LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shpallje lufte Amerikës liberale

8 Gusht 2022, 08:41, Kosova & Bota CNA

Shpallje lufte Amerikës liberale

Temperatura mbi 40 gradë në hije para se të hyje në sallat me kondicioner të hotelit në periferi të Dallasit, ku zhvillohej konferenca. Por për Teksas këto temperatura nuk përbëjnë ndonjë përjashtim në muajin e gushtit. Më e pazakontë këto ditë ishte nxehtësia ekstreme në Uashingtonin më shumë se 2000 km larg.

E shkarkuar në rrufe të forta, të cilat i morën jetën dy personave pak metra larg Shtëpisë së Bardhë. Ndërkohë, në Konferencën Konservatore të Veprimit Politik, CPAC, në Dallas, një konferencë e më konservatorëve mes konservatorëve, politikanë si Saral Palin talleshin me ndryshimin e klimës. Në sallë ndryshimi i klimës nuk ekzistonte. Faktet që nuk shkojnë me konceptin e tyre nuk ekzistojnë.

Shpallje lufte Amerikës liberale

Takim familjesh dhe shkëmbim pune

Që prej 50 vjetësh organizohet një konferencë e tillë, një përzierje e takimeve familjare dhe shkëmbimeve për punë të politikanëve me ambicie të forta politike. Në një nga hollet e mëdha në stenda shiteshin artikuj me frymë konservatore. Kapele, T-shirte, filxhanë për pak para ose falas. Aty gjeje edhe çanta dore me gurë ndriçues në formë pistolete apo kuleta dekorative me emrin e Trumpit.

Po për artikuj të tillë duhet të lije 300 dollarë në tavolinë, sipas rastit, me ose pa flamur amerikan në anën e pasme të kuletave. Gjithçka dominohej nga ngjyrat blu, të kuqe dhe të bardha. Femra të veshura me fustane apo kostume në ngjyrat e flamurit amerikan. Meshkujt i demonstronin ato në kravata, kapele apo çizme.

Shpallje lufte Amerikës liberale

Tre muaj para zgjedhjeve të ndërmjetme një emër shihej kudo: Donald Trump.

Një sondazh në fund të konferencës së SPAC tregoi se 69 e krahut konservator do ta shohë Trumpin si kandidatin e ardhshëm për president.

Duhet të dëgjosh me shumë vëmendje që të kuptosh mes rreshtave shenjat e para të emancipimit nga Trump.

Një nga ish-punonjësit e tij, Hogan Gidley, u shpreh se mund të ndodhë që Trump të paraqitet edhe njëherë, por jo patjetër.

Para një viti gjendja ishte ndryshe. Kjo para hetimeve për 6 janarin, ku me mësymjen e Kapitolit, përkrahës të Trumpit u përpoqën të pengonin zgjedhjen legjitime të Bidenit.

Provat se Trump është përfshirë direkt në këtë, nuk kalojnë pa asnjë gjurmë edhe në shpirtin konservator.

Edhe pse në sondazhet e këtyre ditëve, 56% e anëtarëve të partisë republikanë e shohin atë ende si kandidatët në pararojë për zgjedhjet presidenciale.

Fitim pikësh me temat e njohura

Në vështrim të parë nuk ishte vetëm dominanca e Trumpit një provë, se gjithçka është si më parë. Por edhe temat si ligjet për tatimet dhe të drejtat për armët i tërheqin vizitorët në një konferencë të tillë. Michael Manuel kishte ardhur për të përfaqësuar interesat e sipërmarrjeve të vogla. "Ne jemi shtylla mbështetëse e ekonomisë dhe vuajmë në situatën aktuale." Donna Carter nga Teksasi do të fillojë karrierën me një firmë jofitimprurëse. "Pas sulmit amok në Uvalde dua të financoj një sipërmarrje jofitimprurëse për mburojat balistike në zonat rurale. Kurse në stendën e "Nënave për Amerikën" dhe grupime të tjera shpërndaheshin broshura kundër së drejtës për abortin.

Një hov të ri ka marrë edhe lufta kundër të drejtave për njerëzit LGBTQ+. Kjo është një temë, me të cilën partia republikane mund të mbledhë pikë. Një provë për këtë ishin zgjedhjet për guvernatorin në Virxhinia, në të cilat Glenn Youngkin temën e të drejtave të prindërve diti ta përdorë shumë mirë, për të vepruar kundër materialeve shpjeguese në shkolla, dhe me këtë arriti të fitojë zgjedhjet. Krahas temave identitare politike, ranë në sy edhe dy zhvillime të reja në CPAC: bashkimi me ultra të djathtën në botë dhe retorika e pafshehur luftarake.

Nuk ka çudi që në fillim të konferencës mbajti një fjalim kryeministri hungarez, Victor Orban.

Vetëm para pak ditësh ai u takua me Donald Trump, që e përcaktoi atë si një mik, që si pakkush tjetër e di se ç'ndodh në botë. Fjalimi i tij u shoqërua me duartrokitje, kur ai përmendi refugjatët ilegalë. Edhe për angazhimin e tij që një familje të mbetet si bashkim i një burri me gruan, Orban mori ovacione të gjata. Konservatorët në SHBA dhe në Hungari duhet të bashkohen, se shohin kulturën e krishterë dhe hebreje në rrezik në luftë kundër së majtës radikale, sipas Orban. Duartrokitje të tjera edhe pas kësaj pike.

Bashkimi i ultra të djathtëve ka qenë një ide që e shoqëron prej kohësh kreun organizator të konferencës, Matt Schlapp. CPAC ai e ka organizuar edhe në Hungari e Brazil. Vitin e ardhshëm ai e planifikon një konferencë të tillë në Izrael. Schlapp është gati të shkojë në të gjitha vendet që e ftojnë. "Dhe po, natyrisht edhe në Gjermani."Kurse Orban thotë, se perëndimi është në luftë me veten, të gjithë përkrahësit e globalizimit të shkojnë në djall dhe duhet të fillojë lufta për të rimarrë institucionet në Bruksel e Uashington. Me tone të tilla luftarake shprehen edhe republikanë konservatorë të njohur si Ted Cruz apo Marjorie Taylor Green. Nuk bëhet më fjalë për argumentin më të mirë, por për luftë. Luftë dhe fitore.

Donald Trump nuk e deklaron kandidaturën

Shpallje lufte Amerikës liberale

Në fund u shfaq edhe Donald Trump.

Ata që prisnin, që Trump të bëjë të ditur në Teksas kandidaturën u zhgënjyen. Ai vetëm tha se, "ndoshta duhet ta bëjë edhe njëherë". Fansat e tij e brohorasin megjithatë -për pretendimin se atij iu vodh fitorja në zgjedhje, për fyerjet ndaj presidentit aktual, për retorikën fshikulluese. "Ju nuk do të ndalni asnjëherë të luftoni. As unë nuk do të ndalem." Edhe pse dukej që Trump këtë paraqitje në CPAC e shihte si nxitje të fortë për zgjedhjet e ndërmjetme, të cilat ai i cilësoi si referendum mbarëkombëtar për demokratët, agresiviteti në tonin e tij ndjehej. Konferenca e CPAC tregoi qartë, se të paktën krahu ultra i djathtë i partisë republikane nuk ka asnjë interes për të gjetur kompromise politike.

Armiku është përcaktuar. Amerika liberale me të gjitha të drejtat që ofron për vetëpërcaktim individual dhe pjesëmarrje të drejtë./DW

Lajmet e fundit nga