Të premten, mbledhja e Grupit të PS-së dhe kabinetit/ Zbardhet agjenda e takimit
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...

Bashkimi Europian ka dorëzuar "draftin përfundimtar" në bisedimet në Vjenë për të ringjallur marrëveshjen bërthamore të Iranit të vitit 2015.
"Kemi punuar katër ditë dhe sot teksti është në tavolinë”, u tha një zyrtar gazetarëve më 8 gusht. "Negociatat kanë përfunduar, ky është teksti përfundimtar... dhe nuk do të rinegociohet".
Zyrtarët kryesorë të përfshirë në bisedimet për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 midis Iranit dhe fuqive botërore, thanë se janë optimistë lidhur me mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje.
Enrique Mora, negociatori kryesor i Bashkimit Europian, tha se gjatë fundjavës ai ishte “absolutisht” optimist lidhur me përparimin e arritur deri më tani në bisedime.
“Ne po përparojmë dhe pres që të përmbyllim shumë shpejt bisedimet”, tha Mora më 7 gusht.
Ambasadori rus, Mikhail Ulyanov, tha se janë “tri-katër çështje” që kanë mbetur të pazgjidhura.
“Ne jemi pesë minuta ose pesë sekonda larg vijës së finishit”, tha Ulyanov për gazetarët pranë hotelit Palais Coburg, vendin ku po mbahen bisedimet.
Një përfundim i suksesshëm mund të arrihet “shumë shpejt, por nuk ka garanci. Si gjithmonë nuk mund të pajtohemi për asgjë derisa nuk pajtohemi për të gjitha”, tha ai.
“Këto çështje janë të ndjeshme, sidomos për iranianët dhe amerikanët”, tha Ulyanov. “Nuk mund të garantoj, por përshtypja është se ne po lëvizim në drejtimin e duhur”.
Negociatorët nga Irani, SHBA-ja dhe BE-ja rinisën bisedimet indirekte lidhur me marrëveshjen bërthamore më 4 gusht. Rundi i ri u zhvillua pas disa muajsh ngecje të bisedimeve.
Uashingtoni u tërhoq në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja bërthamore më 2018. Pas kësaj, Irani nisi që gradualisht të tërhiqet nga obligimet e marrëveshjes, duke pasuruar uraniumin.
Irani arriti marrëveshjen bërthamore më 2015 me SHBA-në, Francën, Gjermaninë, Britaninë, Rusinë dhe Kinën. Marrëveshja kufizonte pasurimin e uraniumit, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ekonomike ndërkombëtare.Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amir-Abdollahin, më 7 gusht ka zhvilluar një bisedë telefonike me sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres. Ai i tha shefit të OKB-së se shteti i tij “është serioz në arritjen e një marrëveshjeje të fuqishme dhe afatgjate”. Por, ai shtoi se rezultati do të varet nëse SHBA-ja dëshiron të arrihet një marrëveshje.
I dërguari i Posaçëm i SHBA-së për Iranin, Rob Malley, tha javën e kaluar se SHBA-ja është e përgatitur për përpjekje të mira për arritjen e një marrëveshjeje.
Ndërkaq, Britania, Franca dhe Gjermania kanë kërkuar nga Irani që të “mos bëjë kërkesa jorealiste” në bisedimet që kanë për synim ringjalljen e marrëveshjes bërthamore./rel
Izraeli rihapi të hënën pikat kufitare për në Gaza pas...
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, ka thënë se nëse ...
Organizata për të drejtat e njeriut “Amnesty International...
Në një analizë të së hënës (08.08) të gazetës "Die Welt" m...
Sipas burimeve kineze, ajo ka kryer manovra të reja ushtar...
Zyrtarët kryesorë të përfshirë në bisedimet për ringjallje...
Një marrëveshje armëpushimi është respektuar gjatë natës m...
Që nga viti 2016, Qeveria e kryeministrit hungarez, Viktor...
Temperatura mbi 40 gradë në hije para se të hyje në sallat...
Zyrtarët e shëndetit publik thonë se një nga efektet e...
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë një emisioni ...
Gazetarja ruse Daria Aslamova, e cila u ndalua nga autoritet...
Më shumë se 80.000 turistë janë bllokuar në qytetin Sa...
Që nga tërheqja e NATO-s nga Afganistani para gati një vit...
Katër anije që bartin grurë dhe vaj luledielli janë largua...
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, e ka shpall...
Kur Shieh Jhy-Vey hedh vështrimin nga dritarja, i del para...
Ushtria izraelite ka goditur disa objektiva në Rripin e Ga...
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka konf...
Presidenti Joe Biden ka rezultuar negativ nga COVID-19...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...