
BE ndërpret mbikëqyrjen e buxhetit grek - fund i krizës së borxheve
Komisioni Europian njoftoi ndërprerjen e mbikëqyrjes së bu...
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka refuzuar që të përgjigjet në pyetjet si pjesë e hetimit të shtetit të Nju Jorkut lidhur me praktikat e biznesit të familjes së tij.
Zyrtarët shtetërorë e akuzojnë Organizatën Trump se ka mashtruar autoritetet në lidhje me vlerën e aseteve të saj, në mënyrë që të marrë kredi me norma të favorshme dhe të përfitojë lehtësime tatimore.
Trump mohon çdo keqbërje dhe ka thënë se ky hetim është një “gjueti shtrigash”.
Një orë pasi më 10 gusht hyri në zyrën në Nju Jork, ku u mor në pyetje nën betim, Trump lëshoi një deklaratë përmes së cilës kritikoi prokuroren e Përgjithshme të Nju Jorkut, Letitia James dhe hetimin e iniciuar nga tij.
“Vite të tëra pune dhe dhjetëra miliona dollarë janë shpenzuar në këtë sagë të gjatë dhe pa ndonjë vlerë”, tha ai.
“Unë nuk pranova t’u përgjigjem pyetjeve në bazë të të drejtave dhe privilegjeve që u jepen çdo qytetari sipas Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara”, shtoi Trump.
Zyra e prokurores James konfirmoi se intervista është realizuar më 10 gusht dhe se “Trump përdori të drejtën e amendamentit 5 kundër inkriminimit të vetes”.
“Prokurorja e Përgjithshme James do të ndjekë faktet dhe ligjin, kudo që ato mund të dërgojnë”, u tha në deklaratë. “Hetimi ynë vazhdon”.
Kur të përfundojë hetimi, Prokuroria e Përgjithshme e Nju Jorkut mund të vendosë nëse do të padisë Trumpin ose kompaninë e tij për të kërkuar ndëshkime financiare.
Prokurorja James kishte kërkuar marrjen në pyetje të Trumpit dhe dy fëmijëve të tij, Ivanka dhe Trump Jr për më shumë se gjashtë muaj, por familja Trump kishte sfiduar këtë kërkesë në sistemin gjyqësor të Nju Jorkut.
Por, në shkurt Gjykata Supreme e Nju Jorkut dha vendim se të tre duhet të paraqiten për dhënien e dëshmive të tyre. Ivanka dhe Donald Trump Jr janë marrë në pyejte më herët gjatë këtij muaji.
Marrja në pyetje e ish-presidentit Trumpi vjen disa ditë pasi Byroja Federale e Hetimeve (FBI) kreu bastisje në shtëpinë e tij në Floridë, si pjesë e një hetimi lidhur me mënyrën se si ish-presidenti amerikan ka trajtuar materialet e klasifikuara.
Përderisa hetimi në Nju Jork është rast civil, në hetim paralel po kryhet nga Zyra e Prokurorisë në qarkun e Manhatan, që mund të rezultojë me akuza penale.
Analistët ligjorë kanë sugjeruar se Trump mund të ketë refuzuar që të përgjigjej në pyetje të mërkurën, për shkak se përgjigjet e tij do të mund të përdoreshin kundër tij në këtë hetim penal.
Amendamenti 5, që Trump përdori, mbron qytetarët amerikanë nga detyrimi që të jenë dëshmitarë kundër vetvetes në çështje penale./REL
Komisioni Europian njoftoi ndërprerjen e mbikëqyrjes së bu...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të kryejnë më shumë...
Britania e Madhe thotë se Rusia "me siguri ka krijuar ...
Pasi kontrolluan shtëpinë e saj, autoritetet ruse kanë...
Rënia e çmimeve të karburantit, fluturimeve ajrore dhe...
Zyrtarët federalë po thonë pak deri më tani për kontro...
Zyrtarët ukrainas thonë se 9 avionë luftarakë rusë u s...
Kina kërcënoi sërish të mërkurën se mund të përdorë fo...
Një tjetër video e presidentit të SHBA-së, Joe Biden, ...
Rritja e çmimeve të produkteve të ndërtimit ka rritur çmim...
Një diplomat nga Arabia Saudite ka humbur jetën papritur t...
Autoritetet greke kanë bërë me dije se kanë nisur një ...
Kina sërish ka përsëritur kërcënimin e saj për përdorimin ...
Shtetet e Bashkuara njoftuan të martën se do të japin 89 m...
Shpërthime të forta në një bazë ajrore ruse në gadishullin...
Kolegët republikanë të ish-presidentit amerikan Donald Trump...
"Abdylhamid Han" do të kërkojë për gaz, derisa të gjejë, t...
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka nënshkruar dokumen...
Bastisja e pronës së Donald Trump nga agjentët e FBI-s...
Gjermania ka ndërmarrë hapa të fortë për kursimin e en...
Dimetridazoli është një medikament që përdoret kryesisht t...
Emisioni Stop në Tv Klan trajtoi rastin e klinikës dentare...
Emisioni Stop në Tv Klan ka marrë denoncim nga një qytetar...
Pak ditë më parë, ndër akuzat politike, u përsërit fak...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi propozimin e Inspekt...
Një 35 vjeçare shqiptare është ekzekutuar me plumb në kokë n...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, paralajmër...
Gazetari Artan Hoxha zbuloi lidhjet e të shumëkërkuarit La...
Për vrasjen e Martin Bardhit në Rrëshen, është marrë p...
Të rritur, prindër e mësues, ju që keni dhe jeni në kontak...
Parlamenti në Shqipëri në seancën plenare të 25 majit, mir...
Një organizim i thjeshtë, por me plot humanizëm me mbë...
Pjesa e parë e ditës, do të jetë nën ndikimin e motit ...
Ushtari amerikan që fut në mënyrë të paligjshme në ter...
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosov...
Deputeti serb i partisë “Zajedno”, Djordje Miketiç, ka...
Një shtetas i Kosovës është gjetur pa shenja jete në terri...
55 punime të 42 piktorëve shqiptarë që janë pjesë e fondit...
Filmi i shumëpërfolur “Në Kuadër të Dashurisë, ku janë pro...
Shkrimtari i njohur, Besnik Mustafaj, feston 65-vjetorin ...
Ediconi i 10-të i filmit ‘KO:SH FILM FEST 2023’ është çelu...
Qeveria këtë të enjte ka miratuar ratifikimin e marrëv...
Në tremujorin e dytë të vitit 2023 të vetëpunësuarit z...
Strategjia e re kombëtare për Kërkimin Shkencor, Tekno...
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se të ardhur...