon.
NATO-ja mund të jetë në gjendje të mbrojë Rumaninë dhe Poloninë nga agresioni rus, por jo nga dëmi që këto vende i shkaktojnë vetes: në dy shtetet lindore anëtare të BE dhe të NATO-s, drejtësia është qartësisht në varësi të politikës. Por kjo e keq, që shkatërron sundimin e ligjit shpërfillet- për shkak të ndihmës së domosdoshme nga Rumania dhe Polonia për Ukrainën dhe për refugjatët ukrainas.
Populizmi është edhe më i rrezikshëm në Lindje sesa në Perëndim

Hungaria duket se është më afër Rusisë sesa NATO-s. Turqia po ndjek strategjinë e saj të rritjes së ndikimit si në Lindjen e Mesme si dhe në Ballkan. Bullgaria e gjen veten në një bazë të paqëndrueshme, e cila çekuilibrohet sa herë që nuk priret drejt Moskës. Në mënyrë të ngjashme, Sllovakia dhe Republika Çeke nuk kanë marrë kurrë një rrugë të pakthyeshme drejt Perëndimit, ndërsa Kroacia ka një qendër pushteti që fokusohet te Rusia (presidenti) dhe një tjetër që preferon Perëndimin (kryeministri). Nga ana e saj, Bullgaria po minon Maqedoninë e Veriut, Tirana ende ëndërron për Shqipërinë e Madhe dhe Serbia politike gjithsesi është në anën e Rusisë. Të gjitha këto çarje në rajon janë në avantazhin e Moskës: ajo mund të peshkojë në ujëra të turbullta dhe të kërkojë avantazhet e saj atje.
Në Rumani, kryeministri Nicolae Ciuca, një gjeneral properëndimor, mbetet i pambrojtur, edhe pse drejtësia e shpëtoi nga akuzat për plagjiaturë në tezën e doktoraturës. Shteti rumun jo vetëm që po bëhet gjithnjë e më shumë paternalist, por gjithashtu po priret drejt autokracisë: politika dominon masmedian dhe gjyqësorin, madje edhe Gjykatën Kushtetuese. Modeli i Hungarisë së Viktor Orban po shtrihet gjithnjë e më shumë në vende të tjera.
Populizmi po rikthehet fuqishëm kudo në Evropë, por ky fenomen është edhe më i rrezikshëm në Lindje sesa në Perëndim, sepse institucionet janë ende të dobëta dhe as nuk duan të mbrohen. Në këtë pjesë të kontinentit, demokracia deri tani ka qenë më shumë një moment në një histori të dominuar nga diktaturat dhe autokracitë. Pyetja është: a mund t'u besojë NATO shteteve që gjithnjë e më shumë heqin dorë nga liritë demokratike dhe mbysin shtetin e së drejtës? DW
Të paktën 21 persona u vranë sot nga sulmet e forca...
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, k...
Mediat greke kanë publikuar pamjet nga përleshja që ço...
Autoritetet në Maqedoninë e Veriut thanë sot se propoz...
Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange, ka apeluar në ...
Numri i infektimeve me COVID në Mbretërinë e Bashkuar ...
Dënimi me burg të përjetshëm i dhënë dje për një adole...
Çfarë fshihet pas mbështetjes së Koresë së Veriut ndaj...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të premten se...
Shaip Kamberi është rizgjedhur sërish si deputet i shq...
Një situatë e pakëndëshme i ka shoqëruar sot pasagjerë...
Autoritetet ukrainase thanë se sulmet ruse me raketa n...
Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se nga data 1 k...
Jam i bindur se kemi gjetur një zgjidhje kompromisi me...
Një numër i madh dhishë u lanë të lira për t’u ushqyer në ...
Kancelari gjerman Olaf Sholc dëshiron një lehtësim ...
Kryeministri në largim i Bullgarisë, Kiril Petkov, i k...
Greqia i ka dërguar një kërkesë zyrtare Shteteve të Ba...
Vetëm dy ditë pasi ra dakord për të hequr veton ndaj a...
Rusia kërkoi takim me ambasadorin e Britanisë së Madhe...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...