
Udhëheqësit kosovarë dhe ata serbë, janë përplasur sërish mes vete në Forumin e Bledit në Slloveni.
Pas përplasjes që pati kryeministri Albin Kurti me kryeministren serbe, Ana Brnabiq, kësaj here polemika ka pasur edhe mes ministrave të jashtëm të të dyja vendeve, Donika Gërvallës dhe Ivica Daçiçit, shkruan "Telegrafi".
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, u shpreh optimiste se mund të arrihen suksese në dialogun me Serbinë, më së largu deri në pranverën e vitit të ardhshëm.
Me këtë konstatim u pajtua edhe emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili tha se normalizimi mund të ndodhë brenda pak muajsh nëse ka vullnet dhe përkushtim për zbatim të marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit.
“Po, pajtohem plotësisht. E dimë se çfarë duhet të bëhet, kemi marrëveshjen e shkurtit dhe të marsit dhe mund të implementohen sapo të ketë vullnet dhe përkushtim politik brenda disa muajsh”, tha ai.
Tutje Gërvalla tha se 2030 është një synim i Kosovës për t‘u përgatitur dhe integruar në BE, duke shpresuar që BE të mos ta ndryshojë datën e pranimit.
“Ne si Kosovë jemi të gatshëm, si vend sovran, të vendosim për fatin tonë. Jemi optimistë se zhvillimet e brendshme në Kosovë janë të mira. Kosova është e gatshme të marrë detyrat dhe me prioritet që t’i bashkohet BE-së”, deklaroi Gërvalla.
E ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç i ndërhyri në diskutimin e Gërvallës, duke i përmendur marrëveshjet e kaluara, derisa përsëriti kërkesën për themelim të Asociacionit.
“Ne jemi konstruktivë duam të marrin pjesë, por së pari është Asociacioni dhe para kësaj nuk mund të ecim më tutje. S’mund ta shmangim”, tha ai, shkruan "Telegrafi".
Atij i reagoi ministrja Gërvalla, e cila tha me këtë qasje nuk mund të ketë lëvizje përpara.
“Nëse kërkon arsye që të mos lëvizësh ka, gjithmonë është lehtë që të gjendet”, tha ajo.
Ministri serb tutje tha se Bashkimi Evropian duhet të tregojë se çfarë saktë duhet të bëjë Serbia që të integrohet në BE.
Sipas tij, është më mirë të thuhet se “Serbia duhet ta njohë Kosovën për të hyrë në BE”.
“Kosova dhe Bashkimi Evropian janë dy rrugë të ndryshme. Thjesht na tregoni se çka duhet të bëjmë? A besoni se mjafton ajo që thuhet për kriteret? Nuk mund të jemi kaq naivë. Edhe Shqipëria i ka 100 për qind në pajtim standardet me BE-në, por ende nuk po ecën. Ndoshta më mirë të thuhet se Serbia duhet ta njohë Kosovën për të hyrë në BE”, ka deklaruar Daçiç./Telegrafi
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan pritet të udhëtojë në...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një instervistë pë...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një zonë banimi në Balde...
Dhjetë kandidatë republikanë po kërkojnë emërimin zyrtaris...
Hora Sadat ishte një grua që kishte ndërtuar një audiencë ...
Mediat ruse raportojnë se është sulmuar me dron një aeropo...
Banorët e Floridës që jetojnë në zona bregdetare në rrezik...
Steve Scalise, republikani i dytë më i fuqishëm në Dhomën ...
Shtetet e Bashkuara njoftuan më 29 gusht për një paktë të ...
Sekretarja amerikane e Tregtisë Gina Raimondo tha se kompa...
Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se kriza politik...
Mekanizmi i mbrojtjes civile të Bashkimit Evropian tha të ...
Trembëdhjetë persona janë vrarë në përleshjet në Sirinë li...
Mediat shtetërore ruse kanë publikuar pamje filmike të ame...
Autoritetet amerikane të martën thanë se një operacion ndë...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kamatero të Greqi...
Një oficer policie i cili u godit nga një tren teksa po pë...
Ukraina nuk ka frikë se do të ketë rënie të ndihmës ng...
Raste të infektimit me virusin e Nilit Perëndimor janë shë...
Banorët përgjatë bregut perëndimor të Floridës janë ur...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...