Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Rritja e çmimeve të produkteve të ndërtimit ka rritur çmimin e patundshmërive në Kosovë duke bërë që fuqia blerëse të bjerë.
Vetëm gjatë këtij viti, sipas disa agjencive të patundshmërive dhe kompanive të ndërtimit, çmimi për metër katror për banesa është rritur deri në 200 euro.
Mesatarja e çmimit të banesave në Kosovë, sipas tyre, është rreth 1000 euro për metër katror.
Në vitin 2021, mesatarja e çmimit të banesave, thonë ata, ka qenë 800 euro.
“Secili ndërtues është duke e rritur çmimin e banesave në logjikën sa është rritur materiali që e ndërton ndërtesën”, thotë Meriton Cana nga një agjenci për patundshmëri në Prishtinë.
Çmimet dallojnë varësisht nga lokacioni dhe qyteti ku ndodhet banesa.
Në Prishtinë ku edhe ka ndërtime më të mëdha të ndërtesave të banimit, çmimet janë më të shtrenjtat, ndërkaq Fushë-Kosova është qyteti me çmimet më të lira.
Faton Hoxha, kryetari i Shoqatës së Ndërtimtarëve në Kosovë thotë se vetëm në Prishtinë mesatarja e çmimit të banesave nga 1.070, sa ka qenë në vitin 2021, aktualisht është rreth 1300 euro.
Hoxha shton se rritja e çmimeve është vërejtur edhe në qytete të tjera të Kosovës, siç janë Prizreni, Gjakova, Gjilani e Ferizaj, ku çmimi për metër katror është nga 700 deri në 900 euro.
Në Fushë-Kosovë, shton Hoxha, metri katror i banesave në vitin 2021 ka qenë 550 euro, tani është rreth 700 euro.
Hoxha shton se nuk mund të parashihet rënie apo rritje e çmimit, pasi që ka lëvizje të vazhdueshme të çmimeve të produkteve të ndërtimit.
Ilir Meleqi nga kompania ndërtimore nga Prishtina, "BM Group", thotë se në rritjen e çmimit të banesave ka ndikuar shtrenjtimi i produkteve ndërtimore për 50 për qind, siç janë betoni dhe hekuri.
Ai, po ashtu, shton se rritja e çmimit të banesave ka ndikuar në uljen e fuqisë blerëse.
“Nëse e krahasojmë muajin qershor të këtij viti me vitin e kaluar, shitja e banesave ka rënë për 70 për qind. Në muajt e verës kur Diaspora vjen në Kosovë, çdo vit ka shumë shitje, këtë vit ka rënë. Interesim ka pasur, por blerje jo”, thotë ai.
Rënien e shitjes së banesave e thotë edhe Meriton Cana nga agjencia e patundshmërive "ANEM".
“Njerëzit interesohen për të blerë, po jo me çmimet që janë në treg”, thotë Cana.
Kostoja e ndërtimit pritet të rritet edhe më shumë pas paralajmërimit për rritje të çmimit të çimentos.
Çimentoja është një nga materialet më të përdorura ndërtimore në Kosovë.
Çmimi i këtij produkti, vetëm gjatë këtij viti, sipas përfaqësuesve të kompanive të prodhimit të betonit, është rritur tri herë.
Paralajmërimi edhe për një rritje të çmimit të këtij produkti ka shtyrë disa kompani të prodhimit të betonit të protestojnë të hënën përpara fabrikës së çimentos ‘Sharrcem’ në Han të Elezit, fabrika e vetme e çimentos në Kosovë.
Naim Mahmutaj, përfaqësues i kompanive të betonit, ka thënë se ‘Sharrcem’ e ka rritur çmimin e çimentos nga 82 euro për ton, sa ka qenë në janar të këtij viti, në afër 130 euro. Ndërsa, nga fabrika ‘Sharrcem’ thonë se kjo kompani është prekur rëndë nga rritja e kostove të energjisë.
