Kosovë: BEI përshpejton tranzicionin e gjelbër me 33 milionë euro të investuara në centralin e ri diellor fotovoltaik
Për të mbështetur tranzicionin e gjelbër në Kosovë*, Banka...

Prej ditës së hënë (18.03.) fermerët polakë kanë bllokuar edhe pikat kufitare me Gjermaninë, këtë herë për disa ditë.
Fermerët polakë kanë bllokuar sërish pikat kufitare me Gjermaninë. Ata përdorën traktorë për të bllokuar urën e autostradës midis qytetit polak Swiecko dhe Frankfurt (Oder). Nga protesta është bllokuar edhe pika kufitare e Gubinek-ut, pak më në jug. Qindra fermerë polakë janë mbledhur tani në zonën kufitare me makineritë e tyre të mëdha bujqësore.

"Bllokada filloi të dielën dhe do të vazhdojë deri të mërkurën në mbrëmje," tha një zëdhënës i policisë lokale. Qindra traktorë lëviznin në autostradën polake A2 të dielën në mëngjes në drejtim të Siweckos dhe Oderit. Protesta masive të fermerëve janë planifikuar gjithashtu në të gjithë Poloninë edhe për të mërkurën.
Protestat shkaktojnë kufizime të konsiderueshme në trafik. Nga ana gjermane trafiku po devijohet nga autostrada para kufirit. Nuk është e mundur të hysh apo të largohesh nga vendi nëpërmjet autostradës, tha një zëdhënës i policisë.
Deri në 18:00 kamionë qarkullojnë çdo ditë në rrugën midis Berlinit dhe Varshavës. Personelin mjekësor dhe transportet speciale protestuesit duan t'i lënë të kalojnë. Një autokolonë mjetesh bujqësore lëviz vetëm në një autostradë. Në disa automjete ka parulla dhe flamuj polakë.
Me aksionin e tyre fermerët duan të protestojnë kundër rregulloreve mjedisore të Bashkimit Evropian. Ata gjithashtu kërkojnë rivendosjen e tarifave për importet bujqësore nga Ukraina. Nga viti 2022, fermerët e atjeshëm lejohen të importojnë drithërat e tyre në BE pa doganë, gjë që sipas mendimit të fermerëve polakë ndikon në rënien e çmimeve. Sipas organizatorëve të protestës, kjo është arsyeja pse ata nuk shesin dot më drithërat e tyre.

Një takim i zhvilluar të shtunën e kaluar mes përfaqësuesve të fermerëve polakë dhe kryeministrit të Polonisë, Donald Tusk, nuk çoi në asnjë marrëveshje. Ministri polak i Bujqësisë, Czeslaw Siekierski, dëshiron të takohet me përfaqësues të sektorit të martën, për të zhvilluar bisedime. Komisioni Evropian ka propozuar një lehtësim të rregulloreve mjedisore, të cilat ende duhet të debatohen nga shtetet anëtare dhe Parlamenti Evropian.
Nuk është hera e parë që fermerët polakë bëjnë thirrje për këtë formë proteste. Ata protestojnë prej javësh, veçanërisht në lindje të vendit, ku po bllokojnë pikat kufitare me Ukrainën. Në fund të shkurtit u bllokua për herë të parë një pikë kufitare me Gjermaninë në Perëndim. Në atë kohë, protestuan edhe fermerët nga pala gjermane, në urën e qytetit të Frankfurtit (Oder) dhe në pikën kufitare Schwedt./ DW
Për të mbështetur tranzicionin e gjelbër në Kosovë*, Banka...
Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së ranë d...
Lideri i Koresë së Jugut, Kim Jong Un, ka mbikëqyrur stërv...
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha s...
I nxehti ekstrem ka “përvëluar” Rio De Zhaneiron.Temperatu...
Ushtria izraelite njoftoi të hënën se ka vrarë një militan...
DASH ka shpallur non grata tre zyrtarë nga Ballkani. Bëhe...
Shtetet e Bashkuara janë të kënaqura me lëvizjen e Malit t...
Kina, aleatja kyçe e Rusisë, e ka uruar të hënën president...
Hulumtimet e gazetarëve të medias publike bavareze "Bayeri...
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë...
Talebanët në Afganistan kanë thënë të hënën se Pakista...
Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka fituar një mandat...
Osetia Jugore, një rajon i cili u shkëput nga Gjeorgjia dh...
Kandidati për President i SHBA, Donald Trump ka deklaruar ...
Rusia i ka publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve ...
Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep ...
Zgjedhës rusë u grumbulluan pranë qendrave të votimit, në ...
Ukraina ndërmori një sulm masiv me dronë të dielën ndërsa ...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz (SPD) fillon të dielën (17....
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...