Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Pothuajse një çerek shekulli pas luftës në Kosovë, mbi 1,600 vetë, pjesa më e madhe e të cilëve shqiptarë, vazhdojnë të figurojnë të zhdukur.
Njëri prej tyre është edhe bashkëshkorti i Fahrije Hotit, një nga dhjetëra gra të veja në Krushë të Madhe, një fshat 90 kilometra në perëndim të Prishtinës.
Për të zbutur dhimbjen e humbjes, zonja Hoti themeloi një kooperativë bujqësore, që merret me prodhimin me ajvarit dhe produkteve tjera artizanale.
Ajo punëson rreth 50 gra të Krushës.
Pothuajse të gjitha janë gra të veja, bashkëshortët e të cilave dhe familjarët e tjerë meshkuj, ishin në mesin e 243 burrave që policia serbe dhe njësitë paramilitare i kishin marrë me forcë, një ditë pas fillimit të bombardimeve të NATO-s, në mars të vitit 1999. 64 prej tyre janë ende të zhdukur.
"Në vitet e 90, jam martuar në fshat, në Krushë. Ka qenë një fshat paqësor, kanë qenë njerëz punëtorë, të afërt, të dashur. Më 1999, gjithçka u shkatërrua. Erdhën serbët, plaçkitën, vranë njerëz, dogjën shtëpi, i lanë shumë fëmijë pa prindër. Ndryshoi gjendja në fshatin tonë 100 për qind. Mua si familje më vranë burrin, sot figuron i zhdukur, tre anëtarë të familjes së ngushtë, 11 familjarë të dytë të axhallarëve, ndërsa 60 e ca, kryesisht të familjes Hoti. Gjendja në fshat ndryshoi; mbetëm të veja," thotë zonja Hoti.
Pas luftës, zonja Hoti, tani 52 vjeçare, filloi angazhimin për të gjetur burrat e zhdukur dhe në vitin 2005, me disa gra të tjera, filloi të përgatisë ajvar.
"Unë si Fahrije, i organizova protestat, i organizova disa aktivitete brenda fshatit, kryesisht për gra të veja. Ndërsa në 2005, pasi që sërish vazhduam të mbjellim dhe kultivojmë tokat tona, të burrave - unë isha me vjehrrin dhe fëmijët e vegjël - dhe fillova të konzervoj dhe të angazhoj gratë, ndoshta jo për gjendjen ekonomike dhe financiare, sepse përfitimin ishte dhe sot nuk është kushedi sa i madh, por ka qenë më shumë socializim i grave. Jo për t’i harruar njerëzit që janë vrarë, por për ta tejkaluar dhimbjen dhe të marrin jetën në dorë. Të rrisin fëmijët, të shkollojnë fëmijët, të edukojnë fëmijët. Thjesht, të mbulojnë atë pjesën e baballarëve që ju kanë munguar fëmijëve, ta luajnë rolin e dy prindërve, nanë dhe babë. Edhe ta ngrisim ekonominë, sepse çdo gjë ishte e shkatërruar," thotë zonja Hoti.
Në vitin 2010, zonja Hoti regjistroi Kooperativën Bujqësore Krusha, që punëson gratë, të cilat përgatisin dhe shesin mbi 60 produkte të ndryshme. Me të ardhurat nga to, ato mbajnë familjet dhe shkollojnë fëmijët e tyre.
Kjo sipërmarrje e vogël u ka sjellë mbështetje financiare shumë të nevojshme familjeve të të vejave, si edhe u ka rikthyer një ndjesi të jetës para luftës.
"Fshati ynë është kthyer në gjendjen e mëparshme sa i përket ekonomisë, sa i përket punës, por ndoshta na mungon ajo pjesë... Fshatit i mungojnë edhe 64 persona të pagjetur. Në mesin e tyre është edhe burri im. Kjo është mungesë e çdo familjari ndoshta në gjithë Kosovën dhe çdo kund ku ka luftë," thotë zonja Hoti.
Sadbere Hoti, punon në kooperativë. Katër anëtarë të afërt të familjes së saj janë vrarë në vitin 1999. Ajo nuk mund të flas për ta.
"Në luftë, dihet, në fshatin Krushë, ka ndodhur një tragjedi e madhe. Kemi pasë trauma të mëdha, por falë kësaj pune dhe Fahrijes, ne na ka ndihmuar shumë," thotë ajo.
Përveç anës sociale dhe ndihmës financiare, gratë kanë fituar tani dhe famë.
Filmi “Zgjoi” i regjisores Blerta Basholli, që ka fituar shumë çmime, përshkruan jetën e Hotit dhe kooperativës së saj. Filmi shënoi histori kur u shpërblye me tre çmimet kryesore në festivalin Sundance, dhe vitin e kaluar u radhit mes filmave ndërkombëtarë kandidatë për çmimin Oskar në këtë kategori.
Mbi 10,000 njerëz u vranë gjatë luftës së viteve 1998 dhe 1999, shumica e të cilëve shqiptarë të Kosovës. Rreth 1 milionë shqiptarë të Kosovës u dëbuan nga shtëpitë e tyre nga forcat serbe, para se ndërhyrja e NATO-s të detyronte Serbinë të tërhiqej nga Kosova./ VOA
Shefi i Wagner Yevgeny Prigozhin është varrosur në një fun...
Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi, tha se Perëndimi ka dë...
Një helikopter i Shërbimit Federal rus të Sigurisë (FSB) u...
Në Gjykatën Speciale po vazhdon edhe sot seanca gjyqësore ...
Qëllimi i presidentit rus, Vladimir Putin, është të fshijë...
Për herë të parë në botë, shkencëtarët thonë se një krimb ...
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg th...
Berlin, Venecia, Barcelona, Majorka: përballë teprimeve ...
Mijëra pasagjerë ajrorë kanë përjetuar vonesa dhe anulime ...
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha se muajt në vazhdim...
Roja Kufitare Finlandeze ka njoftuar se finlandezët do të ...
Autoritetet iraniane i kanë shkarkuar të paktën 10 profeso...
Policia qipriote ka arrestuar 21 persona pas përplasjeve m...
Për herë të parë në botë, shkencëtarët thonë se një krimb ...
Qeveria gjermane flet për një "fillim të ri për mbështetje...
Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un bëri thirrje që ...
Një shkrimtar kinezo-australian, i cili është arrestuar dh...
Dy persona në Florida humbën jetën pasi helikopteri me të ...
Pas muajsh lobimi intensiv, presidenti ukrainas, Volodymyr...
Për avokuesit e sanksioneve në Perëndim, rënia e madhe e v...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...