Paketa e Maleve/ Rama u përgjigjet sharësve në rrjetet sociale
Kryeministri Edi Rama ka folur për Paketën e Maleve dhe ak...
Kryeministri Edi Rama ka folur për Paketën e Maleve dhe ak...

Zëdhënësi i Bashkimi Evropian për Punët e Jashtme, Peter Stano, ka thënë se blloku evropian nuk u imponon zgjidhje partnerëve, teksa ka folur për rolin e BE-së në zgjidhjen e mospajtimeve në mes të Kosovës dhe Serbisë.
I pyetur për tensionet e fundit në mes të dyja vendeve, për shkak të çështjes së targave dhe dokumenteve serbe, Stano ka thënë se BE-ja ndihmon palët vetëm në gjetjen e një kompromisi.
“Shumë çështje që po shkaktojnë irritim në marrëdhëniet në mes të Beogradit dhe Prishtinës trajtohen në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja. Për këtë quhet dialog i ndërmjetësuar, jo i detyrueshëm. Ne mund të ndërmjetësojnë për aq sa ekziston gatishmëria nga të dyja palët për të gjetur zgjidhje kompromisi”.
Sipas tij, përparimi i Kosovës dhe Serbisë në rrugën drejt BE-së varet nga hapat që bëjnë në dialog.
“Ne u ndihmojnë për kompromis, por u takon atyre që të jenë të gatshëm për të bërë kompromiset e nevojshme. Këtë gjë do ta bëjmë në takimet e radhës, përfshirë atë të nivelit të lartë mes presidentit (serb, Aleksandar) Vuçiq dhe kryeministrit (të Kosovës, Albin) Kurti, që të çojnë përpara të gjitha çështjet në kuadër të dialogut, sepse pa përparim në dialog, nuk do të ketë përparim në rrugën evropiane”.
Serbia ka aplikuar zyrtarisht për anëtarësim në BE në vitin 2009. Në mars të vitit 2012, Serbisë i është dhënë statusi i kandidatit.
Kosova ka të nënshkruar vetëm Marrëveshje Stabilizim-Asociimi me BE-në, që është hapi i parë drejt anëtarësimit në bllok.
Kurti dhe Vuçiq do të takohen më 18 gusht në Bruksel me kryediplomatin e BE-së, Josep Borrell dhe të dërguarin e BE-së për dialogun mes dy vendeve, Mirosllav Lajçak.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë më 11 gusht se është skeptik sa i përket arritjes së ndonjë rezultati në rundin e ri të dialogut.
“Po shkoj në Bruksel për të biseduar, nuk shpresoj për ndonjë rezultat, por po shkoj për bisedime”, ka thënë ai për mediat në Beograd.
Palët janë ftuar në dialog pas tensioneve në veri të Kosovës, ditë më parë. Qeveria e Kosovës pati marrë vendim për zbatim të vendimit për targat dhe dokumentet serbe nga 1 gushti.
Sipas vendimit të Qeverisë, pronarët e makinave me targa të qyteteve të Kosovës – që lëshohen nga autoritetet serbe – duhet t'i riregjistrojnë ato në RKS.
Po ashtu, të gjithë shtetasit serbë, do të duhet të pajisjen me një dokument për hyrje/dalje në pikëkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.
Kosova dhe Serbia kanë marrëveshje për lëvizje të lirë prej vitit 2011. Serbia e ka zbatuar menjëherë. Kosova e ka zbatuar për pak orë më 1 gusht, pasi e ka shtyrë zbatimin e vendimit për 1 shtator, me qëllim të uljes së tensioneve në veri.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë kërkuar po ashtu një shtyrje të tillë, ndonëse kanë thënë se Kosova ka të drejtë të zbatojë këto vendime./ REL
Një grup studentësh ukrainas në universitetin “Stanfor...
Një armëpushim midis Xhihadit Islamik dhe Izraelit duk...
Sulmi i 6 janarit në Kapitolin e Shteteve të Bashkuara...
Parlamenti i Letonisë e përcaktoi të enjten Rusinë si ...
Tajvani ka kryer stërvitje ushtarake më 11 gusht, një ditë...
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka r...
Komisioni Europian njoftoi ndërprerjen e mbikëqyrjes së bu...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të kryejnë më shumë...
Britania e Madhe thotë se Rusia "me siguri ka krijuar ...
Pasi kontrolluan shtëpinë e saj, autoritetet ruse kanë...
Rënia e çmimeve të karburantit, fluturimeve ajrore dhe...
Zyrtarët federalë po thonë pak deri më tani për kontro...
Zyrtarët ukrainas thonë se 9 avionë luftarakë rusë u s...
Kina kërcënoi sërish të mërkurën se mund të përdorë fo...
Një tjetër video e presidentit të SHBA-së, Joe Biden, ...
Rritja e çmimeve të produkteve të ndërtimit ka rritur çmim...
Një diplomat nga Arabia Saudite ka humbur jetën papritur t...
Autoritetet greke kanë bërë me dije se kanë nisur një ...
Kina sërish ka përsëritur kërcënimin e saj për përdorimin ...
Shtetet e Bashkuara njoftuan të martën se do të japin 89 m...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...