Vuçiç, pas takimit me Lajçakun: Jam i shqetësuar për zhvillimet në Kosovë dhe planin e Kurtit për të dëbuar serbët nga Veriu
Ditën e sotme në Serbi është mbajtur një takim mes preside...

Ish-udhëheqësit të grupit ‘Proud Boys’, Djemve Krenarë, Enrique Tarrio pritet t’i njoftohet të mërkurën masa e dënimit lidhur me akuzat për një komplot të dështuar për të mbajtur në pushtet ish-Presidentin Donald Trump, pasi humbi zgjedhjet e vitit 2020.
Dënimi i tij i jep fund një prej proceseve penale më të rëndësishme që lidhen me sulmin e dhunshëm ndaj Kapitolit më 6 janar të vitit 2021që ndodhi ndërsa ligjvënësit ishin mbledhur për të certifikuar fitoren e demokratit Joe Biden.
Prokurorët kanë kërkuar dënimin e Tarrio-s me 33 vjet burg edhe pse ai ishte arrestuar dhe urdhëruar të largohej nga Uashingtoni, në kohën kur anëtarët e grupit ‘Proud Boys’, iu bashkuan mijëra mbështetësve të zotit Trump në Kapitol. Por prokurorët thonë se Tarrio organizoi dhe udhëhoqi sulmin e grupit nga larg, duke frymëzuar ndjekësit me karizmën dhe prirjen e tij për propagandë.
Enrique Tarrio ishte i pandehuri kryesor i një prej çështjeve më të rëndësishme që Departamenti i Drejtësisë ndoqi penalisht lidhur me sulmin në Kapitol. Ai dhe tre persona të tjerë u dënuan në maj për akuza, mes tyre, konspiracion për rebelim - një vepër e rrallë, e sjellë nga epoka e Luftës Civile, për të cilën Departamenti i Drejtësisë akuzoi anëtarët e grupeve të ekstremit të djathtë, që luajtën një rol kyç në sulmin e 6 janarit.
“Duke përdorur platformën e tij të fuqishme, Tarrio ka treguar vazhdimisht dhe publikisht se nuk është penduar që ndihmoi lidhur me atë që ndodhi më 6 janar”, shkruhej në një dosje gjyqësore.
Së fundmi Departamenti i Drejtësisë ka paditur edhe zotin Trump për komplot për të përmbysur sistemin demokratik amerikan, duke akuzuar ish-presidentin për komplot në ditët para sulmit, për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve që e shpallnin atë humbës.
Zoti Trump, i cili është kandidati kryesor i republikanëve për zgjedhjet presidenciale 2024, këmbëngul se nuk ka shkelur ligjin. Gjyqi ndaj tij mbi këtë çështje është caktuar më 4 mars.
Dënimi me 33 vjet burg që prokurorët kanë rekomanduar për 39-vjeçarin Enrique Tarrion, nga Miami, është gati dy herë më i gjatë se dënimi më i ashpër që është dhënë deri tani, si pjesë e procedime në masë, penale, që ka ndërmarrë Departamenti i Drejtësisë lidhur me 6 janarin.
Themeluesi i grupit ‘Oath Keepers’, Mbajtësit e Betimit, Stewart Rhodes, është dënuar me 18 vjet burg për komplot për rebelim dhe akuza të tjera.
Gjatë kësaj jave gjykatësi Timothy Kelly që pritet të caktojë dhe masat e dënimit për tre anëtarë të tjerë të grupit ‘Proud Boys’, të cilët u dënuan nga një juri në muajin maj.
Entique Tarrio, Ethan Nordean, Joseph Biggs dhe Zachary Rehl u dënuan për komplot për rebelim kryengritje. Një anëtar i pestë i grupit ‘Proud Boys’, Dominic Pezzola, u lirua nga akuza për komplot për rebelim, por u dënua për akuza të tjera të rënda.
Prokurorët kanë rekomanduar dënimin me 33 vjet burg për Biggs, 30 vjet për Rehl-in, 27 vjet për Nordean-in dhe 20 vjet për Pezzola-n.
Më shumë se 1,100 persona janë akuzuar për krime federale në lidhje me sulmin e dhunshëm ndaj Kapitolit. Më shumë se 600 prej tyre janë dënuar dhe mbi gjysma, kanë marrë masa ndëshkimore me burgim./ VOA
Ditën e sotme në Serbi është mbajtur një takim mes preside...
Kremlini ka thënë të mërkurën se hetuesit janë duke e ...
Besnik Nikolli, i njohur si Niko ose ndryshe El Gordo, që ...
Bashkimi Evropian (BE) i ka përsëritur kërkesat ndaj Kosov...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të mërkurën ...
30 gushti shënon Ditën e të Pagjeturve në Kosovë. Pas 25 ...
Pagat gjermane u rritën me një ritëm rekord vjetor prej 6....
Europol ka mbështetur koordinimin e një operacioni ndërkom...
Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajça...
Një burrë që shtirej si kirurg kozmetik është dënuar me pe...
Gjatë fundjavës së fundit, qytetarët e fshatit Hallstatt n...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Menidi të Athinës ku një...
Ndërsa John Eastman përgatitej të dorëzohej javën e kaluar...
Autostrada u ndërtua, por kredia kineze për ndërtimin e nj...
Udhëheqësit kosovarë dhe ata serbë, janë përplasur sërish ...
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan pritet të udhëtojë në...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një instervistë pë...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një zonë banimi në Balde...
Dhjetë kandidatë republikanë po kërkojnë emërimin zyrtaris...
Hora Sadat ishte një grua që kishte ndërtuar një audiencë ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...