Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Kosova dhe Serbia nuk kanë arritur të pajtohen për çështjen e dinarit serb, i cili u ndalua në Kosovë më 1 shkurt, as pas takimit të tretë radhazi të enjten në Bruksel, konfirmuan kryenegociatorët e të dy vende, të cilët e akuzuan njëri-tjetrin për mungesë vullneti për të gjetur një zgjidhje.
"Fatkeqësisht edhe sot kemi pasur dallime të mëdha", tha kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, duke folur për gazetarë pas takimit me homologun e vet serb Petar Petkoviç, nën ndërmjetësimin e të dërguarit të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak.
"Derisa pala kosovare ka diskutuar për opsionet se si serbët e Kosovës mund ta marrin mbështetjen financiare edhe më tej nga Serbia, pala serbe ka punuar si avokat i Postanska banka (Kursimorës së Postës serbe) dhe gjithë kohën ka diskutuar se si të licencohet ajo", tha Bislimi.
Ndërkohë, kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviç, tha se Prishtina nuk tregoi "vullnet të mjaftueshëm" për një marrëveshje dhe se pritet edhe një takim lidhur me këtë temë.
“Ne përsëritëm edhe një herë qëndrimin dhe propozimin tonë, i cili është i balancuar dhe nënkupton një zgjidhje kompromisi. Nga ana tjetër, nuk kishte vullnet të mjaftueshëm nga ana e Prishtinës. Nuk do të flas më shumë për këtë, duke qenë se do të ketë një takim tjetër për këtë temë”, tha ai.
Përdorimi i dinarit për pagesa me para të gatshme në Kosovë u ndalua më 1 shkurt, kur Banka Qendrore e Kosovës e futi në fuqi një rregullore të re, e cila përcaktoi euron si valutën e vetme zyrtare në vend.
Në takimin e kaluar në Bruksel, Petkoviç kishte thënë se pala serbe do të përpiqet që të vazhdojë funksionimi i bankës së Serbisë në Kosovë, Kursimora e Postës, në mënyrë që serbët të marrin pagat, pensionet dhe ndihmën tjetër.
Bislimi e akuzoi palën serbe se “nuk ishte e shqetësuar për qytetarët”, dhe se shqetësimi i saj kryesor ishte si ta licencojnë autoritetet kosovare bankën e Serbisë në Kosovë, Kursimora e Postës.
“Për herë të tretë sot e bënë të qartë se ne nuk jemi anëtarë të Bankës Qendrore dhe nuk mund të marrim vendime... e bëmë të qartë po ashtu se diçka që nuk është e ligjshme në Kosovë, nuk mund të jetë pjesë e zgjidhjes”, tha Bislimi.
Petkoviç dhe Bislimi theksuan se do të ketë një takim të ri të katërt për këtë çështje pas rreth dy javëve.
Bislimi tha gjithashtu se pala serbe nuk e pranoi një propozim "të konsoliduar" të Lajçakut, për të cilin "ne besojmë se është konstruktiv dhe në rrugën e duhur për të gjetur një zgjidhje, e cila më së shumti u shkon për shtat qytetarëve dhe e respekton rregulloren e Bankës Qendrore".
"Duhet të takohemi pas dy javëve, atyre iu bë e qartë se ky do të jetë takimi i fundit, prandaj ata duhet të reflektojnë ose do të fajësohen zyrtarisht për bllokimin e zgjidhjes", tha Bislimi.
Ndërkohë, Petkoviç e përsëriti se kjo çështje do të ishte e zgjidhur, sikur të ekzistonte Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Të enjten më herët në mëngjes, Lajçak e zhvilloi një takim dypalësh me kryenegociatorin serb Petkoviç.
Bashkimi Evropian, i cili e lehtëson dialogun mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, shpresonte se do të tejkaloheshin dallimet në qasje mes palëve dhe të arrihej një zgjidhje, sipas së cilës qytetarët serbë në Kosovë do të mund të vazhdojnë t’i pranojnë beneficionet nga shteti serb.
Kjo çështje, pos që zemëroi Serbinë, nxiti mospajtime edhe mes Qeverisë së Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare, pasi komuniteti serb në Kosovë, prej vitesh, merr pagesa në dinarë nga buxheti i Serbisë.
Diplomatë perëndimorë i kërkuan Kosovës që ta pezullojë rregulloren, për t’u dhënë kohë qytetarëve të prekur që të përshtaten me praktikën e re.
Takimi i sotëm ishte i treti në javët e fundit mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq, ndërsa i katërti në përgjithësi për këtë çështje në Bruksel.
Në takimet e deritanishme, sipas BE-së, palët kanë paraqitur propozimet e tyre për gjetjen e një zgjidhjeje praktike dhe afatshkurtër për qytetarët serbë në Kosovë që paguhen në dinarë nga Serbia.
Qeveria e Kosovës ngul këmbë se vendimi i BQK-së nuk është politik, por i një institucioni të pavarur. Megjithatë, ajo është shprehur e gatshme për një zgjidhje praktike që do t’u ndihmonte qytetarëve, por pa vënë në dyshim vendimin e BQK-së.
Në një intervistë dhënë REL-it në mars, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nuk do të pranohen propozime për dinarin që janë në kundërshtim me rregulloren e BQK-së./ REL
Një djalë dyvjeçar në shtetin jugor të Indisë, Karnata...
Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu, ka ...
Numri i ekzekutimit të të dënuarve në Iran ka shënuar ...
75 qirinj në tortën e ditëlindjes së NATO-s. Ajo është...
Një gjykatës në Nju Jork hodhi poshtë të mërkurën kërkesën...
Policia franceze kontrolloi të mërkurën zyrat e kryeba...
Presidenti i Botsvanës kërcënoi sot, se do të dërgonte...
Donald Trump kryeson sondazhet në gjashtë shtete të rë...
Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë dërgoi në SHBA, Gje...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në një deklaratë p...
Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken ka përje...
Kievi ka hapur "online" Regjistrin e Dëmeve dhe u ka bërë ...
Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë të shkallës Rihter u...
Partia Republikane Popullore (CHP) fitoi zgjedhjet lok...
Parlamenti i Norvegjisë mori një kërcënim për bombë të...
Një tërmet me magnitudë 7.4 ballë ka goditur së fundmi...
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka propozuar një pak...
Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se ka bërë ndryshime në...
Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë i shkallës Rihter është ...
Grupi Ndërkombëtar i Krizave tha të martën se Kosova d...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...