Si i lejoi "Google" lajmet e rreme për gjenocidin në Srebrenicë?
Imagjinojeni të hyni në një librari për të blerë një l...

Shteti i Nju Jorkut miratoi një ligj të premten që ndalon armët në shumë vende publike, duke përfshirë sheshin “Times Square”, dhe kërkon nga aplikantët për licencë të armëmbajtjes të ofrojnë prova mbi aftësinë e tyre për ta përdorur armën dhe të dorëzojnë llogaritë e tyre të mediave sociale për shqyrtim nga zyrtarët qeveritarë.
Ligji, i miratuar në një seancë legjislative urgjente, u nxit nga një vendim i Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara javën e kaluar që rrëzoi ligjet kufizuese të Nju Jorkut për marrjen e licencës për armë. Shumica konservatore e gjykatës vendosi për herë të parë që Kushtetuta amerikane i jep një individi të drejtën për të mbajtur armë në publik për vetëmbrojtje.
Udhëheqësit demokratë të Nju Jorkut e dënuan vendimin e gjykatës, duke thënë se do të ketë më shumë dhunë me armë nëse më shumë njerëz do të mbanin armë në publik.
Ata e pranuan se duhet të lehtësojnë disa nga kushtet e ligjit mbi 100-vjeçar të dhënies së lejes për armëmbajtje për të respektuar vendimin e Gjykatës së Lartë, por u përpoqën të mbanin në fuqi një numër sa më të madh kufizimesh në emër të mbrojtjes së sigurisë publike. Disa prej tyre ka të ngjarë të jenë në shënjestër të sfidave të mëtejshme ligjore.
Gjykata vendosi se regjimi i mëparshëm i licencave në shtetin e Nju Jorkut, i cili daton nga viti 1911, u jepte shumë liri autoriteteve për të refuzuar lejet e armëmbajtjes.
Guvernatorja demokrate e Nju Jorkut, Kathy Hochul, e cila thirri seancën e jashtëzakonshme të legjislaturës, tha se rregulloret e shtetit për licencimin e armëve kanë ndihmuar që Nju Jorku të ketë shkallën e pestë më të ulët të vdekjeve nga armët në mesin e 50 shteteve amerikane.
"Shteti ynë do të vazhdojë t'i mbajë njujorkezët të sigurt, pavarësisht nga pengesa që solli vendimi i Gjykatës së Lartë", tha ajo në një konferencë shtypi në kryeqytetin e shtetit, Albany, ndërsa ligjvënësit po debatonin mbi projektligjin.
Vendimi i gjykatës e pranon që njerëzit mund të mos lejohen të mbajnë armë në disa "zona të ndjeshme", por paralajmëroi ligjvënësit kundër aplikimit në shkallë të gjerë të këtij rregulli.
Ligji i miratuar të premten e bën krim të rëndë mbajtjen e armës në një listë të re vendesh të ndjeshme, duke përfshirë: ndërtesat qeveritare, objektet mjekësore, ato fetare, bibliotekat, parqet, kopshtet zoologjike, shkollat, kolegjet, kampet verore, qendrat për të pastrehët, shtëpitë e azilit, transporti publik, duke përfshirë metronë e qytetit të Nju Jorkut, vendet ku konsumohet alkool ose marjuana, muzetë, teatrot, stadiumet, qendrat e votimit dhe sheshin “Times Square”./voa
Imagjinojeni të hyni në një librari për të blerë një l...
Rreth njëqind kilometra ndajnë ishullin grek Lesbos dhe me...
Gjykata e Lartë e Teksasit bllokoi një urdhër të një g...
Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, ...
Nga frika se Rusia mund të ndërpresë furnizimet me gaz...
Shtetet e Bashkuara njoftuan të premten detaje mbi ndi...
Forcat ruse po vazhdojnë të sulmojnë qytetin e Lisiçan...
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, u shp...
Forcat ruse po godasin qytetin e Lisiçansk dhe rrethinat e...
14 herë përmendet Rusia në konceptin e ri strategjik të NA...
Tension i lartë është shënuar në Libi këtë mbrëmje. Si...
Policia maqedonase ka arrestuar dy persona të dyshuar ...
Inflacioni në vendet që përdorin euron arriti një tjet...
Një nënë vegane është shpallur fajtore për vdekjen e d...
Të premten e 1 korrikut janë bërë 95 vjet që nga vdekj...
Norvegjia ka premtuar një shtesë prej 1 miliard eurosh...
Në një intervistë të shkurtër dhënë për “CNN Internati...
Kjo është ende një pamje e pazakontë në Gjermani. Një ...
“Presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan vazhdon të provo...
NATO mund të jetë në gjendje të mbrojë anëtarët e saj ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...