
Gazetari i zhdukur në Turqi përfundon në prangat e Gardës Revolucionare iraniane
Një gazetar disident iranian, që u zhduk në Turqi në muaji...
Më 13 tetor, vetëm pak ditë para fillimit të Kongresit XX-të Kombëtar të Partisë Komuniste të Kinës, një burrë organizoi një protestë i vetëm në një mbikalim në Pekin kundër Presidentit Xi Jinping dhe politikës së tij drakoniane “Zero Covid”.
Në atë kohë shpresova se veprimet e atij heroi të vetmuar, do të shkaktonin një valë protestash paqësore për ta penguar Xi-në të vazhdonte të dëmtonte popullin kinez. Por shpresat e mia u zbehën shpejt nga vetëdija se politikat e regjimit të bazuara tek një represion shumë i madh i kanë bërë protestat të rralla dhe gati të pamundura.
Ndërkohë, ajo që ka ndodhur gjatë javës së kaluar, i ka tejkaluar të gjitha pritshmëritë e mia. Së pari ndodhi revolta e punëtorëve në një fabrikë të kompanisë “Foxconn”, që protestuan për kushtet e mjerueshme në punë. Më pas erdhën protesta mbarëkombëtare, pas një zjarri në Xinjiang që vrau disa njerëz, për të cilët thuhet se nuk ishin në gjendje të shpëtonin nga ndërtesa e përfshirë nga flakët për shkak të kushteve të vështira të krijuara nga bllokimi.
Demonstratat nisën duke shprehur zemërim për politikat e ashpra të “Zero Covid”. Por shumë shpejt kërkesat e protestuesve evoluan shpejt në një lëvizje që kërkonte liri më të gjera: liri të fjalës, liri të tubimit, dhe liri nga diktatet e Partisë Komuniste.
Demonstruesit kudo në vend janë duke përsëritur në një masë të madhe sloganet e shfaqura nga ai protestues i vetëm në urën e Pekinit. “Ne duam të hamë, dhe jo të bëjmë teste për koronavirusin; reforma, jo Revolucion Kulturor”- shkruhej në një pankartë të kohëve të fundit.
“Ne duam liri, jo bllokime; zgjedhje, poshtë pushtetarët. Duam dinjitet, jo gënjeshtra. Bëhuni qytetarë, dhe jo njerëz të skllavëruar” ishin parulla të tjera. Si një njeri që dikur mora pjesë në demonstratat pro-demokracisë në sheshin Tiananmen në vitin 1989, nuk mund të mos ndjej jehonën e atij momenti në ngjarjet që po ndodhin në Kinë tani.
Unë isha atje kur Partia Komuniste Kineze dërgoi trupa për të vrarë protestuesit, dhe kam frikë se kjo histori mund të përsëritet edhe sot. Bota nuk duhet të nënvlerësojë vendosmërinë e Xi dhe PKK për të mbetur në pushtet. Regjimi do të përdorë plotësisht të gjitha burimet që ka në dispozicion, duke përfshirë teknologjinë e vëzhgimit, policinë dhe shërbimet e inteligjencës.
Për këtë arsye, komuniteti ndërkombëtar duhet të përdorë të gjitha mjetet në dispozicion për të mbështetur forcat pro-demokratike, dhe për ta penguar regjimin e Pekinit të përdorë forcën. Shpresojmë që protestat të sjellin përfundimisht ndryshimet që kërkojmë. Unë shoh të paktën 4 kushte që duhet të plotësohen njëkohësisht që të ketë një shans për të arritur një ndryshim domethënës në Kinë. Së pari, njerëzit duket se janë shumë të pakënaqur me statuskuonë politike.
Së dyti, duhet të lindë një opozitë e qëndrueshme demokratike. Së treti, duhet të ndodhë një përçarje brenda udhëheqjes së qeverisë së Partisë Komuniste. Së katërti, komuniteti ndërkombëtar do të duhet të besojë se opozita demokratike e Kinës është e qëndrueshme dhe do të zgjedhë që ta mbështesë atë.
Kushti i parë është plotësuar; i dyti mbetet për momentin një ëndërr. Ndërsa kushti i tretë mund të përmbushet ende nëse vazhdojnë protestat. Këto katër kushte janë reciprokisht përforcuese të njëra-tjetrës, por unë dua që të fokusohem tek kjo e fundit.
Komuniteti ndërkombëtar mund të bëjë shumë për ta ndihmuar lëvizjen. Para së gjithash, administrata e Bajden dhe qeveritë e tjera perëndimore, duhet të bëjnë paralajmërime të qarta dhe specifike ndaj Kinës për pasojat e çdo lloj shtypjeje të përgjakshme të protestave.
Komuniteti ndërkombëtar mund të kërcënojë me vendosjen e sanksioneve ekonomike shtesë, një ndihmë më të madhe për Tajvanin, dhe me sanksione ndaj pasurive të ruajtura në parajsat fiskale të familjeve kryesore politike të Kinës.
Në rast se shfaqet një ndarje brenda udhëheqjes së PKK, ata mund të zgjedhin të flasin me liderë më mendje-hapur, në vend të fanatikëve të regjimit, për të forcuar legjitimitetin e të parëve.
