
Politikani që i solli "bumin" ekonomik Kinës/ Humb jetën në moshën 96-vjeçare
Ish-udhëheqësi i Kinës, Jiang Zemin, i cili erdhi në p...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të mërkurën se Serbia ka krijuar krizë në javët e fundit, në mënyrë që të mos diskutohet marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë.
Ajo i ka bërë këto deklarata në një konferencë të përbashkët për media me presidentin bullgar, Ruman Radev në Sofje.
“Është koha që ndërmjetësuesit e dialogut, Bashkimi Europian, ta kuptojnë se Serbia ka përdorur taktikën e pengimit, përmes pjesëmarrjes”.
Sipas Osmanit, pala serbe diskuton në tavolinë me kushtëzime dhe pengesa.
“Kjo është mënyra se si ata tentojnë të bllokojnë perspektivën e Kosovës në rajon dhe në nivel ndërkombëtar. Natyrisht, është në interesin tonë që ta përmbyllim këtë dialog me një marrëveshje ligjërisht të zbatueshme dhe duhet ta kuptojmë se pala që është në anën tjetër të tavolinës, nuk është e interesuar që ta përmbyllë këtë proces me sukses”.
Presidentja e Kosovës ka thënë se Serbia ka nisur të prodhojë kriza prej kur Bashkimi Europian, i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Gjermania, e ka bërë propozimin muaj më parë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes dy vendeve.
Ky plan, i njohur për publikun si franko-gjerman parasheh disa hapa që çojnë në zgjidhjen e problemeve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Interesi ynë është i kundërt, pra që diskutimet të nisin sa më parë që është e mundur”, ka thënë Osmani, duke shtuar se shpreson që BE-ja t’i dërgojë mesazh Serbisë se nuk mund të bllokojë më procesin.
Ekzistenca e propozimit të BE-së është konfirmuar edhe nga liderët e Kosovës, edhe nga ata të Serbisë.
Në Kosovë është parë si “bazë e mirë” për diskutime të mëtejme në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, që ndërmjetësohet nga BE-ja. Ndërsa, në Serbi kanë thënë se ky plan nuk është në favor të saj.
Më herët, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se plani parasheh që Serbia të mos e pengojë Kosovën nga anëtarësimi në organizata ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, në këmbim të përshpejtimit të anëtarësimit të saj në BE.
“Është koha që Serbia përfundimisht të vendosë se në cilin drejtim dëshiron të shkojë. Në drejtim kah Europa, apo në drejtimin e Moskës? Nuk mund të jesh me të dyja palët”, ka thënë Osmani.
Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë kanë qenë të larta qysh në verë, për shkak të një vendimi të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa serbe në RKS – Republika e Kosovës.
Në muajin nëntor, dy vendet kanë arritur marrëveshje për targat, nën ndërmjetësim të Bashkimit Europian.
Marrëveshja parasheh që Kosova të pezullojë planin për riregjistrim të makinave dhe që Serbia të mos lëshojë më targa serbe për qytetarët në Kosovë.
Kosova dhe Serbia kanë nisur negociatat për normalizimin e marrëdhënieve më 2011, me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian.
Procesi i negociatave pritet të përfundojë me marrëveshje ligjërisht të detyrueshme.
Ndonëse Kosova deklaron se kjo marrëveshje duhet të përfshijë njohjen e ndërsjellë, Serbia nuk pranon, duke insistuar në “zgjidhje kompromisi”./REL
Ish-udhëheqësi i Kinës, Jiang Zemin, i cili erdhi në p...
Ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Europian janë p...
Europa duhet të rrisë prezencën e saj në Ballkanin Perëndi...
Ministri Federal i Drejtësisë, Marco Buschmann, nuk ka...
Më 13 tetor, vetëm pak ditë para fillimit të Kongresit XX-...
Një gazetar disident iranian, që u zhduk në Turqi në muaji...
Stewart Rhodes, themeluesi i grupit paraushtarak të djatht...
Siç njoftoi Ministria e Energjisë në Doha, grupi amerikan ...
Presidenti amerikan, Joe Biden, tha më 29 nëntor se si...
Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për dërgimin e ...
Presidenti gjerman, Frank Walter Steinmeier ndodhet për nj...
Pas një marrëdhënieje hera herws të vështirë, qeveria ...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka deklaruar se Gjerma...
Një tërmet i fortë, me intensitet 5 ballë të shkallës Riht...
Më pak se gjysma e popullsisë në Angli dhe Uells e kon...
Në një konferencë për shtyp, Sekretari i Përgjithshëm ...
Moska ka shtyrë rundin e ri të bisedimeve me Shtetet e...
Stoltenberg ka rikonfirmuar zotimin e NATO-s, për të f...
Ndeshja mes kombëtareve të futbollit të Shteteve të Ba...
Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska iu është drejt...
Pas emisionit të mbrëmshëm që tregoi me zë dhe figurë, ses...
Një grua nga Tirana, tregoi në emisionin “Stop” se ka kërk...
Një 20 vjeçare i është drejtuar Fiks Fare për një ndërhyrj...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar me tone të as...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi propozimin e Inspekt...
Laert Haxhia kishte nën synim vrasjen e dy prokuroreve, at...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mër...
I penduari i drejtësisë, Artan Tafani ka zbuluar se vrasje...
Një mjek ligjor ka rënë në prangat e policisë me akuzën e ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kusht...
Kur një fëmijë, në veçanti fëmija që sapo ka filluar klasë...
Moti do të jetë me kthjellime në zonën veriperëndimore dhe...
Studentët e Universitetit të Mjekësisë në Tiranë e nisën ...
Industria e armëve duhet të rrisë prodhimin, pasi për shka...
Ne Kremlin po ngrihen dolli dhe festohet fitorja në zgjedh...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me dek...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një intervistë me t...
Shkrimtari dhe profesori, Sadik Bejko, ka dhënë një mesazh...
Katedralja e Etçmiazdin, e cila njihet dhe si kisha mëmë e...
55 punime të 42 piktorëve shqiptarë që janë pjesë e fondit...
Filmi i shumëpërfolur “Në Kuadër të Dashurisë, ku janë pro...
Banka e Shqipërisë nuk do të ndërhyjë në kursin e këmb...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko foli në...
Sot, më 4 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 100.6...
Numri i të rinjve që u drejtuan zyrave të punës erdhi ...