Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Sulmi i 6 janarit në Kapitolin e Shteteve të Bashkuara duket të jetë përcaktues në zgjedhjet që po bëhen brenda partisë republikane për kandidatët në shtetin Uajoming, që do të marrin pjesë në zgjedhjet e nëntorit për në Kongresin amerikan. Ligjvënësja republikane Liz Cheney rrezikon ta humbasë garën ndaj ish-avokates Harriet Hageman, për shkak të angazhimit në hetimet ndaj ish-presidentit Donald Trump. Nga Uajoming, korrespondentja e Zërit të Amerikës, Katherine Gybson, shpjegon arsyet pse ky shtet amerikan është një tregues i mbështetjes së votuesve për ish-presidentin.
Shteti më pak i populluar amerikan, Uajoming për dekada me radhë ka votuar pro kandidatëve republikanë .
Por në këto male dhe qytete rurale është hapur diskutimi se kush janë përfaqësuesit më të denjë republikanë, ndërsa dy kandidatet kanë qëndrime të ndryshme për ish-presidentin Donald Trump.
“Donald Trumpi zgjodhi qëllimisht të shkelë betimin e tij duke injoruar dhunën e vazhdueshme dhe duke kërcënuar rendin tonë kushtetues. Nuk ka asnjë mënyrë për ta justifikuar këtë sjellje”, tha ligjvënësja republikane Liz Cheney.
Përfaqësuesja e shtetit Uajoming në Kongres, që nga viti 2017, është një nga nga republikanët e paktë, që denoncoi zotin Trump, duke votuar pro shkarkimit të tij vitin e kaluar dhe duke bashkëkryesuar hetimet në Kongres për sulmin e 6 janarit në Kapitol.
Edhe pse është vajza e një ish zëvendëspresidenti republikan, zonja Cheney u përjashtua nga Partia Republikane në Uajoming, për qëndrimin e saj ndaj zotit Trump.
Ish-presidenti ka mbështetur rivalen e zonjës Cheney, ish-avokaten Harriet Hageman. Dy kandidatet u përplasën për zotin Trump në debatin e tyre të vetëm.
“Zgjedhjet nuk u vodhën. Ajo e di që nuk janë vjedhur. Mendoj se ajo nuk mund ta thotë këtë, sepse është plotësisht e varur nga Donald Trumpi”, tha zonja Cheney.
“Kemi një komision në Kongres që përqëndrohet në diçka që ka ndodhur 18 muaj më parë. Ata nuk përqëndrohen në çështjet e rëndësishme për banorët në Uajoming”, u kundërpërgjegj kandidatja Harriet Hageman.
Një javë para zgjedhjeve paraprake të partisë republikane, sondazhet tregojnë se votuesit mbështesin zonjën Hageman dhe jo angazhimin e ligjvenëses Cheney për të vënë para përgjegjësisë të ish presidentin Trump.
“Liz Cheney tejkaloi kufijtë në shumë gjëra. Për shumë kohë ajo nuk jeton në Uajoming. Nuk mendoj se ajo përfaqëson vlerat e shtetit tonë”, thotë votuesi Kelly Krakow.
“Nuk i pëlqen Donald Trumpi. Ajo mund të bëjë çfarë të dojë në përpjekjet e saj për t’ia pamundësuar rikandidimin, përmes hetimeve të 6 janarit. Sido që të jetë, kjo është kjo marrëzi. Por shumica e votuesve në Uajoming mbështesin zotin Trump”, thotë votuesi Randi Mulkey.
Por një pjesë tjetër e votuesve thotë se zonja Cheney përfaqëson vlerat e vërteta republikane.
“Na duhet një udhëheqëse si Liz Cheney. Duhet të analizojmë atë që ndodhi në presidencën e Trumpit dhe më 6 janar. E vërteta duhet të tejkalojë gënjeshtrat. Unë besoj se ajo po përpiqet të arrijë tek e vërteta”, thotë vouesja Jan Cartwright
“Cheney po shtypet nga Trumpi, i cili e ka gabim, ngado që ta shikosh. Nuk më pëlqen kandidatja Hageman. Nuk e di se çfarë ka bërë ajo”, tha votuesi Don Maloff.
Donald Trumpi korri fitoren më të madhe në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në Uajoming, me 70 për qind të votave. Ligjvënësen Liz Cheney e pret një betejë e vështirë për të fituar./ VOA
Parlamenti i Letonisë e përcaktoi të enjten Rusinë si ...
Tajvani ka kryer stërvitje ushtarake më 11 gusht, një ditë...
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka r...
Komisioni Europian njoftoi ndërprerjen e mbikëqyrjes së bu...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të kryejnë më shumë...
Britania e Madhe thotë se Rusia "me siguri ka krijuar ...
Pasi kontrolluan shtëpinë e saj, autoritetet ruse kanë...
Rënia e çmimeve të karburantit, fluturimeve ajrore dhe...
Zyrtarët federalë po thonë pak deri më tani për kontro...
Zyrtarët ukrainas thonë se 9 avionë luftarakë rusë u s...
Kina kërcënoi sërish të mërkurën se mund të përdorë fo...
Një tjetër video e presidentit të SHBA-së, Joe Biden, ...
Rritja e çmimeve të produkteve të ndërtimit ka rritur çmim...
Një diplomat nga Arabia Saudite ka humbur jetën papritur t...
Autoritetet greke kanë bërë me dije se kanë nisur një ...
Kina sërish ka përsëritur kërcënimin e saj për përdorimin ...
Shtetet e Bashkuara njoftuan të martën se do të japin 89 m...
Shpërthime të forta në një bazë ajrore ruse në gadishullin...
Kolegët republikanë të ish-presidentit amerikan Donald Trump...
"Abdylhamid Han" do të kërkojë për gaz, derisa të gjejë, t...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...