Sulmi i 6 janarit mbizotëron debatin e zgjedhjeve për Kongres në Uajoming
Sulmi i 6 janarit në Kapitolin e Shteteve të Bashkuara...

Një armëpushim midis Xhihadit Islamik dhe Izraelit duket se po respektohet pas tri ditë luftimesh të ashpra. Përleshjet e fundit në Gaza nxorën në pah problemet me të cilat vazhdojnë të përballen 2 milionë palestinezët që jetojnë atje. Nivelet e varfërisë dhe papunësisë janë të larta dhe 95 për qind e ujit është i papijshëm.
Pas tri ditësh luftime të ashpra midis Izraelit dhe lëvizjes Xhihadi Islamik në Gaza, duket se një armëpushim mes dy palëve po respektohet. Kryeministri izraelit Yair Lapid vlerësoi sukseset taktike të ushtrisë, por politikani i qendrës gjithashtu u përpoq të afrohej me 2 milionë palestinezët e Gazës.
“Dua t'i drejtohem banorëve të Gazës dhe t'u them se ka një rrugë tjetër. Ne dimë të mbrohemi nga kushdo që na kërcënon, por dimë gjithashtu si t'u japim punë dhe një jetë dinjitoze kujtdo që dëshiron të jetojë në paqe pranë nesh”, tha kryeministri izraelit.
Megjithatë, për shumë banorë të Gazës, sulmet izraelite janë ato që po lënë më shumë shkatërrim dhe po rëndojnë situatën.
“Shtëpia ime u dëmtua nga një bombë izraelite dhe ne tani po qëndrojmë me të afërmit. Nuk e di se çfarë do të bëjmë. Babai im vdiq një vit më parë, kështu që jam vetëm me nënën, motrat dhe dy vëllezërit e vegjël. Nuk kemi para, as për ushqim”, thotë banorja e Gazës Yara Mahamu.
Lëvizja islamike Hamas, e cila kontrollon Gazën, këtë herë qëndroi jashtë luftimeve. Analistët palestinezë sugjerojnë se Hamasi nuk donte të rrezikonte përfitimet që merr nga Izraeli, përfshirë kalimin e karburantit nëpër pikat e kontrollit dhe pothuajse 15,000 leje për punëtorët e Gazës për të hyrë në Izrael. Secili prej këtyre punëtorëve mbështet rreth 10 persona.
“Përfituesi më i madh në skenën palestineze është Hamasi. Hamasi, dëshmoi se ka fuqinë në Gaza dhe se mund të frenojë Xhihadin Islamik”, thotë analisti palestinez Ghaith Al-Omari.
Por armëpushimi nuk bën asgjë për zgjidhjen e problemeve endemike në Gaza, ku dy të tretat e banorëve jetojnë në varfëri, papunësia është mbi 50 për qind dhe shumica e popullsisë jeton me ndihmën ushqimore të Kombeve të Bashkuara.
“Ka qasje të kufizuar në udhëtime. Banorët furnizohen me energji elektrike 12 orë në ditë, ndonjëherë vetëm katër orë në ditë. Infrastruktura është shumë e dobët për arsye të ndryshme. Ka mungesa të ilaçeve dhe pajisjeve. Disa nga mjekët e talentuar janë larguar nga Gaza. Uji në Gaza është shumë i kripur dhe pothuajse 95 për qind e tij nuk është i pijshëm”, thotë analisti ekonomik palestinez Omar Shaban.
Shumë banorë thonë se pa një zgjidhje humanitare për problemet e Gazës është vetëm çështje kohe deri në valën e ardhshme të dhunës./ VOA
Sulmi i 6 janarit në Kapitolin e Shteteve të Bashkuara...
Parlamenti i Letonisë e përcaktoi të enjten Rusinë si ...
Tajvani ka kryer stërvitje ushtarake më 11 gusht, një ditë...
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka r...
Komisioni Europian njoftoi ndërprerjen e mbikëqyrjes së bu...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të kryejnë më shumë...
Britania e Madhe thotë se Rusia "me siguri ka krijuar ...
Pasi kontrolluan shtëpinë e saj, autoritetet ruse kanë...
Rënia e çmimeve të karburantit, fluturimeve ajrore dhe...
Zyrtarët federalë po thonë pak deri më tani për kontro...
Zyrtarët ukrainas thonë se 9 avionë luftarakë rusë u s...
Kina kërcënoi sërish të mërkurën se mund të përdorë fo...
Një tjetër video e presidentit të SHBA-së, Joe Biden, ...
Rritja e çmimeve të produkteve të ndërtimit ka rritur çmim...
Një diplomat nga Arabia Saudite ka humbur jetën papritur t...
Autoritetet greke kanë bërë me dije se kanë nisur një ...
Kina sërish ka përsëritur kërcënimin e saj për përdorimin ...
Shtetet e Bashkuara njoftuan të martën se do të japin 89 m...
Shpërthime të forta në një bazë ajrore ruse në gadishullin...
Kolegët republikanë të ish-presidentit amerikan Donald Trump...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...