Britania, në alarm/ 1.7 milionë raste me COVID vetëm në një javë
Numri i infektimeve me COVID në Mbretërinë e Bashkuar ...

Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange, ka apeluar në Gjykatën Supreme në Londër, për të bllokuar ekstradimin e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), tha vëllai i tij, të premten.
Autoritetet amerikane po kërkojnë 50-vjeçarin Assange për 18 akuza, duke përfshirë akuzën për spiunazh, e cila ka të bëjë me publikimin në WikiLeaks të sasive të mëdha të të dhënave të klasifikuara ushtarake amerikane dhe kabllogrameve diplomatike, për të cilat Uashingtoni ka thënë se kanë rrezikuar jetë.
Muajin e kaluar, ministrja e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar, Priti Patel miratoi ekstradimin e tij në SHBA. Zyra e saj tha se gjykatat britanike kishin vendosur se ekstradimi i Assange nuk ishte i papajtueshëm me të drejtat e tij njerëzore dhe se ai do të trajtohej në mënyrë të përgjegjshme.
Ekipi ligjor i Assange e apeloi vendimin në Gjykatën Supreme, konfirmoi vëllai i tij Gabriel Shipton. Gjykata duhet të miratojë ankesën, por çështja ligjore ka të ngjarë të zvarritet me muaj.
“Ne gjithashtu i bëjmë thirrje qeverisë australiane që të ndërhyjë në këtë rast menjëherë, për t’i dhënë fund këtij makthi”, tha Shqipton për Reutersin, marrë parasysh që Julian është i lindur në Australi.
Assange kërkohet nga Shtetet e Bashkuara për publikimin e dokumenteve të klasifikuara ushtarake dhe kabllogrameve diplomatike dhe përballet me 18 akuza, përfshirë spiunazhin.
Në vitin 2010, WikiLeaks i tij publikoi qindra mijëra dokumente dhe dosje diplomatike që zbulonin krimet e luftës të kryera nga trupat amerikane gjatë operacioneve ushtarake në Afganistan dhe Irak.
Shtetet e Bashkuara thonë se me rrjedhjen e të dhënave është shkelur ligjin dhe janë rrezikuar jetë, ndërsa Assange beson se rasti është i motivuar politikisht.
Assange, i cili mohon të ketë kryer ndonjë krim, ka qenë në burgun Belmarsh të Londrës që nga viti 2019. Ai u arrestua pasi u dëbua nga ambasada e Ekuadorit në Londër, për shkelje të kushteve të dorëzanisë.
Ai hyri në ambasadë në vitin 2012 për të shmangur ekstradimin në Suedi, ku përballej me akuza për sulm seksual, të cilat i mohoi. Akuzat kundër tij në Suedi janë hequr ndërkohë.
Ai kaloi shtatë vjet në ambasadën e Ekuadorit në Londër, e cila gjithashtu i dha nënshtetësinë ekuadoriane. Pasi presidenti ekuadorian Lenin Moreno, në prill të vitit 2019, njoftoi në Twitter se Ekuadori kishte marrë një “vendim sovran për të tërhequr azilin”, policia britanike arrestoi themeluesin e WikiLeaksit.
Nëse gjykohet në Shtetet e Bashkuara, Assange mund të përballet me 175 vjet burg për marrjen dhe publikimin e dokumenteve sekrete./rel
Numri i infektimeve me COVID në Mbretërinë e Bashkuar ...
Dënimi me burg të përjetshëm i dhënë dje për një adole...
Çfarë fshihet pas mbështetjes së Koresë së Veriut ndaj...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të premten se...
Shaip Kamberi është rizgjedhur sërish si deputet i shq...
Një situatë e pakëndëshme i ka shoqëruar sot pasagjerë...
Autoritetet ukrainase thanë se sulmet ruse me raketa n...
Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se nga data 1 k...
Jam i bindur se kemi gjetur një zgjidhje kompromisi me...
Një numër i madh dhishë u lanë të lira për t’u ushqyer në ...
Kancelari gjerman Olaf Sholc dëshiron një lehtësim ...
Kryeministri në largim i Bullgarisë, Kiril Petkov, i k...
Greqia i ka dërguar një kërkesë zyrtare Shteteve të Ba...
Vetëm dy ditë pasi ra dakord për të hequr veton ndaj a...
Rusia kërkoi takim me ambasadorin e Britanisë së Madhe...
Kosova është pushtuar nga reshje të dendura shiu, erë ...
Franca përfundon këtë të enjte drejtimin e presidencës së ...
Në rajonin e Zaporizhia të Ukrainës, shumë kopshte të ...
NATO-ja u kritikua nga Moska dhe Pekini të enjten, pas...
Tradhti ndaj Malit të Zi, kapitullim i shtetit para Ki...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...