Njohësi i çështjeve ekonomike, Skënder Krasniqi, njëherësh përfaqësues i organizatës joqeveritare Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, thotë për Radion Evropa e Lirë se çështja e ngritjes së çmimit të çimentos duhet të adresohet urgjentisht nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
“Qeveria duhet të ndërhyjë, ashtu siç ka bërë te derivatet e naftës, kur vendosi tavan”, thotë Krasniqi.
Radio Evropa e Lirë ka kërkuar përgjigje nga MINT-i rreth rritjes së çmimeve dhe hapat që do të merren karshi kësaj situatë, por ky institucion nuk ka kthyer përgjigje.
Diaspora e Kosovës zë vendin me nivelin më të lartë të investimeve të huaja që kryesisht bëhen në patundshmëri.
Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, investimet e huaja direkte në Kosovë në vitin 2021 kanë pasur vlerën e mbi 400 milionë eurove.
Prej tyre, mbi 380 milionë euro janë në sektorin e patundshmërive.
Investimet e huaja në sektorin e patundshmërisë, sipas BQK-së pothuajse dyfishuan pjesëmarrjen nga 58.2 në 2020, për qind në 92.6 p?r qind në vitin 2021.
Por, ky mekanizëm financiar ka parashikuar se sektori i ndërtimit dhe i patundshmërive do të përballet me probleme financiare për shkak të rritjes së kostove të produkteve dhe pasigurisë në lëvizjen e çmimeve. Sipas këtij institucioni, në tremujorin e tretë të këtij viti, përkeqësimi i situatës në sektorin e ndërtimit dhe patundshmërive do të jetë më evident për shkak të pasigurive rreth sjelljes së diasporës kosovare dhe efektit të tyre të lartë në ekonominë e vendit.
Eksperti financiar në Kosovë, Milazim Abazi, thotë se trendët e çmimeve në patundshmëri nuk janë në rënie, por vetëm në rritje.
“Sa më herët të blihet prona, aq më mirë do të jetë dhe ka përfitime”, vlerëson Abazi.
Ai thotë se nuk parashihet të ketë rënie të çmimeve në patundshmëri në një periudhë më të gjatë kohore.
“Nëse një metër katror i një banese në zonat e mira para pesë viteve ka qenë 700 apo 800 euro, ato janë dyfishuar tani”, thotë ai.
Rritjen e çmimeve në përgjithësi të produkteve e ka shkaktuar fillimisht pandemia e koronavirusit, ndërsa hov të madh kjo rritje ka marrë pas nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia, në fund të shkurtit.
Sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në tremujorin e fundit të vitit 2021, materialet ndërtimore kanë shënuar rritje për mbi 20 për qind./REL
Një diplomat nga Arabia Saudite ka humbur jetën papritur t...
Autoritetet greke kanë bërë me dije se kanë nisur një ...
Kina sërish ka përsëritur kërcënimin e saj për përdorimin ...
Shtetet e Bashkuara njoftuan të martën se do të japin 89 m...
Shpërthime të forta në një bazë ajrore ruse në gadishullin...
Kolegët republikanë të ish-presidentit amerikan Donald Trump...
"Abdylhamid Han" do të kërkojë për gaz, derisa të gjejë, t...
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka nënshkruar dokumen...
Bastisja e pronës së Donald Trump nga agjentët e FBI-s...
Gjermania ka ndërmarrë hapa të fortë për kursimin e en...
Sipas raportimeve në media, hetuesit gjermanë do të ko...
Një raketë ruse ka lëshuar me sukses një satelit iranian n...
Shqetësimi ndërkombëtar po rritet për termocentralin bërth...
Të paktën tetë njerëz kanë vdekur dhe 14 të tjerë janë pla...
Ish-presidenti Donald Trump tha në një deklaratë të gjatë ...
Paketa, e cila siguron rreth 370 miliardë dollarë (rreth 3...
Agjencia e SHBA-së për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvill...
Administrata e Presidentit Biden njoftoi të hënën 1 mi...
Qytetet amerikanë po përballen me një shkallë në rritj...
Bashkimi Europian ka dorëzuar "draftin përfundimtar" n...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...