Rusia tërhiqet nga ishulli i Gjarprit të Ukrainës
Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi të enjten tërheqjen...

Në ditën e fundit të takimit të nivelit të lartë të NATO-s në Madrid, Presidenti Biden foli në një konferencë shtypi për planet e qeverisë amerikane për rritjen e pranisë ushtarake në Evropë. Ai deklaroi se do të mbrohet çdo centimetër territor i NATO-s. Nga ana e saj, aleanca po planifikon të shtatëfishojë forcat e saj të reagimit të shpejtë.
NATO e konsideron takimin e Madridit si tepër të rëndësishëm për të ardhmen e aleancës në një botë më konkuruese dhe më të rrezikshme. Shtetet e Bashkuara u zotuan të rrisin më tej praninë e forcave amerikane në Evropë. Presidenti Joe Biden deklaroi sot në një konferencë për shtyp se do të mbrohet çdo centimetër territor i NATO-s.
“Nga ana jonë, Shtetet e Bashkuara po veprojnë ekzaktësisht siç kisha thënë se do të vepronin, nëse Putini do të fillonte sulmin. Po forcojmë praninë e forcave tona në Evropë. Po dislokojmë anije të tjera në Spanjë. Po dislokojmë njësi të tjera të mbrojtjes ajrore në Gjermani. Më shumë (avionë) F-35 në Britani. Dhe për të forcuar krahun tonë lindor, një shtab të ri të përhershëm në Poloni për Korpusin e 5-të të Ushtrisë Amerikane; një brigadë të re forcash luftarake në Rumani; dislokime të mëtejshme në vendet balltike. Gjërat po ndryshojnë, për t’iu përshtatur botës që kemi sot”, tha Presidenti Biden.
Gjithashtu, NATO po planifikon një rritje me shtatë herë të forcës së saj të reagimit të shpejtë, në rreth 300 mijë trupa.
“Është pjesë e riorientimit të NATO-s, pas dekadash operacionesh ndërkombëtare për menaxhimin e krizave, për t’u fokusuar tek mbrojtja e territorit aleat”, thotë Charly Salonius-Pasternak, nga Instituti Finlandez i Marrëdhënieve Ndërkombëtare.
NATO gjithashtu pritet të zgjerohet. Finlanda dhe Suedia morën ftesë zyrtare pasi Turqia hoqi veton e saj në prag të takimit. Secili vend anëtar duhet të miratojë kërkesat proces që mund të përfundojë edhe brenda disa javëve.
“Është një nga elementët që e bënë Madridin një takim historik. Ishte e mrekullueshme, që u arrit që në fillim. Anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO mundëson rikonceptimin e mbrojtjes së Evropës Veriore”, thotë zoti Salonius-Pasternak.
Pozicionimi i ri strategjik i NATO-s paraqitet në dokumentin “Koncepti Strategjik” të miratuar gjatë sesionit të së martës.
“E bën të qartë se Rusia përbën rrezikun më domethënës dhe më të drejtpërdrejtë për sigurinë tonë”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jen Stoltenberg.
Ndërsa NATO forcon mbrojtjen, Ukraina vazhdon të përballet me forcën e plotë të sulmit rus.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy iu drejtua samitit nga Kievi.
“Kjo nuk është një luftë që po bën Rusia vetëm kundër Ukrainës. Kjo është një luftë për të drejtën për të diktuar rrethanat në Evropë – për atë se si do të jetë rendi botëror në të ardhmen”, tha zoti Zelenskyy.
NATO ra dakord për një paketë të re afatgjatë mbështetjeje për Ukrainën. Vendet anëtare të NATO-s po dërgojnë armatime të rënda, por Ukraina thotë se ka nevojë për shumë më tepër.
“U është dashur të bëjnë shumë trajnime fillestare. E kanë bërë këtë. Disa sisteme janë dorëzuar. Pra, po jepen pak nga pak, për fat të keq”, thotë Jim Townsend, ish-Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Mbrojtjes për Evropën.
Anëtarëve të NATO-s iu bashkuan vendet aleate nga rajoni Indo-Paqësor: Japonia, Koreja e Jugut, Australia dhe Zelanda e Re. Për herë të parë, Koncepti i ri Strategjik i NATO-s përmend Kinën.
"Shohim një partneritet strategjik të thelluar mes Moskës dhe Pekinit, dhe një vendosmëri në rritje të Kinës; politikat e saj shtrënguese kanë pasoja për sigurinë e aleatëve (në NATO) dhe partnerëve tanë", tha zoti Stoltenberg.
Takimi i nivelit të lartë në Madrid shënon një moment historik për NATO-n – në përballjen me sfida të reja, që nga ndryshimet klimatike dhe deri tek Kina. Por Koncepti i saj i ri Strategjik është i qartë – se Rusia paraqet rrezikun më të madh të sigurisë – dhe aleanca duhet t'i përshtatet këtij kërcënimi./ VOA
Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi të enjten tërheqjen...
Sekretari i Përgjithshëm i NATOS-s, Jens Stoltenberg, ...
Qeveria e Kosovës vendosi masën e reciprocitetit me Serbin...
"Britania e Madhe do të dërgojë ekspertë ushtarakë në ...
Presidenti rus, Vladimir Putin, ende synon të pushtojë...
Agjencitë amerikane të zbulimit vlerësojnë se lufta e ...
Qeveria e Kosovës vendosi të mërkurën që të kufizojë d...
Një grup pune ndërkombëtar i krijuar në mars për të us...
Një shumicë dërrmuese dhe në rritje e amerikanëve thon...
Disa emigrantë shqiptarë kanë shpëtuar nga vdekja një ...
Pasi një parazit vdekjeprurës i quajtur "varroa" u zbu...
Një ish-gardian nazist i kampeve të përqëndrimit është...
Dy tërmete kanë tronditur Turqinë mbrëmjen e sotme. T...
Zëvendësministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Ryabkov, u...
Qeveria e Kosovës, me në krye kryeministrin Albin Kurt...
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për bisedime...
Policia në Maqedoninë e Veriut njoftoi se dy emigrantë...
Të mërkurën inteligjenca ukrainase bëri të ditur se 14...
Kushërira e Vladimir Putinit dhe njeriu i dytë më i pa...
Personel ndihmës i huaj, veçanërisht punonjës nga Turq...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...