
Strategjia e re e NATO-s: Rusia rreziku kryesor; Ftesë zyrtare Suedisë dhe Finlandës
Të mbledhur në takimin e nivelit të lartë në Madrid të...
Hetuesit e Kombeve të Bashkuara publikuan një raport të mërkurën ku thuhet se emigrantët që mbahen në Libi përballen me abuzime të tmerrshme, veçanërisht gratë të cilat janë viktima të dhunës seksuale dhe shpeshherë detyrohen t’i nënshtrohen përdhunimit në këmbim të ushqimit.
Misioni i Pavarur i Gjetjes së Fakteve në Libi përsëriti se krimet më të këqija sipas ligjit ndërkombëtar ka të ngjarë që po ndodhin në vendin e shkatërruar nga lufta, me gratë emigrante që vuajnë disa nga abuzimet më të rënda.
"Misioni ka prova të forta për të besuar se krimet kundër njerëzimit, të vrasjes, torturës, burgosjes, përdhunimit, zhdukjes me forcë dhe akteve të tjera çnjerëzore janë kryer në disa vende të paraburgimit në Libi që nga viti 2016-të”, thuhet në deklaratë.
Emigrantët burgosen vazhdimisht nga autoritetet dhe nga trafikuesit e qenieve njerëzore në Libi – një vend kyç tranziti për dhjetëra mijëra njerëz, kryesisht nga Afrika, që shpresojnë të arrijnë në Europë.
Trafikantët kanë përfituar nga kaosi që ka përfshirë vendin që nga rrëzimi dhe vrasja e diktatorit Moamer Kadhafi.
Këtë javë po mbahen në Gjenevë bisedimet mes qeverive rivale të Libisë për përcaktimin e rregullave mbi zgjedhjet e shumëpritura, me qëllim që t’i jepet fund kaosit.
Raporti i misionit faktmbledhës, që do t'i paraqitet Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut javën e ardhshme, tha se kishte mbledhur prova të shumta të "përdorimit sistematik të burgosjes së zgjatur dhe arbitrare" të migrantëve në Libi.
Hetuesit, të cilët bënë disa udhëtime në Libi, përshkruan se si emigrantët në paraburgim përballen me "akte të vrasjes, torturës, përdhunimit dhe akteve të tjera çnjerëzore".
Në raport nënvizohej “dhuna seksuale nga ana e trafikantëve dhe kontrabandistëve, shpeshherë me qëllim zhvatjen e familjeve”.
"Mision ka dokumentuar gjithashtu raste të përdhunimit në vendet e paraburgimit, ku gratë emigrante detyrohen të kryejnë marrëdhënie seksuale për të mbijetuar, në këmbim të ushqimit apo produkteve të tjera esenciale”, shkruhet në raport.
Në fakt, rreziku i njohur i dhunës seksuale konsiderohet i madh, thuhet në raport, aq sa "disa gra dhe vajza emigrante vendosin një implant kontraceptiv përpara se të udhëtojnë atje për të shmangur shtatzëninë e padëshiruar për shkak të një dhune të tillë.”
Hetuesit sollën në vëmendje disa histori të dhimbshme të dëgjuara nga emigrantët në Libi. Një grua, e cila u mbajt në qytetin verior të Ajdabiya, "përshkroi se si rrëmbyesit e saj kërkuan favore seksuale në këmbim të ujit që asaj i nevojitej për të larë foshnjën e saj 6-muajshe, shkruhet në raport.
"I lejova të më përdhunonin. Nuk kisha asnjë mundësi tjetër. E bëra për vajzën time. Nuk mund ta lija në atë gjendje”, deklaroi ajo.
Misionit faktmbledhës, që u krijua nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut i OKB-së në qershor të 2020-ës, i mbaron mandati pas pak ditësh.
Por një grup vendesh afrikane i kanë paraqitur këshillit një projekt-rezolutë që do ta lejonte atë të vazhdonte punën edhe për nëntë muaj të tjerë.
