OKB përgatitet për krizë humanitare në Niger
Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se kriza politik...

Sekretarja amerikane e Tregtisë Gina Raimondo tha se kompanitë amerikane janë ankuar se Kina është bërë një vend ku nuk mund të investohet, duke vënë në dukje gjobat, bastisjet dhe veprime të tjera kundër firmave që e kanë bërë shumë të rrezikshme mundësinë e biznesit në ekonominë e dytë më të madhe në botë.
Komentet e saj para gazetarëve në një tren, ndërsa delegacioni i zyrtarëve amerikanë po udhëtonte nga Pekini për në Shangai, janë nga vlerësimet më të zymta të firmave amerikane mbi klimën e investimeve në Kinë dhe mënyrën se si ato e shohin Kinën. Këto ishin komentet më të direkte të zonjës Raimondo gjatë vizitës së saj në Kinë.
"Gjithnjë e më shumë dëgjoj nga bizneset amerikane se Kina është një vend ku nuk mund të investohet për shkak të rreziqeve të mëdha", tha ajo. "Pra, bizneset kërkojnë mundësi të tjera, kërkojnë vende të tjera për të investuar."
Sekretarja Raimondo tha se nuk kishte "asnjë arsye" për veprimet kineze kundër prodhuesit të mikroprocesorëve, Micron Technology MU.O, produktet e të cilit u kufizuan nga Pekini në fillim të këtij viti dhe hodhi poshtë çdo krahasim të këtij rasti me kontrollet amerikane të eksportit.
"Ka pasur një proces të kufizuar në sistemin e drejtësisë për këtë çështje, prandaj unë e ngrita atë."
Më herët gjatë ditës, në një takim me kryeministrin kinez Li Qiang në Pekin, ajo kishte thënë se Shtetet e Bashkuara duan të punojnë me Kinën për të zgjidhur problemet e lidhura me çështjet si ndryshimi i klimës dhe inteligjenca artificiale.
Sekretarja Raimondo është zyrtarja e fundit e administratës së Presidentit Biden që viziton Kinën në një përpjekje për të forcuar komunikimin mes dy vendeve, veçanërisht në fushat e ekonomisë dhe mbrojtjes, mes shqetësimeve se tensionet midis dy superfuqive mund të dalin jashtë kontrollit.
"Ka fusha të tjera me shqetësim global, si ndryshimi i klimës, inteligjenca artificiale, kriza e fentanilit, ku ne duam të punojmë me ju si dy fuqi globale për të bërë atë që është e drejtë për të gjithë njerëzimin", tha Sekretarja Raimondo në takimin me zotin Li./ VOA
Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se kriza politik...
Mekanizmi i mbrojtjes civile të Bashkimit Evropian tha të ...
Trembëdhjetë persona janë vrarë në përleshjet në Sirinë li...
Mediat shtetërore ruse kanë publikuar pamje filmike të ame...
Autoritetet amerikane të martën thanë se një operacion ndë...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kamatero të Greqi...
Një oficer policie i cili u godit nga një tren teksa po pë...
Ukraina nuk ka frikë se do të ketë rënie të ndihmës ng...
Raste të infektimit me virusin e Nilit Perëndimor janë shë...
Banorët përgjatë bregut perëndimor të Floridës janë ur...
Pothuajse një çerek shekulli pas luftës në Kosovë, mbi 1,6...
Shefi i Wagner Yevgeny Prigozhin është varrosur në një fun...
Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi, tha se Perëndimi ka dë...
Një helikopter i Shërbimit Federal rus të Sigurisë (FSB) u...
Në Gjykatën Speciale po vazhdon edhe sot seanca gjyqësore ...
Qëllimi i presidentit rus, Vladimir Putin, është të fshijë...
Për herë të parë në botë, shkencëtarët thonë se një krimb ...
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg th...
Berlin, Venecia, Barcelona, Majorka: përballë teprimeve ...
Mijëra pasagjerë ajrorë kanë përjetuar vonesa dhe anulime ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...