Ç’punë kanë çunat e Albinit në protestat e Shqipërisë?
Në protestat e zhvilluara gjatë këtyre ditëve në Tiranë ja...
Në protestat e zhvilluara gjatë këtyre ditëve në Tiranë ja...

Presidenti rus, Vladimir Putin, ende synon të pushtojë pjesën më të madhe të Ukrainës, kanë thënë shërbimet amerikane të inteligjencës.
Megjithatë, trupat ushtarake të Moskës janë dobësuar aq shumë në luftë, saqë zyrtarët amerikanë besojnë se ato mund të bëjnë vetëm përparim të ngadalshëm.
Kjo nënkupton se lufta mund të zgjasë për kohë të gjatë, ka thënë shefja e Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës në SHBA, Avril Haines.
Në muajin mars, Moska ka rifokusuar trupat në Donbasin lindor, pasi ka dështuar që të fitojë kontrollin e kryeqytetit ukrainas, Kievit, dhe qyteteve tjera.
Putini ka ende të njëjtat synime që ka pasur në nisje të konfliktit, ka thënë Haines – që të kontrollojë pjesën më të madhe të Ukrainës.
Megjithatë, ajo beson se Rusia ka pak mundësi që të arrijë atë synim në një të ardhme të afërt.
“Ne vërejmë mospërputhje në mes të objektivave afatshkurtër të Putinit në këtë fushë dhe kapaciteteve të tij ushtarake, një lloj mospërputhjeje në mes të ambicieve të tij dhe asaj që mund të arrijë ushtria”, ka thënë ajo në një konferencë të Departamentit amerikan të Tregtisë.
Prej kur ka dështuar që të arrijë qëllimin fillestar për pushtim të Kievit, Rusia është fokusuar në kontrollimin e rajonit Donbas, në lindje të Ukrainës.
Në këtë zonë të madhe industriale, Putini pretendon pa ofruar të dhëna, se Ukraina ka kryer gjenocid kundër rusishtfolësve.
Forcat ruse kanë bërë përparim në këtë rajon, duke marrë kontrollin e qytetit të Severodonjeckut, mirëpo përparimi ka qenë i ngadalshëm dhe forcat ukrainase janë duke bërë rezistencë të ashpër.
Luftë e gjatë
Në komentet e saj të para publike prej muajit maj për luftën në Ukrainë, Haines ka sugjeruar se lufta do të mund të zgjasë për një periudhë kohore dhe se “pamja duket goxha e zymtë”.
Ajo ka thënë se agjencitë e inteligjencës kanë tre skenarë se si lufta mund të zhvillohet, dhe me shumë gjasë mund të jetë konflikt me përparim të ngadalshëm.
Tjetri skenar, që ka më pak mundësi të realizimit, është që Rusia të shënojë përparim të madh apo që të ketë stabilizim të frontit të luftës nëse Ukraina bën përparim të vogël.
Kjo nënkupton që Moska mund të bëhet më e varur nga “mjetet asimetrike” për të shënjestruar armiqtë, duke përfshirë sulmet kibernetike dhe përpjekje për të kontrolluar burimet e energjisë apo edhe armët bërthamore.
Haines ka bërë këto komente të mërkurën, pasi liderët e NATO-s janë zotuar se do të qëndrojnë mbrapa Ukrainës për aq sa të ketë nevojë.
Liderët janë pajtuar për rritje të prezencës në Europë, si dhe kanë ftuar Finlandën dhe Suedinë që t’i bashkohen aleancës.
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se aleanca ka bërë rishikimin më të madh të politikave prej Luftës së Ftohtë.
Presidenti amerikan Joe Biden është zotuar se NATO-ja do të “forcohet në të gjitha drejtimet – në tokë, ajër dhe det”.
Duke iu përgjigjur mundësisë që Suedia dhe Finlanda të bëhen anëtare të NATO-s, presidenti rus, Vladimir Putin, ka akuzuar aleancën ushtarake për përshkallëzim të qëllimshëm të tensioneve.
“Nëse pozicionohen trupa dhe infrastrukturë e NATO-s, Rusia do të jetë e detyruar të përgjigjet”, ka thënë Putini gjatë një vizite në Turkmenistan.
Ndërkohë, Qeveria britanike është zotuar se do të ndajë 1.2 miliard dollarë si ndihmë ushtarake për Ukrainën, duke rritur gati dyfish vlerën e ndihmës.
Vetëm Shtetet e Bashkuara kanë dërguar më shumë ndihmë ushtarake në Ukrainë sesa Britania.
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, ka thënë se shtetit të tij i duhen rreth 5 miliardë dollarë në muaj, për të financuar luftën kundër Rusisë./rel
Agjencitë amerikane të zbulimit vlerësojnë se lufta e ...
Qeveria e Kosovës vendosi të mërkurën që të kufizojë d...
Një grup pune ndërkombëtar i krijuar në mars për të us...
Një shumicë dërrmuese dhe në rritje e amerikanëve thon...
Disa emigrantë shqiptarë kanë shpëtuar nga vdekja një ...
Pasi një parazit vdekjeprurës i quajtur "varroa" u zbu...
Një ish-gardian nazist i kampeve të përqëndrimit është...
Dy tërmete kanë tronditur Turqinë mbrëmjen e sotme. T...
Zëvendësministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Ryabkov, u...
Qeveria e Kosovës, me në krye kryeministrin Albin Kurt...
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për bisedime...
Policia në Maqedoninë e Veriut njoftoi se dy emigrantë...
Të mërkurën inteligjenca ukrainase bëri të ditur se 14...
Kushërira e Vladimir Putinit dhe njeriu i dytë më i pa...
Personel ndihmës i huaj, veçanërisht punonjës nga Turq...
Dëshmia të martën në Komisionin që po heton sulmin e 6...
Hetuesit e Kombeve të Bashkuara publikuan një raport t...
Të mbledhur në takimin e nivelit të lartë në Madrid të...
NATO e ka shpallur Rusinë “kërcënimin më të madh dhe m...
Ministri turk i Drejtësisë Bekir Bozdag tha se Turqia do t...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita shprehu pak ...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...