Mblidhet të enjten Konferenca e Kryetarëve/ Ja çfarë pritet të vendoset në seancë
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...

Kancelari gjerman Olaf Sholc dëshiron një lehtësim të mosmarrëveshjes mbi trafikun tranzit rus në enklavën ruse të Kaliningradit në Detin Baltik. I takon Bashkimit Europian të vendosë kushtet e nevojshme kornizë, tha ai në fund të samitit të NATO-s në Madrid. Rregullat duhet "natyrisht që gjithmonë të vendosen duke mbajtur parasysh faktin se këtu kemi të bëjmë me trafikun midis dy pjesëve të Rusisë", tha kancelari. "Dhe unë besoj se të gjithë pjesëmarrësit aktualisht po përpiqen të krijojnë një dinamikë deeskalimi."
Lituania ndaloi në mesin e qershorit tranzitin hekurudhor të mallrave të caktuara përmes territorit të saj në rajonin e Kaliningradit, mallra të cilat janë në listat e sanksioneve perëndimore. Rusia i kritikoi kufizimet, duke i quajtur ato "të paligjshme" dhe kërcënoi se do të merrte masa hakmarrëse.
"Rusia përsëri një kërcënim për Europën"
Në fjalën e tij, Sholci e quajti Rusinë një kërcënim për Europën dhe NATO-n. "Ajo kërcënon rendin ndërkombëtar”, tha kancelari gjerman. "Përmes politikës së saj agresive, Rusia përfaqëson një kërcënim për Europën dhe Aleancën”.
Sipas tij, NATO-ja nxjerr përfundimet e duhura nga evoluimi i situatës botërore. "Kjo është arsyeja pse NATO-ja po forcon aftësinë e saj të mbrojtjes, veçanërisht me synimin për të garantuar sigurinë e anëtarëve të saj përgjatë krahut të saj lindor."
30 vendet anëtare vendosën të mërkurën të rrisin numrin e ushtarëve në gatishmëri të lartë operacionale nga 40.000 aktualisht në 300.000. Përveç kësaj, do të vendosen më shumë armë të rënda, veçanërisht në Shtetet Baltike dhe në Poloni.
Ratifikimi i NATO-s fillon sërish këtë javë
Në samit, vendet e NATO-s vendosën gjithashtu të pranojnë Finlandën dhe Suedinë si anëtare të reja. Sholci tha se nuk priste që anëtarësimi i dy vendeve të tendoste më tej raportin e NATO-s me Rusinë. Presidenti Vladimir Putin "e regjistroi zgjerimin e afërt të paimpresionuar", tha Sholci. Siç janë gjërat tani, nuk pritet asnjë përshkallëzim.
Gjermania do të nisë ratifikimin e anëtarësimit të dy vendeve këtë javë.
Quajtja nga Putini e NATO-s imperialiste është "qesharake", shtoi Sholc. Aleanca është thjesht mbrojtëse. Përkundrazi, është vetë Rusia që po vepron në mënyrë imperialiste.
Kancelari theksoi se një paqe e diktuar nga Rusia me Ukrainën nuk do t'u jepte fund sanksioneve perëndimore. Përkundrazi, Putini duhet t'i japë fund luftës menjëherë. Kjo është një "luftë e tmerrshme", në të cilën vriten njerëz të pafajshëm dhe shkaktohen shkatërrime të mëdha. Dhe është një luftë që nuk ka kuptim as nga këndvështrimi i Rusisë, sepse shkatërron të ardhmen e vendit.
Njësi shtesë gjermane për mbrojtjen e kufirit lindor të NATO-s
Sholci konfirmoi se Gjermania dëshironte të vinte në dispozicion të përhershëm për mbrojtjen e kufirit lindor të NATO-s një divizion të blinduar prej 15.000 ushtarësh, 60 avionësh dhe 20 njësi detare. Kësaj i shtohet edhe ngritja e një komande detare rajonale në Detin Baltik, tha ai. Këto forca do të vendosen sa më shpejt të jetë e mundur. Në fund të fundit, sulmi rus në Ukrainë tregoi se ne duhej të ishim gati./DW
Kryeministri në largim i Bullgarisë, Kiril Petkov, i k...
Greqia i ka dërguar një kërkesë zyrtare Shteteve të Ba...
Vetëm dy ditë pasi ra dakord për të hequr veton ndaj a...
Rusia kërkoi takim me ambasadorin e Britanisë së Madhe...
Kosova është pushtuar nga reshje të dendura shiu, erë ...
Franca përfundon këtë të enjte drejtimin e presidencës së ...
Në rajonin e Zaporizhia të Ukrainës, shumë kopshte të ...
NATO-ja u kritikua nga Moska dhe Pekini të enjten, pas...
Tradhti ndaj Malit të Zi, kapitullim i shtetit para Ki...
Prishtina është përfshirë nga një stuhi e furishme e c...
Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria arritën sot një marrë...
Dhjetëra të ftuar u ulën me kujdes përgjatë tryezës së...
Artur Haxhiun, 55-vjeçarin shqiptar që shtiu me pistol...
Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka lëshuar gafën e ra...
Në ditën e fundit të takimit të nivelit të lartë të NA...
Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi të enjten tërheqjen...
Sekretari i Përgjithshëm i NATOS-s, Jens Stoltenberg, ...
Qeveria e Kosovës vendosi masën e reciprocitetit me Serbin...
"Britania e Madhe do të dërgojë ekspertë ushtarakë në ...
Presidenti rus, Vladimir Putin, ende synon të pushtojë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...