Baerbock: Të mos humbasim kohë në afrimin e Ballkanit Perëndimor me BE-në
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, u shp...

Forcat ruse po vazhdojnë të sulmojnë qytetin e Lisiçanskut dhe rajonet përreth tij, në një përpjekje për të pushtuar qytetin e fundit të kontrolluar nga forcat ukrainase në provincën e Luhanskut. Zëdhënësi i ushtrisë ukrainase tha se po rritet rezistenca e banorëve lokalë në zonat e pushtuara nga Rusia në lindje të vendit.
Ministria e ruse e mbrojtjes tha se ka vënë nën kontroll rafinerinë e naftës në periferi të qytetit të Lisiçankut, por guvernatori i rajonit ukrainas, Serhiy Haidai tha se luftimet për kontrollin e saj janë ende duke vazhduar. Zyrtarët ukrainas thanë sot se forcat ruse po vazhdojnë bombardimet ndaj këtij qyteti dhe rajoneve të tjera në lindje të vendit.
"Kramatorsku, zonat e Bilohorivkas, Majakit dhe Donetskut u bombarduan me artileri të rëndë dhe raketa. Bombardime ka patur edhe në Lisiçansk dhe dy rajone të tjera përreth tij. Armiku kreu sulme ajrore edhe në zonën e Vershinas", tha sot zëdhënësi i ushtrisë ukrainase Oleksandr Shtupun.
Ai theksoi se në pjesën veriperëndimore të Detit të Zi forcat detare ruse vazhdojnë të bllokojnë komunikimet e forcave ukrainase dhe kanë vënë dy luftanije në gjendje gatishmërie për të kryer sulme me raketa ndaj objektivave tokësore në territorin e Ukrainës.
“Avionët luftarakë të forcave ajrore ukrainase vazhdojnë të patrullojnë hapësirën ajrore të Ukrainës dhe të mbështesin operacionet e njësive tokësore. Pushtuesit rusë janë të frikësuar nga rezistenca e popullatës lokale, e cila po rritet veçanërisht në rajonin e Khersonit. Udhëheqësit ushtarakë të pushtuesve po lëviz me automjete të blinduara dhe me numër të madh forcash sigurie. Banorët lokalë vazhdojnë t’u bëjnë rezistencë të fortë trupave ruse”.
Ushtria ukrainase publikoi sot pamje filmike të një shpërthimi të fuqishëm, që ajo thotë se ishte rezultat i një sulmi ndaj një depoje armësh të forcave ruse në Ukrainën lindore. Mediat perëndimore nuk ishin në gjendje ta verifikonin me burime të pavarura këtë njoftim.
Ushtria ukrainase publikoi sot një video tjetër të Ishullit të Gjarprit, ku sipas saj shihen avionë rusë duke e bombarduar atë të premten vonë në mbrëmje. Në një deklaratë të lëshuar nga komandanti i ushtrisë ukrainase, gjenerali Valery Zaluzhny, thuhet se dy avionë luftarakë rusë Su-30 sulmuan ishullin me bomba me fosfor. Forcat ruse u tërhoqën nga ishulli strategjik në Detin e Zi të enjten.
Kremlini tha se tërheqja nga Ishulli i Gjarprit ishte një “gjest i vullnetit të mirë” për të ndihmuar në zhbllokimin e eksportit të drithërave në këtë rajon. Por, ushtria ukrainase pretendon se i kishte detyruar forcat ruse të tërhiqeshin nga ishulli, pasi i kishin sulmuar ato me artileri dhe raketa./ VOA
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, u shp...
Forcat ruse po godasin qytetin e Lisiçansk dhe rrethinat e...
14 herë përmendet Rusia në konceptin e ri strategjik të NA...
Tension i lartë është shënuar në Libi këtë mbrëmje. Si...
Policia maqedonase ka arrestuar dy persona të dyshuar ...
Inflacioni në vendet që përdorin euron arriti një tjet...
Një nënë vegane është shpallur fajtore për vdekjen e d...
Të premten e 1 korrikut janë bërë 95 vjet që nga vdekj...
Norvegjia ka premtuar një shtesë prej 1 miliard eurosh...
Në një intervistë të shkurtër dhënë për “CNN Internati...
Kjo është ende një pamje e pazakontë në Gjermani. Një ...
“Presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan vazhdon të provo...
NATO mund të jetë në gjendje të mbrojë anëtarët e saj ...
Të paktën 21 persona u vranë sot nga sulmet e forca...
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, k...
Mediat greke kanë publikuar pamjet nga përleshja që ço...
Autoritetet në Maqedoninë e Veriut thanë sot se propoz...
Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange, ka apeluar në ...
Numri i infektimeve me COVID në Mbretërinë e Bashkuar ...
Dënimi me burg të përjetshëm i dhënë dje për një adole...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...