Në një raport të paraqitur tetorin e kaluar, hetuesit arritën në përfundimin se në Libi mund të ishin kryer krime kundër njerëzimit, përfshirë raste të dokumentuara në qendrat e paraburgimit dhe ndaj emigrantëve.
Ata kanë hartuar një listë të individëve dhe grupeve që besohet se qëndrojnë pas këtyre krimeve, por lista mbetet konfidenciale.
Ata do të paraqesin një raport tjetër brenda pak ditësh duke dhënë më shumë detaje mbi krimet e kryera në qytetin e Tarhunas, në juglindje të Tripolit, ku dhjetëra varre masive janë zbuluar gjatë dy viteve të fundit./ REL
Të mbledhur në takimin e nivelit të lartë në Madrid të...
NATO e ka shpallur Rusinë “kërcënimin më të madh dhe m...
Ministri turk i Drejtësisë Bekir Bozdag tha se Turqia do t...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u ka thënë liderëv...
Josef S. mohoi deri në fund se kishte punuar në kampin e p...
Policia gjermane bën të ditur se ka arrestuar një person t...
Japonia është duke u përballur me valën më të madhe të...
Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se Shtetet e Ba...
Udhëheqësit e vendeve anëtare të NATO-s janë mbledhur ...
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kos...
Ky është një burg në Ukrainë ku mbahen ata që nuk janë...
Lufta në Ukrainë është luftë për ndikim dhe pushtet. R...
Rusia po punon në mënyrë aktive për të "normalizuar" s...
Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar një raund të ri sank...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Bi...
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Kieli të Gjermani...
Ministria e Jashtme e Bullgarisë tha të martën se i ki...
Teksa prisnin ardhjen e Presidentit të SHBA-së Joe Bid...
Kryebashkiaku i Kievit Vitali Klitschko, i cili ndodhe...
Deputetja Yael Braun-Pivet u bë gruaja e parë që është...
Lefter Gështenja, deputeti i Lulzim Bashës me kompaninë “C...
Irfan Hysenbelliu, biznesmeni i mbytur në borxhe dhe kredi...
CNA.al prej disa ditësh ka raportuar në lidhje me deputeti...
Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja, ka hapur...
Sulmi kibernetik që ndodhi në muajin korrik ka prekur edhe...
Kunati i Mimi Kodhelit, ish-ministes së Edi Ramës, pasi ka...
Vettingu nuk po arrin të zgjidhë të gjitha problemet e...
Komisionerja e Vettingut, Etleda Çiftja, është paraqitur s...
Policia ka ndërhyrë gjatë një sherri mes dy bashkëjetuesve n...
Një person rreth të 50-ave është gjetur i mbytur në liqenin ...
Policia kufitare ka bblokuar gjatë ditës së sotme një ...
Një aksident është regjistruar rreth orës 20:20, në ak...
Territori shqiptar përgjatë gjithë 24-orëshit parashikohet...
Që nga maji asnjë kroçerë nuk ka ndaluar në brigjet shqipt...
Territori shqiptar përgjatë gjithë 24-orëshit parashikohet...
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka njoftuar se nesër do t...
Teherani tha se Salman Rushdie është fajtor për sulmin...
Bashkimi Europian ka shprehur shqetësimin për deklaratat q...
Një vit pas rrëzimit të Qeverisë afgane të njohur ndërkomb...
Dyzetedy shtete nga e mbarë bota kanë nënshkruar një dekla...
Qendra Kombëtare e Kinematografisë ka reaguar për ndar...
Aktori dhe regjisori i njohur, Astrit Çerma, ka reagua...
Kristaq Dhamo, kineasti i mirënjohur shqiptar mbylli s...
Kineasti i mirënjohur Kristaq Dhamo është ndarë nga je...
Euro dhe dollari e nisin javën në pozicionin e njëjtë si m...
Monedhat e huaja e mbyllin javën pa ndryshuar kurs. Edhe ...
Politikanët gjermanë në nivel federal dhe të landeve janë ...
Sot në tregun valutor dollari amerikan blihet me 113.3 lek...