Takimi në Bruksel: BE paralajmëron presion ndaj të dyja palëve
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, dhe kryenegocia...

Sot në Bruksel do të zhvillohet takimi i radhës ndërmjet kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, ndërkaq ndër temat që do të diskutohet do të jetë çështja e dinarit.
Kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë do të takohen në Bruksel sot në kuadër të dialogut për normalizim raportesh.
Pritet që lehtësuesit e dialogut, ndërmjetësuesit evropianë, t’i takojnë ndaras delegacionet që do të udhëhiqen nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, dhe Petar Petkoviqi si udhëheqës i delegacionit serb. Nuk dihet a do të ketë takim trepalësh.
Bashkimi Evropian u shpreh se në këtë rund do të diskutohet për çështjen e dinarit serb, që është ndaluar për qarkullim ‘cash’ nëpërmjet rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës.
Ditë më parë, emisari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar, u shpreh se kryeministri Albin Kurti nuk ka pranuar pezullimin e rregullores së BQK-së.
Lidhur me ndalimin e dinarit serb të hënën ka folur edhe presidentja e shtetit, Vjosa Osmani.
Osmani tha se është domosdoshmëri që të arrihet një pajtim sa i përket zbatimit të rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës, me të cilën ndalohet qarkullimi i dinarit.
Osmani para mediave ka thënë se për një pjesë të propozimit të emisarit amerikan Gabriel Escobar ka pajtueshmëri.
“Deri tani pajtim për një pjesë të propozimit, nga ajo që jam informuar deri tani, dhe nuk ka pajtim për një pjesë tjetër të propozimit”, tha ajo.
Presidentja deklaroi se është shumë pozitive që ndërkombëtarët pajtohen të ketë ndalim të qarkullim të dinarit në Kosovë.
Ndërkaq, të hënën lidhur me dialogun Kosovë-Serbi është deklaruar përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.
Ai ka folur sërish për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë të arritur në Ohër një vit më parë.
Borrell është shprehur se do të vazhdojnë me presionin ndaj të dyja palëve që kjo marrëveshje të zbatohet.
“Sot është përvjetori i parë i Marrëveshjes së Ohrit. Koha po fluturon dhe tashmë është bërë një vit prej kur kishim arritur marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që ato të lëviznin përpara drejt normalizimit, për fat të keq, përkundër mbështetjes së gjerë ndërkombëtare dhe të Bashkimit Evropian, Serbia dhe Kosova kanë arritur shumë pak progres”.
Me një rregullore të Bankës Qendrore, Kosova e ndaloi përdorimin e kësaj valute më 1 shkurt, duke e bërë euron mjet të vetëm pagese.
Çështja, pos që zemëroi Serbinë, nxiti mospajtime edhe mes Qeverisë së Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare, pasi komuniteti serb në Kosovë, prej vitesh, merr pagesa në dinarë nga buxheti i Serbisë.
Diplomatët perëndimorë i kërkuan Kosovës që ta pezullojë rregulloren, për t’u dhënë kohë qytetarëve të prekur që të përshtaten me praktikën e re.
Serbia këmbëngul se kjo çështje duhet të zgjidhet në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në Bruksel, ndërsa për Kosovën ajo është teknike dhe ka të bëjë me integritetin financiar të vendit.
Një takim për të u zhvillua edhe në fund të shkurtit, por pa ndonjë dakordim. Zyrtarët evropianë thanë atëkohë se “shumë pyetje politike” për rregulloren e BQK-së mbeten pa përgjigje./Monitor
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, dhe kryenegocia...
Prej ditës së hënë (18.03.) fermerët polakë kanë bllokuar ...
Për të mbështetur tranzicionin e gjelbër në Kosovë*, Banka...
Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së ranë d...
Lideri i Koresë së Jugut, Kim Jong Un, ka mbikëqyrur stërv...
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha s...
I nxehti ekstrem ka “përvëluar” Rio De Zhaneiron.Temperatu...
Ushtria izraelite njoftoi të hënën se ka vrarë një militan...
DASH ka shpallur non grata tre zyrtarë nga Ballkani. Bëhe...
Shtetet e Bashkuara janë të kënaqura me lëvizjen e Malit t...
Kina, aleatja kyçe e Rusisë, e ka uruar të hënën president...
Hulumtimet e gazetarëve të medias publike bavareze "Bayeri...
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë...
Talebanët në Afganistan kanë thënë të hënën se Pakista...
Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka fituar një mandat...
Osetia Jugore, një rajon i cili u shkëput nga Gjeorgjia dh...
Kandidati për President i SHBA, Donald Trump ka deklaruar ...
Rusia i ka publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve ...
Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep ...
Zgjedhës rusë u grumbulluan pranë qendrave të votimit, në ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...