Fermerët polakë bllokojnë sërish kufirin me Gjermaninë
Prej ditës së hënë (18.03.) fermerët polakë kanë bllokuar ...

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, dhe kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, takohen të martën (19.03.) në Bruksel për takimin e radhës në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve. Zyrtarë të Bashkimit Evropian thanë se do të ketë presion ndaj të dy palëve për ta zbatuar marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve të arritur një vit më parë e të njohur si Marrëveshja e Ohrit. Në takimin e Brukselit temë e veçantë diskutimi do të jetë edhe çështja e ndalimit të përdorimit të dinarit të Serbisë në Kosovë. Autoritetet ndërkombëtare i kanë kërkuar Kosovës që ta pezullojë rregulloren që ndalon dinarin, për t'u dhënë kohë qytetarëve të prekur kryesisht serbë që të përshtaten me praktikën e re.
Osmani, mbi dinarin serb: Ekziston pajtueshmëri për një pjesë të propozimit amerikan për këtë çështje
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në lidhje me zgjidhjen e konfliktit për dinarin serb, para takimit në Bruksel tha se "çështja e dinarit serb në Kosovë duhet të zgjidhet me urgjencë dhe se tashmë ekziston pajtueshmëri për një pjesë të propozimit amerikan për këtë çështje”. Sipas saj, "Deri tani ka pajtim për një pjesë të propozimit, nga ajo që jam informuar dhe nuk ka pajtim për një pjesë tjetër të propozimit. Është shume pozitive që komuniteti ndërkombëtar, në krye me SHBA-në, pajtohen që të mos ketë qarkullim të dinarit më në Kosovë. Edhe me ndihmën e tyre kemi arritur që tash e tutje edhe ato kërkesa dhe ato ndihma financiare që vijnë nga Serbia të arrijnë në euro dhe jo në dinar. Kjo e zgjidh një pjesë të madhe të problemit. Tash, me ndihmën e SHBA-së kemi arritur që, siç kemi deklaruar edhe me herët, për zbatimin e plotë të Kushtetueses edhe në praktikë na duhen aleatë."
Presidentja e Kosovës thekson se për pjesën tjetër do të ishte ideale që të kishte pajtueshmëri mes palëve në Bruksel, në takimin e radhës që pritet të mbahet më 19 mars, në nivel të kryenegociatorëve. "Pjesa e dytë, të cilën akoma nuk ka pajtim, dhe kam shpresë të plotë që edhe në atë pikë do të arrijmë shpejt, është si duhet të sigurohemi që çdo ndihmë financiare që vjen nga Serbia të mos shkojë në duart e personave që kanë abuzuar, që janë të korruptuar dhe i kanë marrë paratë kinse në emër të qytetarëve, por i kanë shfrytëzuar për korrupsion e krim të organizuar. Edhe për atë pjesë është ende duke u hartuar një plan."
Osmani e mirëpret një ujdi në Bruksel, sepse është urgjente që kjo çështje të zgjidhet. "Kosova ka probleme shumë më të mëdha, ndër të tjera sigurimi i kufirit nga Serbia, e cila vazhdimisht mendon se si ta sulmojë Kosovën. Duhet të ulemi me aleatë dhe të sigurohemi që të mbrohet çdo pëllëmbë e territorit tonë”, tha presidentja Osmani./DW
Prej ditës së hënë (18.03.) fermerët polakë kanë bllokuar ...
Për të mbështetur tranzicionin e gjelbër në Kosovë*, Banka...
Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së ranë d...
Lideri i Koresë së Jugut, Kim Jong Un, ka mbikëqyrur stërv...
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha s...
I nxehti ekstrem ka “përvëluar” Rio De Zhaneiron.Temperatu...
Ushtria izraelite njoftoi të hënën se ka vrarë një militan...
DASH ka shpallur non grata tre zyrtarë nga Ballkani. Bëhe...
Shtetet e Bashkuara janë të kënaqura me lëvizjen e Malit t...
Kina, aleatja kyçe e Rusisë, e ka uruar të hënën president...
Hulumtimet e gazetarëve të medias publike bavareze "Bayeri...
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë...
Talebanët në Afganistan kanë thënë të hënën se Pakista...
Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka fituar një mandat...
Osetia Jugore, një rajon i cili u shkëput nga Gjeorgjia dh...
Kandidati për President i SHBA, Donald Trump ka deklaruar ...
Rusia i ka publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve ...
Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep ...
Zgjedhës rusë u grumbulluan pranë qendrave të votimit, në ...
Ukraina ndërmori një sulm masiv me dronë të dielën ndërsa ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...