Sondazhi: Shumica e amerikanëve mendojnë se vendi nuk po ecën në rrugën e duhur
Një shumicë dërrmuese dhe në rritje e amerikanëve thon...

Një grup pune ndërkombëtar i krijuar në mars për të ushtruar presion ndaj Rusisë për t'i dhënë fund luftës së saj në Ukrainë ka bllokuar fonde dhe prona me vlerë mbi 30 miliardë dollarë të oligarkëve rusë.
Përveç sekuestrimit të jahteve dhe shtëpive luksoze, grupi i punës, i njohur si REPO (Elitat Ruse, Mbështetësit dhe Oligarkët), tha të mërkurën se ka ngrirë rreth 300 miliardë dollarë pasuri të Bankës Qendrore Ruse. Ukraina po i kërkon fondet e ngrira për rindërtimin e rajoneve të shkatërruara nga lufta.
“Puna e REPO-s nuk ka përfunduar ende”, thuhet në deklaratën e grupit. "Në muajt e ardhshëm, anëtarët e REPO-s do të vazhdojnë të gjurmojnë pasuritë e sanksionuara nga Rusia dhe nuk do të lejojnë rusët e sanksionuar që të minojnë masat e grupit REPO."
Grupi i punës i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara u krijua më 17 mars me qëllim të konfiskimit të pasurive të individëve dhe subjekteve ruse që janë sanksionuar në lidhje me sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës që filloi më 24 shkurt. Përveç Shteteve të Bashkuara, anëtare të këtij grupi janë edhe Australia, Britania, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe Komisioni Europian.
Që nga fillimi i sulmit ndaj Ukrainës, Departamenti amerikan i Thesarit ka vendosur sanksione ndaj qindra subjekteve dhe individëve të afërt me presidentin rus Vladimir Putin.
Në lëvizjen e fundit të martën, Departamenti i Thesarit njoftoi sanksione kundër 70 subjekteve ruse, shumë prej të cilave konsiderohen kritike për aftësitë mbrojtëse të Rusisë, dhe 29 individëve rusë.
Si pjesë e fushatës së presionit amerikan ndaj Rusisë, Departamenti amerikan i Drejtësisë krijoi grupin e punës “KleptoCapture” në mars. Duke punuar me partnerë të huaj, grupi i punës ka sekuestruar pasuri në pronësi të oligarkëve rusë me vlerë qindra miliona dollarë.
Në prill, autoritetet spanjolle, me kërkesë të Departamentit të Drejtësisë, sekuestruan një super jaht në pronësi të miliarderit rus Viktor Vekselberg.
Në maj, autoritetet e Fixhit bllokuan një jaht me vlerë prej 300 milionë dollarësh në pronësi të një oligarku tjetër të sanksionuar, Suleiman Kerimov. Jahti luksoz “Amadea”, 106 metra i gjatë, mbërriti në Gjirin e San Diegos të hënën, tha Departamenti i Drejtësisë.
Zyrtarët ukrainas thonë se duan të marrin pasuritë e ngrira ruse, duke përfshirë qindra miliarda dollarë në rezervat e Bankës Qendrore Ruse, për të financuar rindërtimin e Ukrainës.
Muajin e kaluar, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha se kostoja e rindërtimit të ekonomisë dhe infrastrukturës së vendit të tij mund të shkojë deri në 600 miliardë dollarë.
Disa vende europiane kanë mbështetur kërkesën e Ukrainës, ndërsa Departamenti i Drejtësisë i ka kërkuar Kongresit autoritet për të transferuar në Ukrainë disa nga të ardhurat nga konfiskimi i pasurive të oligarkëve./VOA
Një shumicë dërrmuese dhe në rritje e amerikanëve thon...
Disa emigrantë shqiptarë kanë shpëtuar nga vdekja një ...
Pasi një parazit vdekjeprurës i quajtur "varroa" u zbu...
Një ish-gardian nazist i kampeve të përqëndrimit është...
Dy tërmete kanë tronditur Turqinë mbrëmjen e sotme. T...
Zëvendësministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Ryabkov, u...
Qeveria e Kosovës, me në krye kryeministrin Albin Kurt...
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për bisedime...
Policia në Maqedoninë e Veriut njoftoi se dy emigrantë...
Të mërkurën inteligjenca ukrainase bëri të ditur se 14...
Kushërira e Vladimir Putinit dhe njeriu i dytë më i pa...
Personel ndihmës i huaj, veçanërisht punonjës nga Turq...
Dëshmia të martën në Komisionin që po heton sulmin e 6...
Hetuesit e Kombeve të Bashkuara publikuan një raport t...
Të mbledhur në takimin e nivelit të lartë në Madrid të...
NATO e ka shpallur Rusinë “kërcënimin më të madh dhe m...
Ministri turk i Drejtësisë Bekir Bozdag tha se Turqia do t...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u ka thënë liderëv...
Josef S. mohoi deri në fund se kishte punuar në kampin e p...
Policia gjermane bën të ditur se ka arrestuar një person t...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...