Mbi të gjitha, qeveritë perëndimore nuk duhet të përsërisin gabimet e bëra në vitin 1989, kur Shtetet e Bashkuara dhe demokracitë e tjera bënë shumë pak përpjekje për ta penguar liderin e atëhershëm të Partisë Komuniste Kineze Ten Hsiaopin që të masakronte studentët protestues, pasi ata nuk besonin se ai do ta bënte këtë.
Udhëheqësit e sotëm perëndimorë, mund të tregojnë hapur mbështetjen e tyre morale për protestuesit, dhe t’i inkurajojnë autoritetet kineze që të angazhohen në dialog paqësor me ta. Ndërkohë qeveritë perëndimore duhet ta shfrytëzojnë gjithashtu këtë mundësi, për të bashkëpunuar më ngushtë me organizatat e të drejtave të njeriut dhe diasporën kineze për të kuptuar më mirë abuzimet e mëdha me të drejtat e njeriut brenda Kinës.
Gjithashtu, ato mund t’i përfshijnë këto mesazhe në dokumente dhe takime zyrtare, për të ndihmuar lëvizjen demokratike në këtë vend dhe për të nxitur forcimin e shoqërisë civile kineze. Kur pashë tanket në sheshin Tiananmen të shtypnin pa mëshirë të rinjtë protestues, kuptova se Kina duhet të ndryshojë.
Këto protesta kanë krijuar një situatë të re për popullin kinez. Ne duhet të vazhdojmë të besojmë se ai është i përgatitur që të bashkohet me të gjithë ata në mbarë botën që tani jetojnë në vende të lira. Një hapje për ndryshim të rëndësishëm mund të vijë në javët ose muajt e ardhshëm, ose mund të duhen edhe disa vite të tjera.
Por kjo nuk do të ndodhë kurrë pa një përpjekje kolektive, dhe këtu përfshihet edhe komuniteti ndërkombëtar. Prandaj, ata jashtë Kinës duhet të jenë të gatshëm që të ndihmojnë në nxitjen e ndryshimeve politike në këtë vend autoritar.
Shënim:Jianli Yang, një ish-protestues i Sheshit Tiananmen dhe i burgosur politik i Kinës, është themeluesi dhe drejtues i Nismës për Fuqizimin e Qytetarëve në Kinë.
Një gazetar disident iranian, që u zhduk në Turqi në muaji...
Stewart Rhodes, themeluesi i grupit paraushtarak të djatht...
Siç njoftoi Ministria e Energjisë në Doha, grupi amerikan ...
Presidenti amerikan, Joe Biden, tha më 29 nëntor se si...
Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për dërgimin e ...
Presidenti gjerman, Frank Walter Steinmeier ndodhet për nj...
Pas një marrëdhënieje hera herws të vështirë, qeveria ...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka deklaruar se Gjerma...
Një tërmet i fortë, me intensitet 5 ballë të shkallës Riht...
Më pak se gjysma e popullsisë në Angli dhe Uells e kon...
Në një konferencë për shtyp, Sekretari i Përgjithshëm ...
Moska ka shtyrë rundin e ri të bisedimeve me Shtetet e...
Stoltenberg ka rikonfirmuar zotimin e NATO-s, për të f...
Ndeshja mes kombëtareve të futbollit të Shteteve të Ba...
Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska iu është drejt...
Zyrtarët ukrainas janë shprehur se forcat ruse po bomb...
Hungaria pret që muajin e ardhshëm Brukseli të heqë embarg...
Shtetet e Bashkuara do të japin 53 milionë dollarë për...
Ministrat e drejtësisë të G7 dënuan përdorimin e dimri...
Pushtimi rus i Ukrainës është ndier në mbarë botën, po...
Nën kamuflimin si qendra masazhi ushtrohet prostitucion, m...
64 nga 216 paraplegjikë dhe tetraplegjikë në Berat ju komu...
“Stop” udhëtoi drejt Niklës pas shqetësimit për shkollën 9...
Në redaksinë e “Stop” ka mbërritur denoncimi i një zonjë q...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi propozimin e Inspekt...
Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me ngj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e ...
Policia ka publikuar pamjet e arrestimit të 42-vjeçarit Kl...
Policia vë në pranga autorin e plagosjes me armë zjarr...
Për ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushte...
Në Shqipëri, industria fason e tekstileve dhe këpucëve, që...
Presioni i lartë i gjakut mund të shkaktojë 76 milionë vde...
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta n...
Sipas një studimi të kësaj platforme, në gjashtë muajt e p...
Një gazetare franceze u vu në pranga më 19 shtator nga pol...
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Almyros, në Greqinë ...
Prokuroria në Britaninë e Madhe do të ngrejë aktakuzë ndaj...
Shkrimtari i njohur, Besnik Mustafaj, feston 65-vjetorin ...
Ediconi i 10-të i filmit ‘KO:SH FILM FEST 2023’ është çelu...
Zbulohet një foto e rrallë e vitit 1991 ku lideri i Lëvizj...
Botuesi dhe themeluesi i gazetës “Nacional”, Mujë Buçpapaj...
Bota është në prag të një krize për vajin e ullirit. Eksp...
Reduktimi i popullsisë po shkakton rënien e importeve në d...
Një i punësuar me pagë në Shqipëri mesatarisht punoi 4...
Sot, më 21 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 98...