Media greke: Erdogan s’i ndal provokimet, ngre akuza për shkelje të hapësirës ajrore turke
“Presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan vazhdon të provo...

Kjo është ende një pamje e pazakontë në Gjermani. Një afro-gjermane ministre. 29-vjeçarja Aminata Touré e partisë Të Gjelbrit, për katër vitet e ardhshme do të jetë ministre për çështje sociale në landin gjermano-verior, Schleswig-Holstein. Landi me afro 3 milionë banorë po shkruan kështu histori.
"Çfarë nderi. Nga sot jam Ministre për Çështjet Sociale, Rininë, Familjen, të moshuarit, Integrimin dhe Barazinë në Schleswig-Holstein. Jam e lumtur që jam pjesë e Kabinetit II të Daniel Günther. Do ta kryej detyrën me ndërgjegje dhe me gëzim", shkroi Toure në "Twitter".

Që Touré në këtë post nuk do ta ketë të lehtë, kjo merret me mend. Në media sociale filluan që tani skeptikët të kërkonin jetëshkrimin e saj dhe të ankoheshin që ajo, përveç një diplome bachelor në shkenca politike, nuk mund të dëshmonte asnjë përvojë tjetër profesionale.
Por Toure nuk është kaq e panjohur. Ajo ka katër vjet që është në parlamentin e landit dhe ka drejtuar edhe shumë seanca si nënkryetare e Parlamentit.
Kolë Gjoka, konsulli i nderit i Shqipërisë për Gjermaninë veriore, por edhe vetë aktivist në politikë, aktualisht kryetar i CDU-së në qytetin Elmshorn, në të njëjjtin land, thotë për "DW": "Asaj nuk i është besuar posti për shkak të ngjyrës së lëkurës, por sepse është intelektuale dhe dallon nga shumica e anëtarëve të partisë së vet”.

Rritur në azil
E megjithatë, ngjyra e lëkurës, por jo vetëm, edhe përvoja e saj si bijë azilkërkuesish, kanë qenë elemente të rëndësishme në formimin e saj si njeri, por edhe si politikane. E lindur në vitin 1992 në Neumünster të Gjermanisë, ajo është rritur në një strehimore azilkërkuesish. Prindërit kishin ardhur në Gjermani nga Mali vetëm një vit më parë dhe luftonin për të drejtën e qëndrimit. Vetëm në moshën 12-vjeçare ajo arriti të marrë shtetësinë gjermane. Pikërisht atë vit, i ati do të linte nënën me katër vajzat.
Fillon një fazë tejet e vështirë për nënën, që do të kujdesej e vetme për katër vajzat. "Unë i takoj një brezi njerëzisht që nuk kanë qenë të mirëseardhur. Për një kohë të gjatë nuk janë pranuar si pjesë të kësaj shoqërie. Por ne kemi bërë tonën, dhe ka gjëra në këtë shoqëri që ne i kritikojmë, por kemi edhe sugjerime se si t'i ndryshojmë”, tha jo dikur në një intervistë me "DW".

Për shanse të barabarta
Touré ka tani mundësinë të ndryshojë vërtet diçka. Në një intervistë të dhënë për median gjermane pas betimit, ajo tha se është e vetëdijshme për përgjegjësinë që ka: "Biografia nuk zëvendëson politikën. Është e rëndësishme që të përballesh me njerëzit që kanë këto sfida dhe të zhvillosh koncepte politike. Kombinimi i të gjithave bën politikën”.
Kolë Gjoka ka besim se Touré do të sjellë koncepte të reja dhe jokonvencionale në qeverinë e landit. Për një gjë ai është i sigurt: Ajo do të ketë mbështetje të plotë nga kryeministri demokristian, Daniel Guenther, i cili i përket CDU-së, ani pse partia e tij ka nivelin më të ulët për sa i përket përfaqësimit të imigrantëve në politikë./CNA.al
“Presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan vazhdon të provo...
NATO mund të jetë në gjendje të mbrojë anëtarët e saj ...
Të paktën 21 persona u vranë sot nga sulmet e forca...
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, k...
Mediat greke kanë publikuar pamjet nga përleshja që ço...
Autoritetet në Maqedoninë e Veriut thanë sot se propoz...
Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange, ka apeluar në ...
Numri i infektimeve me COVID në Mbretërinë e Bashkuar ...
Dënimi me burg të përjetshëm i dhënë dje për një adole...
Çfarë fshihet pas mbështetjes së Koresë së Veriut ndaj...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të premten se...
Shaip Kamberi është rizgjedhur sërish si deputet i shq...
Një situatë e pakëndëshme i ka shoqëruar sot pasagjerë...
Autoritetet ukrainase thanë se sulmet ruse me raketa n...
Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se nga data 1 k...
Jam i bindur se kemi gjetur një zgjidhje kompromisi me...
Një numër i madh dhishë u lanë të lira për t’u ushqyer në ...
Kancelari gjerman Olaf Sholc dëshiron një lehtësim ...
Kryeministri në largim i Bullgarisë, Kiril Petkov, i k...
Greqia i ka dërguar një kërkesë zyrtare Shteteve të Ba...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...