Po flinin në hekurudhë/ Treni shtyp për vdekje dy emigrantët në Maqedoninë e Veriut
Policia në Maqedoninë e Veriut njoftoi se dy emigrantë...

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha të mërkurën se është vënë në përpjekje për të organizuar një takim politik të nivelit më të lartë, para pushimeve të verës, për t’i dhënë një shtysë të re procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve. Zoti Lajçak i bëri këto komente në fund të një vizite treditore në Prishtinë prej nga shkoi në Beograd.
“Siç e dini jemi organizatorë të takimeve të rregullta mujore ndërmjet kryenegociatorëve nga të dyja palët. Takimin e radhës do ta kemi në korrik. Por, gjithashtu jemi duke punuar që t’i takojmë të dy udhëheqësit, Kryeministrin Kurti dhe Presidentin Vuçiç, një takim që do të ishte ideal të ndodhë para pushimeve verore në Bruksel. Ka një numër dokumentesh të cilat jemi duke i diskutuar, një dokument i rëndësishëm për personat e zhdukur, një dokument i rëndësishëm për bashkëpunimin rajonal”.
23 vjet pas luftës, nga e cila Kosova doli me mbi 5 mijë të zhdukur, ende nuk dihet asgjë për fatin e mbi 1,600 prej tyre. Zoti Lajçak tha se çështja e të pagjeturve është përparësi në procesin e bisedimeve, duke paralajmëruar mundësinë e nënshkrimit të dokumenteve rreth kësaj çështjeje, por nuk dha më shumë hollësi për përmbajtjen e tyre.
Ai tha se procesi i bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është duke ecur mirë dhe se dëshmi për këtë është miratimi i udhërrëfyesit për zbatimin e marrëveshjeve për energjinë, ditë më parë në Bruksel.
“Ky dokument përmban afate të qarta kohore dhe hapa konkretë të kësaj marrëveshjeje, dhe me këtë marrëveshje që arritëm javën e kaluar kemi një situatë të re ku një kompani e themeluar në Kosovë dhe sipas ligjeve të Kosovës, do të fillojë të furnizojë me energji elektrike katër komunat veriore me shumicë serbe. Kjo mundëson që të arrihet përfundimi i praktikave të deritashme jotransparente dhe që të gjithë konsumatorët në Kosovë të kenë të njëjtat të drejta dhe detyrime”, tha ai.
Vitin e kaluar, Kryeministri Kurti dhe Presidenti Vuçiç u takuan dy herë në Bruksel, por pa ndonjë përparim. Që nga ajo kohë, zoti Lajçak ka zgjedhur të zhvillojë takime të ndara që të sigurohet se takimi i radhës të ketë rezultate konkrete.
“Nuk dëshirojmë t’i shohim udhëheqësit që takohen e pastaj e kritikojnë njëri-tjetrin, dëshirojmë të shohim që takohen dhe pajtohen për gjëra që janë të rëndësishme për qytetarët në Kosovë dhe në Serbi. Siç e dini, kam pasur mundësinë të jem në darkë joformale në muajin maj në Berlin me Kryeministrin Kurti dhe Presidentin Vuçiç, dhe tani ndjej se e kemi vrullin që të zhvillojmë takime më të shpeshta e më të rregullta ndërmjet udhëheqësve”, tha ai.
Kosova dhe Serbia janë përfshirë në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve që nga viti 2011 dhe që atëherë janë arritur një varg marrëveshjesh.
Një anketë e Institutit Demokratik të Kosovës, e zhvilluar në Kosovë dhe Serbi, nxjerr në pah se qytetarët janë përgjithësisht të pakënaqur nga rezultati i bisedimeve. Sipas studimit që u publikua të mërkurën, 49.3 për qind e të anketuarve në Kosovë dhe 56.5 për qind e atyre në Serbi besojnë se marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve janë siç kanë qenë pavarësisht bisedimeve.
“Vetëm 11 për qind e të anketuarve në Kosovë dhe 7.9 për qind në Serbi, besojnë se qytetarët po përfitojnë diçka nga ky proces”, tha Violeta Haxholli nga Instituti Demokratik i Kosovës.
Në Kosovë, sipas studimit, Serbia shihet si përgjegjëse për mungesën e përparimit, ndërsa në Serbi përgjegjës shihet Bashkimi Europian. 75.4 për qind e të anketuarve në Serbi dhe 70.3 për qind e të anketuarve në Kosovë nuk janë të kënaqur me rolin ndërmjetësues të Bashkimit Europian në procesin e bisedimeve.
Në pyetjen se a mendojnë që Serbia dhe Kosova mund të arrijnë një marrëveshje përfundimtare që përfshin njohjen e ndërsjellë, 35.4 për qind e të anketuarve në Kosovë e besojnë një gjë të tillë, ndërsa në Serbi 56.1 për qind besojnë se nuk do të ketë fare marrëveshje përfundimtare./ VOA
Policia në Maqedoninë e Veriut njoftoi se dy emigrantë...
Të mërkurën inteligjenca ukrainase bëri të ditur se 14...
Kushërira e Vladimir Putinit dhe njeriu i dytë më i pa...
Personel ndihmës i huaj, veçanërisht punonjës nga Turq...
Dëshmia të martën në Komisionin që po heton sulmin e 6...
Hetuesit e Kombeve të Bashkuara publikuan një raport t...
Të mbledhur në takimin e nivelit të lartë në Madrid të...
NATO e ka shpallur Rusinë “kërcënimin më të madh dhe m...
Ministri turk i Drejtësisë Bekir Bozdag tha se Turqia do t...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u ka thënë liderëv...
Josef S. mohoi deri në fund se kishte punuar në kampin e p...
Policia gjermane bën të ditur se ka arrestuar një person t...
Japonia është duke u përballur me valën më të madhe të...
Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se Shtetet e Ba...
Udhëheqësit e vendeve anëtare të NATO-s janë mbledhur ...
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kos...
Ky është një burg në Ukrainë ku mbahen ata që nuk janë...
Lufta në Ukrainë është luftë për ndikim dhe pushtet. R...
Rusia po punon në mënyrë aktive për të "normalizuar" s...
Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar një raund të ri sank...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...