SHBA, 820 milionë dollarë të tjera në armatime për Ukrainën
Shtetet e Bashkuara njoftuan të premten detaje mbi ndi...

Nga frika se Rusia mund të ndërpresë furnizimet me gaz natyror, kreu i agjencisë rregullatore gjermane për energjinë u bëri thirrje banorëve të shtunën të kursejnë energjinë dhe të përgatiten për dimër, kur përdorimi rritet.
Presidenti i Agjencisë Federale të Rrjetit, Klaus Mueller, u bëri thirrje pronarëve të shtëpive dhe apartamenteve që të kontrollojnë dhe rregullojnë kaldajat dhe radiatorët e tyre të gazit për të maksimizuar efikasitetin e tyre.
"Mirëmbajtja mund të zvogëlojë konsumin e gazit nga 10% deri në 15%," tha ai për mediat gjermane.
Mueller tha se banorët dhe pronarët e pronave duhet të përdorin 12 javët përpara se të fillojë moti i ftohtë për t'u përgatitur.
Ai tha se familjet duhet të fillojnë të flasin tani "nëse çdo dhomë duhet të vendoset në temperaturën e saj të zakonshme në dimër - ose disa dhoma mund të jenë pak më të ftohta".
Apeli erdhi pasi Rusia reduktoi flukset e gazit në Gjermani, Itali, Austri, Republikën Çeke dhe Sllovaki në fillim të këtij muaji.
Kompania shtetërore ruse e energjisë Gazprom fajësoi një problem teknik për reduktimin e gazit natyror që rrjedh përmes Rrjedha Veriore 1, një tubacion që kalon nën Detin Baltik nga Rusia në Gjermani.
Kompania tha se pajisjet që po rinovoheshin në Kanada kishin ngecur atje për shkak të sanksioneve perëndimore mbi luftën e Rusisë në Ukrainë.
Udhëheqësit gjermanë e kanë hedhur poshtë këtë shpjegim dhe i kanë quajtur reduktimet një veprim politik si reagim ndaj sanksioneve të Bashkimit Europian kundër Rusisë pasi ajo pushtoi Ukrainën.
Zëvendëskancelari Robert Habeck, i cili është gjithashtu ministër i ekonomisë dhe klimës së Gjermanisë dhe përgjegjës për energjinë, ka paralajmëruar se një "bllokim" i gazsjellësit është i mundur duke filluar nga 11 korriku, kur do të fillojë puna e rregullt e mirëmbajtjes. Në verërat e mëparshme, puna ka sjellë mbylljen e Rrjedhës Veriore 1 për rreth 10 ditë, tha ai.
Pyetja është nëse mirëmbajtja e ardhshme e rregullt e gazsjellësit Rrjedha Veriore 1 do të kthehet në "një mirëmbajtje politike më afatgjatë", tha Mueller i rregullatorit të energjisë.
Nëse fluksi i gazit nga Rusia “do të ulet për një periudhë më të gjatë kohore, do të duhet të flasim më seriozisht për kursimet”, tha ai.
Sipas Mueller, në rast të ndërprerjes së furnizimit me gaz, ekonomitë familjare do të mbroheshin posaçërisht, ashtu si spitalet apo shtëpitë e pleqve.
"Unë mund të premtoj se do të bëjmë gjithçka që mundemi për të shmangur që ekonomitë familjare të jenë pa gaz," tha ai, duke shtuar: "Ne mësuam nga kriza e koronavirusit se nuk duhet të bëjmë premtime nëse nuk jemi plotësisht të sigurt se mund t'i mbajmë ato”.
Ai tha se agjencia e tij “nuk sheh një skenar në të cilin nuk ka më gaz fare që vie në Gjermani”.
Në fillim të këtij muaji, ministri i ekonomisë Habeck aktivizoi fazën e dytë të planit të urgjencës me tre faza të Gjermanisë për furnizimet me gaz natyror, duke paralajmëruar se ekonomia më e madhe e Europës u përball me një "krizë" dhe objektivat e magazinimit për dimër ishin në rrezik./REL
Shtetet e Bashkuara njoftuan të premten detaje mbi ndi...
Forcat ruse po vazhdojnë të sulmojnë qytetin e Lisiçan...
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, u shp...
Forcat ruse po godasin qytetin e Lisiçansk dhe rrethinat e...
14 herë përmendet Rusia në konceptin e ri strategjik të NA...
Tension i lartë është shënuar në Libi këtë mbrëmje. Si...
Policia maqedonase ka arrestuar dy persona të dyshuar ...
Inflacioni në vendet që përdorin euron arriti një tjet...
Një nënë vegane është shpallur fajtore për vdekjen e d...
Të premten e 1 korrikut janë bërë 95 vjet që nga vdekj...
Norvegjia ka premtuar një shtesë prej 1 miliard eurosh...
Në një intervistë të shkurtër dhënë për “CNN Internati...
Kjo është ende një pamje e pazakontë në Gjermani. Një ...
“Presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan vazhdon të provo...
NATO mund të jetë në gjendje të mbrojë anëtarët e saj ...
Të paktën 21 persona u vranë sot nga sulmet e forca...
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, k...
Mediat greke kanë publikuar pamjet nga përleshja që ço...
Autoritetet në Maqedoninë e Veriut thanë sot se propoz...
Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange, ka apeluar në ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...