I nxehti ekstrem “përvëlon” Rio De Zhaneiron/ Temperatura rekord, termometri shënon 62.3 gradë celsius
I nxehti ekstrem ka “përvëluar” Rio De Zhaneiron.Temperatu...

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se zgjedhjet presidenciale në Rusi nuk ishin “as të lira, e as të drejta” dhe vetëm konfirmuan se Rusia “është një shoqëri autoritare”.
Në një intervistë dhënë për Radion Evropa e Lirë më 18 mars në Tbilisi, Stoltenberg tha se zgjedhjet që i dhanë presidentit Vladimir Putin mandatin e pestë “ishin të manipuluara, dhe pa dyshim, pa befasi”. Ai tha po ashtu se përpjekjet e Moskës për të mbajtur zgjedhje në territoret e pushtuara të Ukrainës ishin shkelje e ligjit ndërkombëtar.
Shefi i NATO-s tha se Putini bëri deklaratë të pasaktë kur gjatë fjalimit të fitores tha se trupat e NATO-s janë në Ukrainë. Aleatët e NATO-s kanë ofruar trajnime, por “nuk po planifikojnë asnjë prani ushtarake në terren”. Stoltenberg përsëriti se NATO vazhdon të ketë politikën e derës së hapur për shtetet që duan të anëtarësohen dhe mohoi se aleanca po “zgjerohet në mënyrë agresive kah lindja”, që ishte një prej justifikimeve që Putini përdori për të nisur pushtimin e Ukrainës në vitin 2022.
Shteteve në Evropën Lindore u është thënë se nëse plotësojnë standardet e NATO-s dhe janë shoqëri demokratike, anëtarësimi në aleancë është i hapur për ta, tha ai.
“Ne respektojmë nëse ju nuk dëshironi të anëtarësoheni në NATO. Por, sigurisht ne respektojmë nëse ju dëshironi të anëtarësoheni në NATO”, tha Stoltenberg duke shtuar se këto shtete nuk mund të jetojnë “në një botë ku Moska vendos se çfarë mund dhe nuk mund të bëjnë fqinjët e saj”.
Shefi i NATO-s nuk deshi të flasë nëse Ukrainës do t’i hapet rrua për anëtarësim në NATO gjatë samitit të aleancës në Uashington në korrik, por ai tha se pret që NATO-ja të marrë “vendime që do t’i mundësojnë Ukrainës të jetë më afër NATO-s”, përfshirë hapa për t’u siguruar se ushtria e Ukrainës “është plotësisht në përputhje” me NATO-n.
I pyetur nëse aspiratat e Gjeorgjisë që t’i bashkohet NATO-s do të avancohen gjatë samitit, Stoltenberg tha se ai nuk mund të paragjykojë rezultatin e samitit.
Për herë të parë Stoltenbergu tha se Gjeorgjia dhe Ukraina “kanë përgjegjësi të ndara dhe të pavarura” kur vjen puna për aplikimet e tyre për NATO.
“Këto shtete janë në nivele të ndryshme dhe në rrugë të ndryshme”, tha ai, duke lënë të kuptohet se aplikimi i Ukrainës është më urgjent për shkak të luftës aktuale kundër forcave ruse.
“Nuk po them se Ukraina është më përpara se Gjeorgjia në të gjitha fushat. Ka vlerësime individuale, ka përpjekje individuale për të mbështetur Gjeorgjinë dhe për të mbështetur Ukrainën dhe do të jenë vendime të ndara individuale”, tha ai.
Stoltenberg, i cili u ka bërë thirrje anëtarëve të NATO-s që t’i ofrojnë Kievit municione dhe pajisjet e nevojshme ushtarake, po ashtu e pranoi se mbështetja ndërkombëtare për ushtrinë ukrainase nuk ka mbetur në nivelin e njëjtë të lartë siç ishte në fillim të luftës, duke vënë në pah se në Kongresin amerikan ende nuk është miratuar një paketë e madhe e ndihmës. Megjithatë, ai tha se ende shpreson që SHBA-ja do të pajtohet për këtë paketë sepse është edhe në interesin e sigurisë së Uashingtonit./ Rel
I nxehti ekstrem ka “përvëluar” Rio De Zhaneiron.Temperatu...
Ushtria izraelite njoftoi të hënën se ka vrarë një militan...
DASH ka shpallur non grata tre zyrtarë nga Ballkani. Bëhe...
Shtetet e Bashkuara janë të kënaqura me lëvizjen e Malit t...
Kina, aleatja kyçe e Rusisë, e ka uruar të hënën president...
Hulumtimet e gazetarëve të medias publike bavareze "Bayeri...
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë...
Talebanët në Afganistan kanë thënë të hënën se Pakista...
Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka fituar një mandat...
Osetia Jugore, një rajon i cili u shkëput nga Gjeorgjia dh...
Kandidati për President i SHBA, Donald Trump ka deklaruar ...
Rusia i ka publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve ...
Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep ...
Zgjedhës rusë u grumbulluan pranë qendrave të votimit, në ...
Ukraina ndërmori një sulm masiv me dronë të dielën ndërsa ...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz (SPD) fillon të dielën (17....
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të diel...
Rregullisht, thuhet se Rusia është një diktaturë ndërkohë,...
Qytetarët e Rusisë që jetojnë në Serbi dhe në Mal të Zi do...
Autoritetet islandeze kanë shpallur gjendje të jashtëzakon...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...